Qeveria e re evropiane, Hungaria merr portofolin e Zgjerimit

Ursula von der Leyen ka zbuluar zyrtarisht përbërjen e Komisionit të ri Evropian të ardhshëm, duke i dhënë portofolin e zgjerimit Hungarisë. Laszlo Trocsanyi do të pasojë zyrtarisht Johannes Hahn si Komisioner për Politikat e Zgjerimit, duke marrë kështu në dorë fatin e anëtarësimit të Ballkanit për katër vitet e ardhshme

Erjon Dervishi

Ursula von der Leyen ka zbuluar zyrtarisht përbërjen e Komisionit të ri Evropian të ardhshëm, duke i dhënë portofolin e zgjerimit Hungarisë. Laszlo Trocsanyi do të pasojë zyrtarisht Johannes Hahn si Komisioner për Politikat e Zgjerimit, duke marrë kështu në dorë fatin e anëtarësimit të Ballkanit për katër vitet e ardhshme. Eurodeputeti hungarez shërbeu si ministër Drejtësie në Budapest nga vitit 2014 deri në 2019-ën. Ai ishte anëtar i Gjykatës Kushtetuese të vendit dhe u bë një figurë mjaft e spikatur gjatë kohës që shërbeu si ambasadori Hungarisë në Belgjikë dhe Francë. Ai nuk është një anëtar i partisë qeverisëse të kryeministrit Viktor Orban, Fidesz, por kryesoi listën e kësaj partie në zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Ai perceptohet si një figurë besnike ndaj kryeministrit Viktor Orban dhe një mbështetës i madh i Ballkanit dhe anëtarësimit të tij në BE. Përbërja e Komisionit të ri Evropian do të kenë nevojë për miratimin e Parlamenti Evropian për të filluar më pas mandatin në nëntor. Hungaria ka qenë shteti më i zëshëm kur bëhet fjalë për zgjerimin e BE-së. Ajo është i vetmi vend i katërshes së Vinshengradit që kufizon Ballkanin dhe ndan një histori të përbashkët me vendet që dikur ishin pjesë e perandorisë Austro-Hungareze. Budapesti ka këmbëngulur se do të kryesojë kauzën e zgjerimit të BE-së dhe hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda Komisionit të ri. Së fundmi, ajo ka fajësuar Komisionin Evropian se po përpiqet të parandalojë zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, duke mos lejuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të hapin negociatat. “Komisioni Evropian ka penguar procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke ndikuar jashtëzakonisht shumë në sigurinë dhe të ardhmen e Evropës”, tha Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto gjatë një takimi me homologët e tij të BE-së. Szijjarto këmbënguli se “Hungaria dhe BE-ja kanë interesa ekonomike, strategjike dhe politike” për integrimin e Ballkanit Perëndimor, por se unioni po bllokonte qëllimisht këtë perspektivë. “Është një hipokrizi. Të gjithë thonë se janë të përkushtuar, por kur bie është fjala për të marrë një vendim, ata nuk guxojnë të veprojnë,” tha ai në qershor kur u hap kapitulli i fundit i negociatave të Serbisë. “Zgjerimi do të ishte përgjigja më e mirë ndaj tensioneve ekzistuese në rajon. Ne në rajon e dimë saktësisht se sa e rëndësishme është paqja dhe qetësia në rajon”, tha Szijjarto.

A do të miratohet Trocsanyi nga Parlamenti Evropian?

Por sipas gazetës britanike “The Guardian”, Komisioneri hungarez përballet me “një udhëtim shumë të ashpër” në Parlamentin Evropian, pasi eurodeputetët paralajmëruan se shkeljet e qeverisë hungareze mbi sundimin e ligjit nuk mund të injorohet. “Si ministër i Drejtësisë, Trocsanyi është konsideruar si “arkitekti” i planeve për sistemin gjyqësor të Hungarisë, i kritikuar gjerësisht për kufizimin e kompetencave të gjyqësorit”, shkruan gazeta, duke theksuar se rekordi i Trocsanyi në qeverinë nacionaliste të Hungarisë pritet të ndërlikojë rrugën e tij drejt marrjes së këtij portofoli. “Si ministër i drejtësisë, Trocsanyi prezantoi një seri ligjesh që shkaktuan konflikte juridike me Komisionin Europian. Ai mbikëqyri ligjet që miratonin ndjekjen penale ndaj OJQ-ve që ndihmonin refugjatët dhe ligjet që detyruan universitetin e filantropit Xhorxh Soros në Budapest të mbyllte dyert”, thekson “The Guardian”. Emërtimi i tij është cilësuar gjerësisht si provë e parë për presidenten e re të Komisionit që vjen, Ursula von der Leyen. Eurodeputetja holandeze Sophie Veld është shprehur si zgjedhja e tij nga Orban kishte si qëllim “provokimin e BE-së”. “Duke pasur parasysh rekordin e kësaj qeverie dhe këtij ministri, nuk besoj se ai do ta marrë miratimin në Parlamentin Evropian”, tha ajo duke iu referuar vlerave themelore të BE për sundimin e ligjit. Komisionerët e BE-së nuk kanë për qëllim të përfaqësojnë qeveritë e tyre, por shpesh luajnë një rol joformal për promovimin e qasjeve kombëtare në Bruksel. Eurodeputetja gjermane Birgit Sippel tha se ajo nuk ishte “e lumtur” për këtë zgjedhje, duke shtuar se marrja e portofolit të politikës së jashtme dhe zgjerimit nga Hungaria do të ishte një problem. “Nuk do të ishte ide e mirë t’i jepje atij një profil mbi emigracionin apo çështjet e zgjerimit”, tha ajo. Komisioni Von der Leyen mund të marrë detyrën vetëm nëse të gjithë komisionerët të marrin miratimin e eurodeputetëve të PE-së. Zakonisht një ose dy komisionerë refuzohen nga parlamenti, pasi eurodeputetët kërkojnë të ushtrojnë fuqinë e tyre.

Por cila është përbërja e Komisionit të ri Europian?

Greqi, Margaritis Schinas, nënkryetari i jetesës evropiane

Detyrat e komisionarit grek do të përfshijnë çështjet e emigracionit. Schinas ishte anëtar i Parlamentit Europian midis viteve 2007 dhe 2009 dhe pjesë e Demokracinë e Re. Ai është i martuar me Mercedes Alvargonzález, një zyrtare e lartë e Parlamentit Europian, duke bërë që të cilësohet shpesh si “burokrat” i BE-së.

Italia- Paolo Gentiloni, portofoli i Ekonomisë

Për këtë portofol u përmendën disa emra nga Mario Draghi dhe e deri tek Federica Mogherini dhe kryeministri italian Giuseppe Conte. Pasi votuesit e Lëvizjes Pesë Yje i dhanë bekimet e tyre qeverisë së re italiane, Conte zgjodhi i-kryeministrin Paolo Gentiloni për të përfaqësuar Italinë në Komisionin Evropian.

Holanda- Frans Timmermans , nënkryetar Ekzekutiv për Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane

Timmermand humbi garën kundër Von der Leyen por kjo nuk do të thotë që nuk do jetë pjesë e e Komisionit Europian. I njohur për pikëpamjet feministe, ish- ministri i Jashtëm holandez ishte krahu i djathtë i Jean-Claude Juncker. Të dy gjyshërit e tij ishin minatorë. Ai ka katër fëmijë dhe është një kundërshat i aspër i përdorimit të qeseve plastike.

Spanja-Josep Borrell , Përfaqësues i Lartë

Borrell do të zëvendësojë Federica Mohgerinit, Emërtimi i tij nuk është pa polemikë, sidoqoftë, duke marrë parasysh gabimet e tij të mëparshme diplomatike, çështjen Katalanase dhe mosnjohjen e Kosovës. Suesi, Ylva Johansson, portofoli i Cështjeve të Brendshme Ish-ministrja suedeze kishte marrë përsipër disa detyra nga Komisioneri aktual Grek, Dimitris Avramopoulos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet