×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Qershori nis ndryshe/ Masat e reja, data e hapjes së kufijve tokësor dhe plazheve, mënyrë e re jetese nga tetori

Masat e reja që do të ndiqen pas datës 1, qershori hap sezonin turistik dhe kufijt tokësor. Pas sezonit të verës, do të nisim një mënyrë të re jetese.

Rama, gjatë një komunikimi live në Facebook, bëri të ditur se këtë javë masat do të vijojnë siç janë, ku qarkullimi i mjeteve dhe qytetarëve do të vijojë nga ora 05:00 deri në orën 21:00 në zonat e kuqe, ndërsa në zonat e gjelbra nuk ka më asnjë lloj kufizimi orari.

Ai ka lajmëruar se data 1 qershor do të nis ndyshe pasi do të hapen kufijtë tokësor me vendet fqinje, gjithashtu edhe për plazhet ka thënë se ato do të nisin në datë 10 qershor. Më tej, ai tha se fundjava pa makina do të vijojë edhe për dy javë të tjera dhe më pas do të rikthehet sërish pas sezonit të verës si një mënyrë e re jetese.

“Shumë komentuar nga padituria shajnë e mallkojnë për fashën e orarit. E gjithë dinamika e kësaj lufte që do të njëjtë gjithnjë e më shumë betejë me veten në radhë të parë varet nga niveli i ekspozimit të popullatës ndaj virusit. Faza dy nisi me lehtësi me zona dhe fasha të ndryshme dhe nuk është më e  vështirë për t’u kuptuar se dita e shtunë dhe  diel ka një rrezik më të madh ekspozimi, pasi ka dyndje të makinave dhe qytetarëve. Jua kam thënë që ditën e parë se çfarë lufte nervash dhe prove ekstreme durimi do të ishte e tërë kjo dreq historie. Nëse dikush bën të zgjuarin se kjo i duket e kot dhe nuk numëruam mirë me qindra të vdekur, e vërteta është se pikërisht pse bëmë atë që bëmë nuk patëm vuajtje të tmerrshme.

Mos me tregoni Suedinë dhe mos i quani komplote të mia këto masa. Ka shumë ide për komplote globale e fantazisë në botën akademike të rrjeteve sociale. Shqipëria ka numrin më të ulët të viktimave në botë për numër popullsie. Cila botë është hapur më shumë se Shqipëria sot në fazën dy. Shkoni në Greqi, Itali dhe do e shihni do lëvizni nga veriu në jug sipas qejfit, apo do të ikni dot në plazh. Ne jemi duke hedhur hapat sipas një plani të mirë menduar. jemi gati të hapim kufijtë tokësor, por duhet të marrim dhe miratimin  e vendeve të tjera. Edhe nëse duam ne të hapemi, nuk hapen të tjetër. Shengeni deri më 15 qershor që është i mbyllur dhe fluturimet po ashtu. Nga 1 qershori hapim kufijtë tokësor me vendet fqinje tonë, por ende jo plazhet”, u shpreh ai.

Më tej, Rama tha se muaji qershor do të nisë edhe sezonin turistik. Duke filluar nga 1 qershori do të hapen vetëm plazhet e hoteleve, ndërsa nga data 10 qershor plazhet do të jenë të aksesueshme për të gjithë.

“Nuk kam ndërmend të bëj të mirin për ti hapur rrugë të keqes. Askush në Europë nuk ka hapur plazhet. Këtë javë mbyllim  sistemin e administrimit të plazheve. Parimin e “rërës së xanun” me çadra do ta ndëshkojmë rëndë. Greqia ka vendosur të hapë plazhet në korrik, të tjerët ende. Nga 1 qershori do të hapim plazhet vetëm për hotelet nga 10 qershori për të gjithë.” vijoi ai.

Gjatë komunikimit live nga rrjeti i tij social Facebook, Rama foli edhe fundjavën pa makina që do të vijojë edhe për dy javë të tjera dhe më pas do të rikthehet sërish pas sezonit të verës si një mënyrë e re jetese.

“Fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela për tu rikthyer pas sezonit të verës ku çdo të diel minimalisht nga tetori deri në marsin e ardhshëm, si një moment të përjavshëm si një moment duke iu kushtuar mjedisit, të moshuarve dhe fëmijëve e familjeve tona”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

A do të hapë BE kufijtë me Shqipërinë pas dy javësh? Ministrja Manastirliu tregon çfarë do të ndodhë

A do të hapë BE kufijtë me Shqipërinë pas dy javësh? Ministrja Manastirliu tregon çfarë do të ndodhë

Publikuar më 03.07.2020
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka folur në lidhje me çështjen e hapjes së kufijve. Sipas saj vendimi i Bashkimit Europian për të mos hapur kufijtë me Shqipërinë është bazuar vetëm në kriterin epidemiologjik të situatës në dy javët e fundit, pra rritjes së numri të infeksioneve. E ftuar në emisionin Java […]

Lexo më shumë

“Përplasje” mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Turizmit, 70 turistë mbesin në det

“Përplasje” mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Turizmit, 70 turistë mbesin në det

Publikuar më 03.07.2020
“Përplasja” mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Turizmit...

“Përplasja” mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Turizmit lë në det 70 turistë, të cilët ishin nisur me anije turistike për të eksploruar Gjirin e Vlorës dhe Ishullin e Sazanit. Ministria e Mbrojtjes nuk lejon hyrjen në këtë ishull, ndërsa Ministria e Turizmit jep një urdhër paralel për hapjen e destinacionit për të gjithë […]

Lexo më shumë

Alarmante/ Flet mjeku: Në Spitalin Francez pa masa mbrojtëse edhe pas shpërthimit të infektimeve

Alarmante/ Flet mjeku: Në Spitalin Francez pa masa mbrojtëse edhe pas shpërthimit të infektimeve

Publikuar më 03.07.2020
Mjeku Pajtim Lutaj nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ...

Mjeku Pajtim Lutaj nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër për mungesën e masave sanitare në spitale pas shpërthimit të rasteve me Cocid-19 në vend. Sipas tij në Spitalin Francez edhe pas infektimit të mjekeve dhe infermierëve administrata e QSUT nuk ka vendosur peçiglas mbrojtës te recepsioni, nuk ka vendosur shenja të distancimit […]

Lexo më shumë

Një tjetër mjek preket nga virusi, ndodhet në gjendje të rëndë i shtruar në QSUT

Një tjetër mjek preket nga virusi, ndodhet në gjendje të rëndë i shtruar në QSUT

Publikuar më 03.07.2020
Një mjek tjetër është prekur nga COVID-i. Mjeku nga Puka ësh...

Një mjek tjetër është prekur nga COVID-i. Mjeku nga Puka është prekur para një jave dhe ndodhet në gjendje të rëndë në QSUT. 170 persona nga bluzat e bardha janë prekur nga COVID-19 në të gjithë vendin, ku gjysma prej tyre janë shëruar. Kujtojmë se më datë 30 qershor, ndërroi jetë personi i parë nga […]

Lexo më shumë

Diçka e çuditshme po ndodh me farmacitë në vend/ Një email i panjohur iu kërkon atyre të shesin biznesin

Diçka e çuditshme po ndodh me farmacitë në vend/ Një email i panjohur iu kërkon atyre të shesin biznesin

Publikuar më 03.07.2020
Një situatë e rrezikshme ka ndodhur me farmacitë ne Shqipëri...

Një situatë e rrezikshme ka ndodhur me farmacitë ne Shqipëri. Një email i çuditshëm u ka kërkuar atyre të shesin biznesin. Lajmi është bërë i ditur në një deklaratë zyrtare nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, të cilët thonj se personi në fjalë disponon të dhëna personale të cilat i ka marrë marrë në mënyrë […]

Lexo më shumë

Covid-19/ Britania e Madhe nxjerr listën e vendeve pa detyrim karantine, ja vendimi për Shqipërinë

Covid-19/ Britania e Madhe nxjerr listën e vendeve pa detyrim karantine, ja vendimi për Shqipërinë

Publikuar më 03.07.2020
Personat që kthehen në Mbretërinë e Bashkuar sipas rregullor...

Personat që kthehen në Mbretërinë e Bashkuar sipas rregulloreve të miratuara gjatë pandemisë së koronavirusit duhet të karantinohen për 14 ditë. Mirëpo, qeveria britanike pas përmirësimit të situatës ka vendosur të lehtësojë këto masa, duke nxjerrë një listë me 59 vende, me të cilët karantina nuk do të jetë më e nevojshme. Në listë bëjnë […]

Lexo më shumë

Shkarkohet Artan Bajrami, prokurori i dosjes së Dritan Dajtit

Shkarkohet Artan Bajrami, prokurori i dosjes së Dritan Dajtit

Publikuar më 03.07.2020
KPA lë në fuqi shkarkimin për ish-kreun e Prokurorisë së Ape...

KPA lë në fuqi shkarkimin për ish-kreun e Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda, Artan Bajrami, pasi nuk jusifikoi pasurinë. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që la në fuqi vendimin e KPK-së, përbëhej nga kryesuesja Rezarta Schuetz, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo anëtarë. Komisioni i Pavarur i […]

Lexo më shumë

“Mos u nisni në të njëjtin orar nga plazhi”, apeli i policisë për sezonin veror bën lëmsh qytetarët

“Mos u nisni në të njëjtin orar nga plazhi”, apeli i policisë për sezonin veror bën lëmsh qytetarët

Publikuar më 03.07.2020
Fillimi i sezonit turistik pritet të sjellë rritje të trafik...

Fillimi i sezonit turistik pritet të sjellë rritje të trafikut rrugor. Në kuadër të masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit është rritur numri i efektivëve në akset rrugore nacionale dhe në zonat bregdetare. Policia rrugore apelon të vendoset përherë rripi i sigurimit dhe kaska mbrojtëse. Të evitohen parakalimet e gabuara, pasi janë rreziku […]

Lexo më shumë