Ra nga 200 metra lartësi në lumin Shkumbin, shpëton shoferi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Murrash të Librazhdit, ku një furgon mallrash ka rënë nga një lartësi e madhe. Sakaq, detaje të reja kanë dalë lidhur me këtë ngjarje.

Klajdi Murataj nga Elbasani, ka mbetur i plagosur por fatmirësisht ka mundur të shpëtoj pasi ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga një lartësi prej 200 metrash në lumin Shkumbin.

Edhe pse forcat e policisë e kanë  pasur të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë dhe është kërkuar ndihma e zjarrfikëses së Librazhdit, shoferi ka shpëtuar mrekullisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet