×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Qeveria mbylli shkollat për mungesë të ngrohjes, ku u zhdukën dhjetra milionë euro të Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë së Tiranës?

Shkollat e arsimit parauniversitar u hapën sot, pas vendimit të ministres së arsimit që i mbylli ato për datat 24-26 janar. Sipas ministres Evis Kushi, shkaku ishte moti i acartë, por më pas, ndërroi alibi, duke thënë se do të ngrinte uji në depozita dhe rrugët nga do të kalonin nxënësit. Por, motivi i vërtetë është mungesa e ngrohjes nëpër shkolla, kopshte dhe çerdhe, edhe pse buxheti i shtetit ka dhënë çdo vit dhjetra milionë euro për ngrohjen.

Në Tiranë, përveç 29 milionë eurove tendera nga taksat publike, të harxhura në vitet 2015-2020 vetëm për sistem ngrohje në shkollat e arsimit 9-vjeçar, qytetarëve u është zhvatur dhe “Taksa e Arsimit”, për plotësim kushtesh mësimi normal. Taksa e vendosur nga kryebashkiaku Erjon Veliaj, e përfshirë në faturën e ujit, është 1800 lekë të reja në vit për familjarët, 4000 lekë të reja për biznesin e vogël dhe 37 mijë lekë për biznesin e madh; ndërsa në total, është mesatarisht 6 milionë euro të ardhura në vit.

Qysh prej muajit shkurt 2016, kur nisi pagesa e deri më 30 qershor 2021, rezulton se me këtë taksë, Erjon Veliaj u ka marrë qytetarëve 31 milionë euro, ose baraz me fondin e 1 viti buxhet që qeveria i jep Bashkisë Tiranë. Mirëpo këtë të hënë, shkollat dhe kopshtet e Tiranës u kyçën, sepse nuk kanë ngrohje, ndërkohë që kur e vendosi këtë taksë, ai deklaroi, se duhej si kontribut që fëmijët në kopshte e shkolla të kishin ngrohje e të mos bënin mësim veshur me xhupa e mbështjellë me batanije. Taksa e Arsimit është zhvatur, por nuk është investuar për të siguruar ngrohjen në shkolla, mbasi sipas Auditit të Ministrisë së Financave, 17 milionë Euro nga të ardhurat e kësaj takse, janë përdorur për paga punonjësish shtesë në administratën e Bashkisë dhe për propagandë e argëtim. Ndërsa për 14 milionë Euro, nuk ka pasqyra shpenzimesh nga Bashkia, ndërkohë që Ujësjellësi-Tiranë ia ka transferuar rregullisht taksën, sipas numrit të faturave të paguara nga qytetarët e bizneset, madje me tatim 20% TVSH, që është vjedhje mbi vjedhje pasi taskat nuk taksohen.

Nga ana tjetër Ministria e Arsimit, në vitet 2015-2020, ka harxhuar 67 milionë euro me tendera, për sistem të plotë ngrohje në shkollat e Dibrës, Kukësit, Matit, Korçës, Lezhës, Shkodrës, Gjirokastrës, Vlorës etj., por ngrohje nuk ka.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vritet me thikë përpara shtëpisë në Itali, nëna e dy fëmijëve të mitur

Vritet me thikë përpara shtëpisë në Itali, nëna e dy fëmijëve të mitur

Publikuar më 26.05.2022
Brunilda Halla, 37 vjeçe, shqiptare, e martuar me një bashka...

Brunilda Halla, 37 vjeçe, shqiptare, e martuar me një bashkatdhetar dhe nënë e dy fëmijëve, ishte viktimë e goditjes me thikë të ndodhur dje në Vittoria. Gruaja u qëllua me thikë para shtëpisë së saj dhe me forcat e fundit arriti të futet deri brenda shtëpisë. Kur ndihma mbërriti, ajo pothuajse kishte dhënë shpirt. Në […]

Lexo më shumë

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën Fier-Vlorë

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën Fier-Vlorë

Publikuar më 26.05.2022
Një autobus ka marrë flakë në ecje autostradën Fier-Vlorë. M...

Një autobus ka marrë flakë në ecje autostradën Fier-Vlorë. Mësohet se autobusi merrte punëtorët nga Cakrani dhe ka marrë flakë në Novoselë. Sipas dëshmive të pasagjerëve, u dëgjuan shperthime. Ata janë detyruar të zbresin, fatmirësisht në kohë, pasi nuk ka të lënduar. Autobusi është mjet privat i një fasonerie.

Lexo më shumë

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Publikuar më 26.05.2022
Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe ...

Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe Roterdamin. Pas fitores, në Romë, tifozët pritën deri në 5 të mëngjesit që të mbërrinte ekipi dhe të festonin me ta ndërsa tifozët holandezë ishin të revoltuar dhe shkaktuan trazira në Roterdam. Policia ndërhyri menjëherë dhe janë arrestuar 72 persona.  Ndeshja doli me rezultatin […]

Lexo më shumë

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Publikuar më 26.05.2022
Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kësht...

Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kështu janë zhvilluar ndër vite marrëdhëniet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Prej përplasjeve që patën gjatë takimit të parë zyrtar në Beograd, në vitin 2014, për shkak të statusit të Kosovës, është arritur deri aty që Vuçiç, […]

Lexo më shumë

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Publikuar më 25.05.2022
Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një inte...

Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një intervistë ekskluzive me gazetarin e sportit, Endi Tufa. Francesco si ju duket kjo finale këtu në Tiranë? E shoh shumë të bukur këtë finale, gjithmonë është e bukur kjo ndeshej pasi vjen pas shumë ndeshjeve të luajtura në sezon dhe të mbërrish deri këtu do të […]

Lexo më shumë

Kronologjia e zymtë e sulmeve masive në Shtetet e Bashkuara, pas masakrës në Teksas

Kronologjia e zymtë e sulmeve masive në Shtetet e Bashkuara, pas masakrës në Teksas

Publikuar më 25.05.2022
Sulmi i së martës në një shkollë në Teksas që la pas vetes 1...

Sulmi i së martës në një shkollë në Teksas që la pas vetes 19 nxënës të vrarë, është i fundit në një varg sulmesh masive në Shtetet e Bashkuara. Disa nga viktimat e sulmit në Teksas Më poshtë është një përmbledhje e sulmeve masive në vitet e fundit, kryer nga agjencia Reuters. BUFFALO, 14 maj […]

Lexo më shumë

Dreka zyrtare para finales së Conference League, FSHF mbledh drejtuesit e UEFA-s dhe legjendat e futbollit europian

Dreka zyrtare para finales së Conference League, FSHF mbledh drejtuesit e UEFA-s dhe legjendat e futbollit europian

Publikuar më 25.05.2022
Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot një drekë m...

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot një drekë me miqtë e ardhur me rastin e finales së Conference League, duke filluar që nga Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, zyrtarë të lartë të qeverisë së futbollit europian, presidentë federatash, drejtues dhe legjenda të klubeve finaliste, Roma dhe Feynoord. Në këtë drekë ishte i pranishëm edhe […]

Lexo më shumë

Biden bën thirrje për kontroll të armëve pas 21 viktimave në Teksas

Biden bën thirrje për kontroll të armëve pas 21 viktimave në Teksas

Publikuar më 25.05.2022
Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur kanë vdekur nga të sh...

Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur kanë vdekur nga të shtënat në një shkollë fillore në jug të Teksasit, teksa presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë thirrje për kontroll të armëve. Sulmi u krye në shkollën fillore Robb, në qytetin Uvalde, rreth 135 kilometra në perëndim të San Antonios. Qyteti me 16,000 banorë ndodhet rreth […]

Lexo më shumë