×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Qeveritë që gabojnë, ikin, ato që bëjnë faje, ndëshkohen

Flutura Açka

Qeveria holandeze pritet nga minuta në minutë të shpallë dorëheqjen. Ende pa u hequr zbukurimet e kapërcyellit të viteve, përgjegjësia morale dhe ligji, e ka vënë para përgjegjësisë. Edhe pse kryeministri Rutte u shpall nëpër popull si heroi i kohërave të vështira të Covid-19, asgjë nuk e mbrojti dot para së drejtës njerëzore dhe drejtësisë shtetërore.

Gjithçka nisi me një komision hetimor që investigoi mbi një lëngatë financiare që pësuan mbi 30 mijë familje holandeze, në krye prej një gabimi të thjeshtë adminisrativ e që u kthye në rrënuesin e jetëve të mbi 80 mijë fëmijëve, që sot u shpallën publikisht “brez i humbur”. Akti administrativ i dikurshëm para së gjithash cenonte thelbin e shtetit holandez, të qenit një shtet social, term disi bezdisës më së shumti për qeveria që vijnë në pushtet me mbështetje të koorporatave të mëdha dhe si përfaqësues të grupeve të bisnezit, për të cilët qytetari i thjeshtë shpesh është “dele”.

Tani do të fillojë konferenca e shtypit, dhe edhe pse së afërmi janë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare (më 17 mars), çështja e qytetarëve holandezë sot nuk është ikja e kësaj shpure, por frika e qarkullimit të tyre sërish në skenën politike, edhe pse duket se dorëheqja është një kapak floriri.

Jo, çështja është a do të mbajnë përgjegjësi deri në fund. A do të ndëshkohen?

I shoh se si përpëliten ekraneve me justifikimin e asaj që ka ndodhur dhe po ndodh, dhe mendoj Shqipërinë.

Çfarë duhet më shumë për të hequr këtë klasë politike që po na e ndryshon ADN-në, e ndihmuar fuqishëm nga media tërësisht e kompromentuar, thellësisht e inkriminuar me milionat qeveritare (me disa përjashtime, natyrisht)? Si mund të durojmë më kur:

-Të gjithë e dimë së Tire Alldervishi është thoi i një mega-allishverishi. Kurrë ndonjëherë në njëqind vite shtet nuk është bërë biznes me vdekjen, si këtë herë me Covid. Të gjithë kemi fakte, të gjithë flasim kafeneve, por nuk denoncojmë. Ka përjashtime, por po flasim për të tërën.

-Kurrë ndonjëherë nuk e kemi parë Shqipërinë kaq të pashtet, pa parlament, pa gjykata, pa kadastra, pa administratë. Ne jemi një shtet pa shtet, e pa shëndet fizik e mental.

-Kurrë ndonjëherë nuk kemi parë fusha me kanabis sa vitet e fundit nëpër Shqipëri që na ktheu në Kolumbinë e Europës.

-Kurrë ndonjëherë nuk kemi parë bulizëm, fyerje publike, diskrimin të shqiptarëve veri e jug nga shteti i vet siç ka ndodhur në mënyrë sistematike vitet e fundit.

-Kurrë ndonjëherë nuk kemi parë një makineri të tillë të pështirë dhe të egër publiciteti, që është në fakt oligarku ynë më i madh. Shumat që na shkojnë për PPP-në e Publicitetit nuk ka bilanc që t’i përfshijë.

-Kurrë ndonjëherë nuk kemi parë ministra më arrogantë, të lëpirës, më të fshehtë dhe më të pangopur se sot.

-Kurrë nuk kemi parë media kaq të përulur sa sot.

-Kurrë nuk kemi parë një Tiranë më të ngulfatur se sa sot.

Përmenda vetëm disa, se është listë shumë e gjatë. Po ç’them, vetëm darka e florinjtë do të kishte mjaftuar për t’u ngulur mijëra shqiptarë para kryeministrisë, deri sa të iknin pisat, duke u dhënë mësim edhe të tjerëve që do të guxonin të silleshin sërish si pisa në pushtet.

Po ku jemi ne? Ja, në mjerim të plotë, duke blerë ilaçe rrugëve privatisht e duke pritur se ndoshta Zeusi na e hedh ndonjë vaksinë e të na shpëtojë nga flama.

Po si mbërritëm deri këtu? Ja, duke e mpirë me vaksinën e durimit durimin tonë njerëzor. Dhe e vazhdojmë ende me qejf këtë “biznes”. Gjer atëherë flama me kollare të shndritshme do të përmjerë mbi ëndrrat tona përnatë e do të zaptojë ekranet tona përditë. Edhe ajo ka biznesin e vet.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

DITARI I 25 PRILLIT(-51)/ Edi, na nxirr Namik Doklen nga shtëpia!

DITARI I 25 PRILLIT(-51)/ Edi, na nxirr Namik Doklen nga shtëpia!

Publikuar më 05.03.2021
Arben Rrozhani Edi, shumë mirë bëre me Najada Çomon që e fut...

Arben Rrozhani Edi, shumë mirë bëre me Najada Çomon që e fute në listën për deputetë. Ka një vit që është në ballë të luftës me “armikun e padukshëm”. Është bijë mjekeje, familje e nderuar dhe profesioniste e shkëlqyer, edhe pse një “gojëlig”, ish-deputet i PD-së thotë lart e poshtë se ia kishte shpëtuar kunatin […]

Lexo më shumë

Pse Rama u trembet më shumë të vetëve

Pse Rama u trembet më shumë të vetëve

Publikuar më 04.03.2021
Andi Bushati Nëse do të kuptosh atë që Edi Rama ka vërtetë f...

Andi Bushati Nëse do të kuptosh atë që Edi Rama ka vërtetë frikë, atëherë duhet të lexosh mes rreshtave të fjalimeve të tij. Duke hapur “de facto” fushatën, me një one man show që i dedikohej kërcënimit të “arritjeve” të reformës në drejtësi nga një fitore e mundshme e opozitës, ai u përpoq të ndërgjegjësonte […]

Lexo më shumë

DITARI I 25 PRILLIT(-52)/ Aeroportet e Ramës

DITARI I 25 PRILLIT(-52)/ Aeroportet e Ramës

Publikuar më 04.03.2021
Arben Rrozhani Në një intervistë televizive, më 17 shkurt 20...

Arben Rrozhani Në një intervistë televizive, më 17 shkurt 2021, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ndër të tjera foli edhe për arsyen pse PS kërkon një mandat të tretë qeverisës. “Në mandatin e tretë Shqipëria do bëhet vend modern me aeroporte të reja“-tha ministrja pa iu dridhur qerpiku. Përroi psiqik i ministres u […]

Lexo më shumë

Vetingun politik mund ta bëjnë vetëm gjyqtarë dhe prokurorë nga vende të fuqishme

Vetingun politik mund ta bëjnë vetëm gjyqtarë dhe prokurorë nga vende të fuqishme

Publikuar më 03.03.2021
Arlind Puka Rreth 6 vite më parë Kuvendi i Shqipërisë mirato...

Arlind Puka Rreth 6 vite më parë Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin e dekriminalizimit që kishte si qëllim largimin e funksionarëve publikë me të shkuar kriminale nga parlamenti dhe disa institucione shtetërore. Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në çdo […]

Lexo më shumë

DITARI I 25 PRILLIT(-53)/ Hajdut edhe në 3D

DITARI I 25 PRILLIT(-53)/ Hajdut edhe në 3D

Publikuar më 02.03.2021
Arben Rrozhani Rilindja nuk di të bëjë ndonjë punë, por as p...

Arben Rrozhani Rilindja nuk di të bëjë ndonjë punë, por as projekte 3D. I bie për shkurt, duke i vjedhur, kopjuar dhe shtrembëruar. Skandali me projektin 3D të hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, që është një kopje identike e hekurudhës së Dohas, kryeqytetit të Katarit, nuk është as i pari dhe as i fundit. Porjekti 3D i hekurudhës […]

Lexo më shumë

Princi saudit i kurorës i ka duart të lyera me gjak

Princi saudit i kurorës i ka duart të lyera me gjak

Publikuar më 28.02.2021
Kthesë në Uashington: Një raport i CIA-s bën fare të qartë, ...

Kthesë në Uashington: Një raport i CIA-s bën fare të qartë, se ç’rol ka luajtur princi saudit i kurorës Mohamed bin Salman në rastin e vrasjes së gazetarit Khashoggi, mendon Rainer Sollich. Pas publikimit të raportit të CIA-s janë shmangur edhe dyshimet e fundit: Vrasja e gazetarit kritik ndaj qeverisë Jamal Khashoggi më 2018 në […]

Lexo më shumë

A ka nevojë për një ‘lockdown’ Shqipëria si pasojë e COVID-19?

A ka nevojë për një ‘lockdown’ Shqipëria si pasojë e COVID-19?

Publikuar më 27.02.2021
Nga: Erjon Dasho Me katastrofën shëndetësore që ka nisur në ...

Nga: Erjon Dasho Me katastrofën shëndetësore që ka nisur në nëntor dhe ka arritur kulmin në shkurt, janë shtuar më së fundi edhe promovuesit e “lockdown-it”. Propozuesit e të quajturit “lockdown” kanë ditë (disa edhe javë) që e promovojnë atë në studiot televizive dhe rrjetet sociale. Ata janë në një masë të madhe mjekë shqiptarë […]

Lexo më shumë

Vajza nga Ibri, Vjosa Osmani përtej politikës

Vajza nga Ibri, Vjosa Osmani përtej politikës

Publikuar më 24.02.2021
Nga Linda Karadaku Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 sh...

Nga Linda Karadaku Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit, garoi nën siglën e Lëvizjes Vetëvendosje, me sa duket e ka tejkaluar në vota edhe kreun e kësaj partie, Albin Kurti, në rezultatin e tij të vitit 2019. Kurti kishte marrë atëherë më shumë se 180 mijë vota dhe Osmani, këtë herë duket […]

Lexo më shumë