
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e Pushtetit Vendor, lidhur me gatishmërinë dhe masat e emergjencave civile mbi situatën e zjarreve në këtë sezon veror. Rama paralajmëroi krerët e bashkive se të 28 mijë kilometrat e Shqipërisë rrezikon nga zjarret dhe muaji gusht do të jetë tepër sfidues, ndaj kërkoi të angazhohen maksimalisht në terren dhe mos të kërkojnë në çdo rast helikopterin nga ministria.
Dëmi që krijohet ju e keni parasysh vetë. Digjen me një zjarr më shumë seç mbillen me vite ndaj duhet të jemi në laert gjithë kohës. Infrastruktura e ujitjes, kullimit, digat e rezervuarve, të gjithë ato pjesë të investimeve parandaluese, mbrojtëse ndaj fatkeqësive natyrore nuk është e gjitha. Kjo ka të bëjë me përmbytjet, falë angazhimit edhe të një sërë kryetarësh bashkish, ku shembulli është kryebashkiku i Fierit me një punë titanike, që përmbytej edhe në zonën e qytetit.
Gushti do të jetë shumë sfidues, ndaj duam që jo disa po të gjithë të jenë të angazhuar. Këtu të 28 mijë kilometra katrorë të Shqipërisë janë në rrezik nga zjarret dhe të gjitha bshkitë duhet të jenë të gatshme për reagimin e parë”, tha Rama.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply