×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ramë Beqiri, një artist shqiptar në Gjenevë, mes aktrimit dhe pikturës

Të duash artin, është botë më vete. Arti, në të vërtetë, ështe pasqyrë e jetës, është një dritë e hapur e mendjes që të shërben dhe të plotëson. Në fakt, njeriu e detyron artin të jetojë pranë tij, edhe anasjelltas. Edhe rasti i Ramë Beqirit është i njëjtë. Siç shprehet ai, është i “infektuar” me artin dhe rrjedhimisht kjo është gjëja më e mirë që i ka ndodhur, sepse e mbush me jetë, me optimizëm dhe qetësi shpirtërore.

Të jesh mes aktrimit dhe pikturimit, është bekim

I riu shqiptar nga Kosova, Ramë Beqiri, jeton dhe vepron në kantonin e Gjenevës. Ai ka një lidhje të veçantë me artin, në kuptimin e plotë të fjalës. Ushtron aktrim dhe pikturon. Pra, është një artist i dyfishtë. Ai është me prejardhje nga Ferizaji, është lindur dhe rritur në këtë qytet. Ai rrëfente pak kohë më parë për albinfo.ch jetën e tij, vështirësitë dhe dëshirat që kishte që në moshë të re.

“Jam lindur në fshatin Koshare. Rininë e kam kaluar në qytetin e Ferizajit, ku edhe bëra shkollën e mesme të gjimnazit. Gjatë shkollës së mesme gjithnjë kërkoja mundësi për t’u marrë me pikturë dhe teatër, e doja këtë gjë, pasiqë edhe babi im ishte i “infektuar” nga arti, siç thoshte ai”, tregon Rama.

Dëshira e tij sa vinte dhe shtohej çdo ditë e më shumë për të luajtur aktrim, aq sa edhe një ditë u “zhyt” në atë oqean.

“Unë rastësisht fillova të luaj si aktor në qytetin e Ferizajit, në teatrin që mban emrin e aktores së ndjerë “Adriana Avdullahu”, aty ku edhe babai im e kishte kaluar jetën e tij. Pikërisht edhe unë vendosa të zgjedh të njëjtin fat, të njëjtat sfida, fillova të luaj si aktor në teatrin e qytetit, kështu që shkoja në shkollë dhe bëja teatër, sepse teatri më ndiqte kudo që isha thellë brenda meje. Më e rënda ishte sepse këtë e bëja fshehurazi, sepse babai më thoshte të gjej një profesion që të sjellë një jetë më të qetë dhe, sipas tij, arti është një sëmundje e llojit të vet dhe se është një botë e vështirë brenda saj”, rrëfen Rama.

Ndoshta “presioni” i babait që të mos e ndiqte aktrimin, Ramën e bëri edhe më të dhënë ndaj kësaj fushe. Siç thonë, “molla e ndaluar është më e bukur”, ashtu ishte edhe për të riun kosovar. Ai vendosi ta ndjekë dëshirën e tij, pavarësisht gjërave të tjera.

“Atë kohë nuk e kuptoja, por ndoshta pikërisht ai insistim më ka ndihmuar dhe më ka shtyrë në realizimin e ëndrrës time. Vazhdova të luaj shfaqje në teatër, duke qenë pjesë në festivalin e teatrove të Kosovës, si aktor në disa pjesë teatrale. Kështu duke vazhduar me grupin e teatrit të qytetit, arritëm të ngjitemi në skenën e teatrit të Cyrihut në Zvicër, Munsterit në Gjermani dhe Roterdamit në Holandë. Dhe, pikërisht këtu u hap një dritare e re për mua”, tregon ai.

Gjeneva, pikënisja e re e jetesës

Ramës në vitin 2010 iu mundësua të jetojë në Gjenevë të Zvicrës. Si çdo fillim, ambientimi për të, me një shoqëri dhe kulturë tjetër, nuk ishte e lehtë. Ai tregon se është detyruar të bëjë punë të ndryshme e të vështira për t’ia dalë mbanë. I zhytur në bukuritë e Zvicrës, në çeltërsinë e natyrës që ofron, Rama thellë në shpirtin e tij pikturonte ngjyrat më të bukura, që e mbushnin fantazinë e tij. Një mëngjesë ai u zgjua me një qëllim, që ëndrrën e tij ta fillojë në realitet.

“Një ditë vendosa të blej disa ngjyra me aq franga që kisha në xhep, duke mos menduar më shumë që xhepi im do të mbeste i zbrazët. Fillova të pikturoja, i thashë vetes, është momenti i duhur për ëndrrën time që kisha që nga fëmijëria. Inspirimi im ishte shumë i madh, duke parë turma njerëzish, vende të bukura, përmes pikturës mundohesha të luftoja dukuritë negative me të mirën. Kjo më krijonte një energji pavarësisht vështirësive që kisha, e binda veten të jem optimist”, shprehet ai.

I riu shqiptar kohë pas kohe realizonte piktura, duke përdorur ngjyrat karshi mendjes së tij në pikturim dhe për pak kohë punoi 30 piktura.

“Pasi realizova rreth 30 piktura, më rastisi të njihja një person, adhurues i artit, figurë e shquar në Gjenevë, që pikturën e kishte për qejf. Ishte zotëri Antonio, njeriu i parë që fillimisht pa pikturat e mia, përmes fotografive. Fjalët e tij pozitive i mora me rezervë në fillim. Më tha që të nesërmen t’i dërgoja pikturat në shtëpinë e tij”.

Rama rrëfen se të nesërmen ai arriti te shtëpia e personit në fjalë.

“Duke i shikuar pikturat, zotëri Antonio mori në telefon motrën e tij dhe disa familjarë të tjerë. ‘Kam një befasi për ju’. Ejani tek unë, është mbushur shtëpia me ngjyra nga punimet e një piktori shqiptar”. Nuk vonoi shumë dhe aty u bë sikur një ekspozitë, me atmosferë të këndshme dhe pikërisht këtu shita pikturën e parë që titulloja ‘Këpucët në trotuar’”, tregon Rama.

Për të, nga kjo ditë filloi t’i bëjë një sërë pikturash të tjera, mori pjesë në shumë ekspozita dhe më pas mori një ftesë nga një bankë në Zvicër që punimet e tij të ekspozoheshin në ambientet e tyre, krahas disa orëve të shtrenjta që ishin të ekspozuara, karshi pikturave.

“Deti i trazuar”, piktura më e pëlqyer nga audienca zvicerane

Rama tregon se një nga pikturat e tij më të pëlqyera nga audienca zvicerane është ‘Deti i trazuar’. Piktura ka të bëjë me një nga udhëtimet e tij, një përvojë jo e këndshme e detit të trazuar, gjersa po lundronte në anije.

Pas një kohe të shkurtër, Rama njohu një firmë transporti për piktura, skulptura dhe vepra artistike. Nga këtu kuptoi se si përcaktohet vlera e çmimit të një pikture.

“Aty ku punoja në orarin e plotë të punës, punëtorët e tjerë më treguan se cili ishte personi kryesor që merrej me shitblerjet e pikturave. Me plot bindje iu afrova dhe i thashë se edhe unë jam piktor. Me një buzëqeshje ironike më tha: ‘Ka piktorë shumë’. Mirëpo nuk u dorëzova, gjatë ditëve që punoja, e lutja ta mirrte një pikturë timen. I thashë po pati ineteresim, mirë, nëse jo, ke lejen time ta hedhësh në shportë të mbeturinave”, rrëfen tutje Rama.

Piktura “Deti i trazuar” u shit për 20 mijë franga

Pikturën që Rama e kishte dorëzuar te personi në fjalë, nuk kishte shumë shpresa se do të arrinte një sukses, pasi kaluan disa muaj kohë, pa asnjë sinjal.

“Mbas tre muajsh mora një telefonatë po nga i njëjti person, më pyeti nëse jam i gatshëm ta shesë pikturën për 20 mijë franga. I gëzuar, përgjigjja ime ishte po. Për pikturën “Deti i Trazuar” kuptova që kishte pasur interesim të madh”, tregoi ai.

Krahas pikturës, Rama ka qenë i angazhuar në disa projekte kinomatografike të filmit të metrazhit të shkurtër, në qytetet e Francës dhe Belgjikës. Ndër to ishin “Don’t Take my chair” në Bruksel, filmi shqiptaro-francez në Belgjikë, në Gjenevë filmi nga regjisori Charles Hieronymi, “La mort de Socrate et mon frere Suisse”, “The Alone Shoes Marseille France”, “Confiance Montpellier France”, “La Fakir Geneve Susisse” etj.

Tani është anëtar i grupit të Festivalit internacional “Fifog”. Duke qenë anëtar në këtë grup, qëllimi i Ramës është të promovojë edhe filmat nga Kosova në Zvicër. Çdo vit ai ka sjellë nga një film kosovar në festival. Këtë vit do të sjellë dy filma nga Kosova në festivalin “17 Festival international Du Film Oriental De Geneve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Media britanike: Jo vetëm me gomone, trafikantët shqiptarë arrijnë edhe me jahte në Angli

Media britanike: Jo vetëm me gomone, trafikantët shqiptarë arrijnë edhe me jahte në Angli

Publikuar më 15.08.2022
Pas gomoneve trafikantët kanë gjetur një mënyrë tjetër për t...

Pas gomoneve trafikantët kanë gjetur një mënyrë tjetër për të dërguar emigrantë shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan gazeta britanike Daily Mail. Një gazetar i redaksisë duke u paraqitur si një emigrant javën e kaluar kontaktoi “bosët shqiptarë të krimit”, të cilët pretendojnë se përdorin rregullisht jahte për të kontrabanduar njerëz nëpër Kanalin Anglez dhe Detin […]

Lexo më shumë

Rikthehen radhët në pikat kufitare, në Kakavijë vetëm dy sportele në anën greke

Rikthehen radhët në pikat kufitare, në Kakavijë vetëm dy sportele në anën greke

Publikuar më 13.08.2022
Në pikën kufitare të Kakavijës u rikthyen sot skenat e radhë...

Në pikën kufitare të Kakavijës u rikthyen sot skenat e radhëve të gjata sfilitëse të emigrantëve shqiptarë që kthehen nga Greqia për pushime në atdhe. Edhe këtë verë pushuesit që kanë destinacion Shqipërinë duhet të qëndrojnë për orë të tëra në trafik për shkak të mungesës së shërbimit të sporteve nga ana greke që punojnë […]

Lexo më shumë

Ekstremisti i djathtë: 1 në 10 fëmijë në Britani janë shqiptarë, imagjinoni ç’ndodh pas 5 vitesh

Ekstremisti i djathtë: 1 në 10 fëmijë në Britani janë shqiptarë, imagjinoni ç’ndodh pas 5 vitesh

Publikuar më 13.08.2022
Deklaratat e bëra nga ish-politikani i ekstremit të djathtë ...

Deklaratat e bëra nga ish-politikani i ekstremit të djathtë britanik, Nigel Farage për emigrantët e paligjshëm shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë shkaktuar zemërim në mediat sociale, veçanërisht në Twitter. “Tani që një në dhjetë prindër të lindur të huaj në Britaninë e Madhe janë shqiptarë, ua pret mendja se si do jetë ky raport […]

Lexo më shumë

Motrat e aktorit që vrau gruan shtatzënë dhe veten në SHBA kërkojnë kujdestarinë e 2 fëmijëve: Na duhen 50 mijë dollarë

Motrat e aktorit që vrau gruan shtatzënë dhe veten në SHBA kërkojnë kujdestarinë e 2 fëmijëve: Na duhen 50 mijë dollarë

Publikuar më 11.08.2022
Pas tragjedisë së çiftit Belliu në SHBA, kur burrë e grua u ...

Pas tragjedisë së çiftit Belliu në SHBA, kur burrë e grua u hodhën nga kati i gjashtë i ndërtesës ku banonin duke lënë pas dy fëmijë të mitur, krahas zbardhjes së të vërtetës duhet zgjidhur edhe kujdestaria e dy fëmijëve të mitur të çiftit. Në SHBA jetojnë dy motrat e Florind Belliut, të cilat mësohet […]

Lexo më shumë

(LETRA) Gjyqtari i kërkon falje 27-vjeçares italo-shqiptare pasi u vetëvra në burg: Është edhe faji im, dështova me të

(LETRA) Gjyqtari i kërkon falje 27-vjeçares italo-shqiptare pasi u vetëvra në burg: Është edhe faji im, dështova me të

Publikuar më 10.08.2022
Donatella Hodo është kthyer në lajmin kryesor në Itali këto ...

Donatella Hodo është kthyer në lajmin kryesor në Itali këto ditët e fundit. 27-vjeçarja italo-shqiptare vrau veten në burg, pasi ishte dënuar për vjedhje. Ajo ishte e varur nga droga dhe gjashtë vitet e fundit të jetës së saj i kishte kaluar mes burgut dhe lirisë, pasi ishte ndaluar disa herë për vjedhje. Gjyqtari Vincenzo Semeraro, […]

Lexo më shumë

Refuzoi vaksinën anti-COVID, polici shqiptar në SHBA përjashtohet nga detyra

Refuzoi vaksinën anti-COVID, polici shqiptar në SHBA përjashtohet nga detyra

Publikuar më 10.08.2022
Një polic shqiptar me banim në Nju Jork ka hapur një gjyq pa...

Një polic shqiptar me banim në Nju Jork ka hapur një gjyq pasi e pushuan nga puna për shkak të besimit fetar. Marjel Kola po jetonte ëndrrën amerikane. Pasi ndoqi kolegjin në Itali, ai emigroi në Shtetet e Bashkuara në moshën 22-vjeçare. Ai iu bashkua Departamentit të Policisë së Nju Jorkut në moshën 33-vjeçare. Ai […]

Lexo më shumë

Indinjata e motrës së 28-vjeçares: Ornelën e vrau Florindi, ishte i mbyllur në klinikë psikiatrike, por ajo firmosi për daljen e tij

Indinjata e motrës së 28-vjeçares: Ornelën e vrau Florindi, ishte i mbyllur në klinikë psikiatrike, por ajo firmosi për daljen e tij

Publikuar më 09.08.2022
Fundi tragjik i çiftit shqiptar, Ornela dhe Florind Belliu n...

Fundi tragjik i çiftit shqiptar, Ornela dhe Florind Belliu në New York të ShBA-së ka tronditur opinionin publik. Ata u hodhën nga kati i 6 i pallati ku jetonin dhe lanë pas dy fëmijë të mitur jetimë, teksa ata ishin në pritje dhe të një fëmije të tretë. Së fundmi, ka ardhur një reagim nga […]

Lexo më shumë

Policia u ndërpret ‘ëndrrën’ 45 emigrantëve që u nisën drejt Anglisë, u çan gomonen me thikë dhe u prish motorrin

Policia u ndërpret ‘ëndrrën’ 45 emigrantëve që u nisën drejt Anglisë, u çan gomonen me thikë dhe u prish motorrin

Publikuar më 08.08.2022
Policia franceze preu në mes ‘ëndrrën’ e 45 emigrantëve që i...

Policia franceze preu në mes ‘ëndrrën’ e 45 emigrantëve që ishin nisur me gomone drejt Anglisë, për të kaluar kanalin e “La Manshit”, kur u kapën. Midis Calais dhe Dunkirk, emigrantët të veshur me jelekë shpëtimi të kuq, dolën nga dunat e rërës dhe hodhën gomonen në breg. Disa gra dhe burra mbanin në krahë […]

Lexo më shumë