×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rama ironizon rrugët e Berishës në prezantimin e aksit Milot-Fier: Tender i drejtë, s’ka korrupsion

Qeveria hapi garën për projektin e aksit Milot-Fier, pjesë e Korridorit Blu, që do të jetë autostrada e parë në Shqipëri që do të ketë shpejtësi maksimale që arrin deri në 130 km/h. Lajmi është bërë nga Ministrja e Infrastrukturës, njëherazi edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Para dy vitesh është bërë studimi i fizibilitetit. Hapëm tenderin pati shumë interes nga kompanitë, por më pas nisi pandemia dhe patëm një tërheqje të financuesve sepse bankat u tërhoqën për shkak të pasigurisë. E shtymë disa herë afatin e këtij procesi. Edhe një ofertë u s’kualifikua pasi nuk plotësoi kriteret teknike. Kompania ofertoi me 96 muaj që nuk përputhej me kërkesat e qeverisë. Kemi vendosur që një pjesë të korridorit blu 114 km do të hapim sot Milot-Fier, do e segmentojmë duke iu dhënë më shumë mundësi kompanive që të garojnë. Do të lançojmë sot segmentet Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe segmenti tjetër Lekaj – Fier do të hapet sot gara ndërkombëtare. Për segmentin tjetër Thumanë Kashar ka nisur puna, ndërsa për segmentin tjetër Milot Muriqan po presim projektimin nga konsulentët. Në autostradë shpejtësia do të jetë nga 90 deri në 130 kilometra. Përfitimet ekonomike pritet të jenë 2000 të punësuar, 400 milionë euro përfitim, do kemi më pak aksidente, kosto më të ulët për transporti dhe rritje të turizmit pasi shkurtohen distancat nga veriu në Jug. Do të ketë një ndikim të ndjeshëm në ekonominë e vendit”, tha Balluku.

Kryeministri Edi Rama tha se gara është e drejtë dhe jo me një tender të paracaktuar, siç ka pretenduar opozita. Duke iu përgjigjur atyre, Rama, tha se këto akuza për korrupsion nuk qëndrojnë, teksa dha dhe shembullin se si qeveria shqiptare ka refuzuar një kompani gjigande, pasi nuk plotësonte kriteret dhe nuk ishte në interes të vendit.

“Gara do jetë e suksesshme, për ata që thanë për një tender të parafabrikuar, për korrupsion, vrimë e madhe në ujë se gara u bë që edhe një kompani shumë e madhe që u paraqit nuk e mori dot për shkak se oferta e saj, nuk ishte në interes të vendit, me afate të gjata dhe kërkesa që nuk i plotësonim”, tha Rama.

Rama nuk ka hezituar të thumbojë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën në lidhje me projektet infrastrukturore. Sipas Ramës, ata hapnin gara me projekte mizerabël që të detyrojnë të rikthehesh disa herë. Për këtë i referohet rrugës së Elbasanit ndërsa thotë se qeveria e tij bën vepra nga fillimi në fund.

“Thuhet shumë shpesh që “Rrugët u bënë”. Jo, nuk u bënë, faktikisht. Një pjesë e rrugëve, për të cilat u tha se u bënë, thjeshtë u tenderuan dhe u lëshuan rrugëve, por si vepra ato kanë mbaruar dhe po mbarojnë, ende sot që flasim, në këtë fazë. Tjetër është të hapësh gara me projekte mizerabël, që të detyrojnë pastaj të rikthehesh disa herë, të rrisësh financimin, të dalësh përtej parashikimeve buxhetore me shumëfish, siç ndodhi me rrugën e Elbasanit, dhe tjetër është të bësh vepra nga fillimi në fund. Tjetra fazë është faza e hekurudhave që fillon, faktikisht, kemi filluar me Tiranë-Durrës, por që kemi shumë për të bërë aty, qoftë me hekurudhën drejt Hanit të Hotit e qoftë me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe qoftë dhe me hekurudhën e Korridorit të 8-të. Këto janë ambicie, por jo ambicie thjeshtë në hava, por ambicie që po materializohen hap pas hapi në procese të ndryshme, procese studimesh dhe projektimesh, procese fizibiliteti, procese të realizimit të investimeve”, tha Rama.

Ai u ka kthyer një përgjigje për të gjithë kritikët që kanë akuzuar se tenderi për projektin e aktit Milot-Fier, ishte i paracaktuar me një fitues të shpallur pa u futur në garë. Një gjë e tillë, për kreun e qeverisë është e pavërtetë.

“Një vepër e pritur prej shumë vitesh, që ne arritëm ta përfshijmë në rrjetin e qarkullimit Europian, është një vepër që futëm në kanalin e financimeve në kuadër të proceseve të Berlinit, por koha që na  mori ai proces në pritje të financimit ishte e gjatë dhe vendosëm që të ecnim vetë, do i shërbejë një transformimi të mëtejshëm ekonomik dhe social, turizmit dhe lëvizjes në Unazën më të madhe të Mesdheut, është pjesa më strategjike e Korridorit Blu, gara do jetë e suksesshme, për ata që thanë për një tender të parafabrikuar, për korrupsion, vrimë e madhe në ujë se gara u bë që edhe një kompani shumë e madhe që u paraqit nuk e mori dot për shkak se oferta e saj, nuk ishte në interes të vendit, me afate të gjata dhe kërkesa që nuk i plotësonim, me këtë korridor mbyllet një pjesë e madhe e rrjetet kryesor të Shqipërisë, ndërkohë që po punojmë edhe për projektin e zgjerimit edhe të rrugës nga Elbasani në Qafë Thanë dhe po punojmë me BE që Korridori i 8 të jetë një realitet në pikëpamjet e çdo standarti, faza tjetër është faza e hekurudhave, aeroportet janë në proces, i Vlorës është në kantier, dhe aeroporti i Mynihut që është operatori i parashikuar për Vlorën ka lancuar një tender të vetin atje sa i përket mjeteve të logjistikës së operimit, që konfirmon kredibilitetin dhe standardet e projektit dhe suksesin e garantuar të atij projekti, aeroporti i Kukësit ka filluar të rritet ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme, në një kohë të arsyeshme do jetë pikë referimi për gjithë zonën që prek Shqipërinë dhe Kosovën dhe më gjerë se kaq. Do hapet gara së shpejti për aeroportin e Sarandës”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Meta shmang komentet për Begajn që lavdëroi ‘Ballkanin e hapur’ dhe sulmon Ramën: Ogiç i Vuçiçit

Meta shmang komentet për Begajn që lavdëroi ‘Ballkanin e hapur’ dhe sulmon Ramën: Ogiç i Vuçiçit

Publikuar më 17.08.2022
Presidenti Bajram Begaj gjatë vizitës së tij në Kosovë e cil...

Presidenti Bajram Begaj gjatë vizitës së tij në Kosovë e cilësoi Ballkanin e Hapur një iniciativë e cila është me përfitim për qytetarët dhe për këtë i bëri thirrje dhe Kosovës t’i bashkohet. Begaj shtoi se çdo iniciativë që ka në thelb përfitime ekonomike dhe mirëqenien e popullit është e mirëpritur. “Pas viteve ‘90 Shqipëria […]

Lexo më shumë

Sonila Meço sulmon koncertin e Noizy-t: U skandalizova me tekstet e ndyra që më këndoi vajza 11 vjeçe, po e përdor bashkia për vota

Sonila Meço sulmon koncertin e Noizy-t: U skandalizova me tekstet e ndyra që më këndoi vajza 11 vjeçe, po e përdor bashkia për vota

Publikuar më 17.08.2022
Nga Sonila Meço “Në klasën time e dëgjojnë të gjithë”,-thotë...

Nga Sonila Meço “Në klasën time e dëgjojnë të gjithë”,-thotë ime bijë gati 11 vjeçare teksa sheh rrëmujë në rrugët e Tiranës për koncertin e një repisti, një festival i muzikës rap dhe hip-hop. “Ia kuptoni tekstet?”,- e ngas më tej. “Patjetër, ngjan cool, është i pasur, gocat për të lënë kokën dhe…(këtu ul zërin)…thotë […]

Lexo më shumë

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

Publikuar më 17.08.2022
Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte...

Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte kthyer në Shqipëri,  nën drejtimin e prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK, u organizua një aksion për kapjen tij në Elbasan. Sipas News24, aksioni është zhvilluar në servisin e babait të Florenc Çapjas, Fejzulla Çapja, ku u zbuluan një makine e vjedhur, 2 targa të vjedhura, […]

Lexo më shumë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Publikuar më 17.08.2022
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë p...

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë pushime në jug të Shqipërisë, nga ku poston rregullisht foto dhe video në rrjetet sociale. Fotot e fundit, të postuara një ditë më parë, si gjithmonë kanë marrë miliona pëlqime dhe mijëra komente nga fansat e shumtë të këngëtares, të cilëve ajo u ka bërë […]

Lexo më shumë

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Publikuar më 17.08.2022
Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur a...

Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur akuza të rënda ndaj futbollistit kosovar. Modelja kosovare ka zbuluar fakte tronditëse të jetës që po e bënte me sulmuesin e Fenerbahçes. Ajo përmes rrjeteve sociale ka treguar se 24 vjeçari po bënte jetë të shfrenuar dhe se ajo po e priste në shtëpi deri në orët […]

Lexo më shumë

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Publikuar më 17.08.2022
Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania...

Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania po drejtonin Bashkimin Evropian si një “oligarki de facto”, duke injoruar zërat, si Polonia, që kishte paralajmëruar prej kohësh për ekspansionizmin rus. “Shumë liderë evropianë lejohen të joshen nga Vladimir Putin”, shkroi Mateusz Morawiecki në një shkrim për të përditshmen franceze Le Monde. Ai u shpreh […]

Lexo më shumë

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Publikuar më 17.08.2022
Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin pal...

Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin palestinez, Mahmud Abaz shkaktoi skandal në Gjermani. Abaz akuzoi Izraelin për holokaust ndaj palestinezëve, Scholz i ndoqi ato me mimikë të ngrirë por nuk reagoi. Në një konferencë të përbashkët shtypi të martën (16.08) pas një takimi me kancelarin Olaf Scholz, presidenti palestinez, Mahmud Abaz e quajti mënyrën […]

Lexo më shumë

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

Publikuar më 17.08.2022
Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibr...

Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibrës nga dy persona që kishin hyrë aty për të vjedhur. Ngjarja e rëndë u shënua  në orët e para të mëngjesit të së dielës, në kohën kur vajza ishte e vetme në banesë. “Sapo hap derën e dhomës, shikoj një person […]

Lexo më shumë