×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Qosja: “Korrupsioni dhe padrejtësia cenojnë kohezionin tonë mbarëkombëtar”

Universiteti “Aleksandër Moisiu” nderon me titullin “Doctor Honoris Causa” akademikun Prof. Dr. Rexhep Qosja

Qosja: Fokusohuni te shkenca, artet, kultura që janë të gjithëkohëshme, ruani identitetin e kombit

“Duhet të mësojmë prej historisë”, ky është apeli i akademikut dhe profesorit të shquar, Rexhep Qosja, dje nga Universiteti i Durrësit. Gjatë një ceremonie të zhvilluar në Durrës me titullin “Doktor Honoris Causa”, akorduar nga Senati Akademik i Universitetit “Aleksandër Moisiu”, mbajti një fjalë me theks vlerat kombëtare.

Motivacioni

Prof. Dr. Rexhep Qosja u nderua me titullin e lartë me motivacionin: “Për kontribut të shquar e shumëdimensional në zhvillimin e kulturës, arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Kosovë dhe në mbarë botën shqiptare; si studiues i shquar i shkencave albanologjike; si themelues dhe drejtues i institucioneve, programeve të studimit e organeve shkencore; si studiues i letërsisë, në veçanti i letërsisë së Rilindjes Kombëtare Shqiptare; si historian i letërsisë e kritik letrar; si shkrimtar, publicist e polemist; si një zë origjinal në trajtimin e problemeve të mëdha të kohës, bazuar vetëm në kriterin e së vërtetës; si veprimtar shoqëror e politik, si një ndër intelektualët më të shquar të kombit shqiptar; si shembulli më i mirë i akademikut, studiuesit, krijuesit e intelektualit; si Nder i Kombit”. Në ceremoninë akademike të dhënies së titullit të nderit morën pjesë personalitete të arsimit dhe shkencës, studiues të gjuhës e letrave shqip, përfaqësive diplomatike, si dhe shumë të ftuar të tjerë. Në fjalën e saj, Rektorja e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski vlerësoi lart kontributet akademike të Akademik Rexhep Qosjes. Ajo u shpreh e nderuar që tashmë një figurë e tillë, e cila lidhet me shumë aspekte të zhvillimit në shkencave albanologjike, të arsimit tonë kombëtar dhe të kulturës shqiptare, është pjesë e familjes së UAMD-së.

Kohezioni mbarëkombëtar

Në fjalën e tij, Akademik Rexhep Qosja u shpreh i ngazëllyer me vlerësimin. “Faleminderit Senatit Akademik për titullin e nderit. Ky titull më gëzon sepse më jepet prej një universiteti që mban emrin e një prek artistëve më të lavdishëm shqiptarë e europianë, Aleksandër Moisiu. Ai ishte artist me sjellje të fisme në kohë të keqe e të mirë”, u shpreh ndër të tjera ai. Akademiku Qosja mbajti kumtesën me temë:  “Kohezioni shoqëror e mbarëkombëtar dhe rrezikuesit e tij”. “Duhet të forcojmë kohezionin shoqëror dhe kombëtar, i cili po rrezikohet nga krahinarizmi dhe lokalizmi. Këto i shpallin si shtyllë kurrizore të Kosovës apo Shqipërisë, ndërsa promovuesit qëndrojnë në institute shkencore dhe jo shkencore të vendeve tona. Ndarja sipas klasave, korrupsioni, padrejtësia dhe cenimi i dinjitetit njerëzor po ashtu cenojnë kohezionin tonë mbarëkombëtar”, u shpreh Akademik Qosja.

Për të parandalimi i së keqes bëhet më së pari nga intelektualët dhe universitetet. “Qëmtoni dhe kumtoni të këqijat që dëmtojnë vendin, dobësimin e vlerave, moralin dhe rrjedhimisht kohezionin tonë social dhe mbarë kombëtar. Fokusohuni te shkenca, artet, kultura që janë të gjithëkohëshme, përmbajtja që ruan dhe pasuron identitetin e kombit”, ishte kumti që përcolli nderi i Universitetit të Durrësit. Ceremonia e dhënies së titullit të nderit që iu dha Prof. Dr. Rexhep Qoses,u zhvillua në fillim të punimeve të Konferencës Ndërdisiplinore Ndërkombëtare “Institucionet sociale në shoqërinë bashkëkohore: Bashkëveprimi ndërmjet arsimit, familjes, besimit fetar, politikës dhe ekonomisë”.

Minishengeni ballkanik?

Më herët, akademiku Rexhep Qosja ishte në Panairin e Librit në Tiranë. Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat, ku ishte i pranishëm tek Panairi i Librit, ka reaguar për herë të parë në lidhje me nismën “Mini Shengen Ballkanik”, inicuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç si dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Qosja u shpreh se kjo po diskutohet, por asgjë nuk është e qartë, ndërkohë që shtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të shohin drejt BE-së. “Po diskutohet, për të ashtuquajturën Minishengen, me duket sikur nuk po e kuptojmë. Çfarë do të thotë Minishengen? Cilat janë të mira dhe pengesat, nuk e di. Po pres dhe të shohim! Këto vende të Ballkanit Perëndëmior, por Ballkani Perëndimor është shumë më i gjerë. Me Minishengen apo pa Minishengen, Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e BE-së. BE është një premtim madhështor për gjithë Evropën. Një premtim për paqen, për bashkëpunimin. Rama ka thënë në Beograd diçka që askush nuk e ka thënë më para në Beograd para tij, ka kërkuar njohjen e pavarsisisë së Kosovës. Edi Rama dhe Albin Kurti duhet të kenë një bashkëpunim të tyrin midis tyre në të mirë të shqiptarëve, të Shqipërisë dhe Kosovës.”- u shpreh Qosja.

Studiuesit nga 18 shtete

Kjo ngjarje shkencore bëri bashkë 270 studiues nga 18 shtete të ndryshme, të cilët shkëmbyen ide dhe përvoja studimore në lidhje rolin e institucioneve arsimore, familjes, religjionit, por edhe lëvizjeve qytetare apo komuniteteve në shoqërinë bashkëkohore. Një fokus i veçantë në prezantimet e akademikëve pjesëmarrës iu kushtua sfidave dhe problematikave që prekin të rinjtë, emigracionin, pjesëmarrjen qytetare, etj. Gjatë punimeve të konferencës u ndanë gjithashtu dy çmime: “Studiuesi/botimi i Vitit në shkencat sociale dhe humane” si dhe çmimi për studiuesin e ri më të mirë në këtë fushë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Librat më të mirë të verës për fëmijë e të rritur, një paketë me 10 sugjerime nga Aida Baro

Librat më të mirë të verës për fëmijë e të rritur, një paketë me 10 sugjerime nga Aida Baro

Publikuar më 13.07.2020
Libri mbetet gjithmonë miku më i mirë, shoqëruesi perfekt i ...

Libri mbetet gjithmonë miku më i mirë, shoqëruesi perfekt i çdo dite tonën. Zyrtarisht kemi hyrë në sezonin e verës prej disa javësh dhe sigurisht që në këtë kohë nuk mund të mungojnë disa sugjerime për librat më të mirë që duhen lexuar pranë bregut të detit, në një shtëpi në mal, apo kudo ku […]

Lexo më shumë

Ekspozita me gazetat e rralla, si pasqyrohej para 100 viteve themelimi i Bibliotekës Kombëtare

Ekspozita me gazetat e rralla, si pasqyrohej para 100 viteve themelimi i Bibliotekës Kombëtare

Publikuar më 10.07.2020
Ekspozita në retrospektivë dedikuar Bibliotekës Kombëtare të...

Ekspozita në retrospektivë dedikuar Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë ktheu pas në vite të gjithë studiuesit e lexuesit e rregullt në themelimin e institucionit më të rëndësishëm kulturor në vend. Në hollin e Muzeut Kombëtar u ekspozuan ditën e sotme lajmet nga shtypi i kohës nga viti 1920 që njoftonin themelimin e Bibliotekës Kombëtare. Të pranishëm […]

Lexo më shumë

“Tani as byrek nuk blejnë”, pandemia godet rëndë artizanët: Na mungojnë turistët për t’u shitur punimet

“Tani as byrek nuk blejnë”, pandemia godet rëndë artizanët: Na mungojnë turistët për t’u shitur punimet

Publikuar më 10.07.2020
Artizanët nga vende të ndryshme të Shqipërisë u mblodhën sot...

Artizanët nga vende të ndryshme të Shqipërisë u mblodhën sot në një panair në Pazarin e Ri.  Artizanët tregojnë se pandemia i ka goditur rëndë financat e tyre, sepse këtë vit mungojnë turistët dhe emigrantët që blinin punimet e tyre. Lorena Resulaj Tirana mirëpriti në edicionin e tretë disa nga artizanët e Shqipërisë, kontribuuesit më […]

Lexo më shumë

“Pas lindjes së mbesës, më vdiq nëna”/ Abaz Hadon nuk e ndalin tërmeti, pandemia e as sëmundja e gruas

“Pas lindjes së mbesës, më vdiq nëna”/ Abaz Hadon nuk e ndalin tërmeti, pandemia e as sëmundja e gruas

Publikuar më 09.07.2020
Piktori i mirënjohur Abaz Hado çel ekspozitën personale “Fit...

Piktori i mirënjohur Abaz Hado çel ekspozitën personale “Fituam jetën”. Artisti tregon pse nuk u ndal së krijuari as në momentet më të vështira të jetës dhe flet për konceptin e ekspozitës së ardhshme që do të godasë fenomenet më shqetësuese të shoqërisë, si prostitucioni apo varësia nga teknologjia. Lorena Resulaj Pandemia i izoloi të […]

Lexo më shumë

Debati për Camajn/ Akademia e Shkencave citon Kadarenë: Është një nga shkrimtarët më të mirë të kombit tonë

Debati për Camajn/ Akademia e Shkencave citon Kadarenë: Është një nga shkrimtarët më të mirë të kombit tonë

Publikuar më 09.07.2020
Akademia e Shkencave ka reaguar lidhur me debatin e krijuar ...

Akademia e Shkencave ka reaguar lidhur me debatin e krijuar së fundmi lidhur me shkrimtarët Martin Camajn dhe Ernest Koliqin, pas publikimit të një artikulli studimor nga Auron Tare ku pretendohet se shkrimtarët kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja të inteligjencës. Duke cituar Ismail Kadarenë lidhur me Martin Camajn, Akademia shkruan: Është një nga […]

Lexo më shumë

Një serial për familjen Haklaj, zbulohet kush do të luajë rolin e Fatmirit

Një serial për familjen Haklaj, zbulohet kush do të luajë rolin e Fatmirit

Publikuar më 08.07.2020
Një serial me 4 seri dedikuar ngjarjeve të bujshme në Tropoj...

Një serial me 4 seri dedikuar ngjarjeve të bujshme në Tropojë gjatë viteve 1990-2000, me në qendër familjen Hakaj, pritet të publikohet së shpejti. Filmi do të mbajë titullin “Haklaj” dhe është mësuar se është ideuar nga një regjisor suedezo-amerikan në bashkëpunim me një regjisor shqiptar nga Kosova. Regjisorët kanë vendosur që rolin e personazhit […]

Lexo më shumë

Arrestohen hajdutët e veprave antike, flasin arkeologët: Ja nga ku mund të jenë vjedhur

Arrestohen hajdutët e veprave antike, flasin arkeologët: Ja nga ku mund të jenë vjedhur

Publikuar më 07.07.2020
Sot policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Antikat”, ...

Sot policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Antikat”, pas së cilit kanë rënë në pranga 3 persona. Policia ka arrestuar shtetasin A. V., 49 vjeç, banues në Fier, që siguronte veprat e artit dhe dy të tjerë që gjenin klientelën për t’i shitur veprat e artit të vjedhura. Është bërë e ditur se veprat e […]

Lexo më shumë

Camaj dhe Koliqi pjesë e spiunazhit të huaj, publikimi i Tares ndez debatin mes studiueseve

Camaj dhe Koliqi pjesë e spiunazhit të huaj, publikimi i Tares ndez debatin mes studiueseve

Publikuar më 07.07.2020
Studimi i publikuar së fundmi nga historiani Auron Tare për ...

Studimi i publikuar së fundmi nga historiani Auron Tare për dy shkrimtarët e shquar shqiptarë, Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, ka nxitur një debat të madh mes studiuesve të letërsisë shqipe e jo vetëm. Në një studim prej 37 faqesh, Tare ngre pretendimet se dy figurat më të njohura të kulturës së vendit kanë bashkëpunuar […]

Lexo më shumë