Qëndroi disa orë mes 4 viktimave para vetëvrasjes, detaje të tmerrshme mbi masakrën në Gjilan

Mediat kosovare kanë bërë publike detaje të rënda rreth masakrës së ndodhur ditën e djeshme në Gjilan, ku efektivja e policisë së Kosovës ka qëlluar me armë zjarri 4 anëtarët e saj të familjes dhe më pas veten.

Prokuroria Themelore e Gjilanit përmes një komunikate për media tha dje se rreth orës 13.00 një zyrtare e policisë ka vrarë 4 persona e më pas veten.

Por ditën e sotme mediat kosovarë kanë dhënë detaje të tjera rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur në lagjen “Bujanina”, brenda ambienteve të shtëpisë së familjes Bllaca.

Sipas tyre Valdete Bllaca pasi ka qëlluar me nga dy plumba mbi dy prindërit dhe vëllezërit, dyshohet të ketë qëndruar mes viktimave për rreth 3 apo 4 orë.

Në një moment në derën e shtëpisë Bllaca ka trokitur motra e Hanifes bashkë me burrin e saj, por këto të fundit janë penguar të futen në banesë nga vetë Valdetja, e cila pasi i ka përzënë ka qëlluar mbi veten në korridorin e banesës.

Mësohet se efektivja t’i ketë thënë tezes dhe bashkëshortit të saj se familjarët nuk ndodheshin në shtëpi dhe se ajo vetë ishte e zënë.

Kujtojmë se ditën e djeshme, pak pas mesditës shtetasja kosovare, Valdete Bllaca ka qëlluar mbi babain e saj Zeqirin, nënën Hanifen dhe dy vëllezërit; Blerimin e Fisnikun. Disa orë më pas krimit të rëndë efektivja e policisë së Kosovës ka qëlluar edhe mbi veten.

Dyshohet se 45-vjeçarja ta këtë kryer krimin e rëndë nën gjendje të rëndë depresioni. Deri më tani grupet hetimore nuk kanë dhënë detaje mbi shkaqet që e kanë çuar Valdeten të kryej këtë akt makabër.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet