
Erion Hasanbelliu u qëllua me gjashtë plumba në një zonë në qendër të Brukselit. Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga momenti i atentatit. 43-vjeçari shqiptar u qëllua në hyrje të një hoteli, pranë De Brouckèreplein. Siç duket edhe nga pamjet në vendin e ngjarjes janë mbledhur qytetarë, si edhe mjekë që i kanë dhënë menjëherë ndihmën mjekësore. Po ashtu hyrja e hotelit është rrethuar nga policisë.
Ndërkohë kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithçka. Sipas dëshmitarëve okularë që ndodheshin pak metra larg vendit ku edhe ndodhi ngjarja, ishin dy burra, njëri prej tyre treguan ata qëlloi tjetrin disa herë dhe u largua në një rrugë kryesore në të majtë të hotelit.
“Ai ishte tullac dhe trupmadh”. Gjithashtu oficerë të policisë kanë treguar se në këtë lagje ka shpesh trazira.
Ndërkohë duke folur menjëherë pas njoftimit të policisë, kryebashkiaku i Brukselit Philippe Close dënoi ngjarjen dhe siguroi se policia po bën gjithçka që mundet për të garantuar sigurinë e vizitorëve në kryeqytet. “Shpresoj që policia të mund të arrestojë autorët sa më shpejt të jetë e mundur. Janë mobilizuar shumë patrulla. Dua të theksoj se të gjithë duhet të jenë në gjendje të ndihen të sigurt në Bruksel dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi me ndihmën e shërbimeve të policisë”.
Një burrë u qëllua të shtunën në mbrëmje në lagjen Place De Brouckère në zemër të Brukselit, konfirmoi shërbimi i policisë Bruksel-Ixelles. Forcat e sigurisë janë në kërkim të autorit(ve). Shërbimet policore janë njoftuar për ngjarjen rreth orës 20:20 pas thirrjeve në numrin e urgjencës 100. Dëshmitarët raportuan një sërë të shtënash në qendër të kryeqytetit.
Rreth e rrotull “Place De Brouckère” u instalua një perimetër sigurie. Nuk dihen rrethanat e sakta të të shtënave, si dhe identiteti i personit, një 43-vjeçar i cili ka marrë gjashtë të shtëna në trup, shpinë dhe këmbë, raportojnë mediat lokale. Zyra e prokurorit publik të Brukselit e ka marrë rastin. Policia thotë se po përdor mjetet maksimale për gjetjen e autorit(ve) të të shtënave.
Erion Hasanbelliu alias Mikel Rakipllari, mbeti i plagosur rëndë, ndërsa policia belge thotë se ka identifikuar autorin e dyshuar, i cili mendohet se është një tjetër shqiptar. Hasanbelliu dyshohet të ketë qenë shofer në vitin 2005-ë i përfshirë në atentatin ndaj biznesmenit Sokol Çapja. Gjithashtu dyshohet se Hasanbelliu ka qenë i përfshirë edhe në atentatin ndaj Bledar Muçës. Erion Hasanbelliu është emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 2013-të ai është ekstraduar nga Brukseli drejt Shqipërisë pasi bashkë me të vëllanë akuzohen se, në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Nogan. Vëllai i tij Geron Hasanbelli është vënë në pranga 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.
Arrestimi dhe ekstradimi i tij në vitin 2013-të, është bërë pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”. Sipas Policisë së Shtetit, në atë periudhë Erion Hasanbelliu, në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelliu, kanë vrarë shtetasit Julian Çela dhe plagosur Kasandër Nogan. Ngjarja ka ndodhur në Belgjikë.
Gjithcka nisi më 19 gusht 2000 kur Kasandër Noga kishte hyrë me automatik në dorë i shoqëruar nga Julian Cela dhe pasi kanë shkelmuar dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vëllezërve Hasanbelli) dhe Dritan Hajdini u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Në ngjarje u plagosën edhe 3 të tjerë, vëllezër dhe të afërm të Hasanbellit. Sipas të dhënave që shkruanin atëherë mediat, vrasja kishte ndodhur për motive hakmarrjeje pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës. Vëllezërit Hasanbelli, mesa duket ishin vënë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, saktësisht në orën 17.15 minuta të datës 17 mars 2002 Geroni së bashku me Erion Hasanbellin tentojnë të hakmerren.
Në lokalin ‘Prehistori’ ne Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelli qëllojnë me armë Juljan Celën dhe Kasandër Nogën. Në këtë atentat mbetet i vrarë Juliani ndërsa plagoset rëndë Kasandri. “Ngjarja ka ndodhur për qëllim gjakmarrje, pasi Juliani dhe Kasandri kishin vrarë babain e vëllezërve Hasanbelli” sqaronte aso kohe policia. Për këtë ngjarje Gjykata e Rrethit Fier me vendimin nr.461, datë 15.09.2008, vendosi masën e arrestit me burg për veprat penale të “vrasjes me paramendim” dhe “mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”.
Vite më pas vëllezërit Erion (Mikel) e Geron Hasanbelli, nga Fieri u arrestuan nga policia e Elbasanit, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane si pjesë e një organizate kriminale që shfrytëzonin për qëllime prostitucioni në Milano vajza nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Rusia, Maroku, Moldavia etj., si edhe për trafik lëndësh narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Sipas autoriteteve italiane, ata e kanë të faktuar tashmë se dy vëllezërit Hasanbelli, së bashku me persona të tjerë e kanë kryer këtë aktivitet të paktën gjatë vitit 2012. Mësohet se ndaj këtyre dy shtetasve, gjykata e Fierit ka lejuar ekstradimin në gushtin e vitit të kaluar, por ky ekstradim është pezulluar në përputhje me ligjin. Kjo për faktin se dy vëllezërit ishin duke vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata shqiptare për vrasjen e shtetasit Julian Çela dhe plagosjen e shtetasit Kasandër Noga, ngjarje e ndodhur në Antverp të Belgjikës, në vitin 2002.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply