“Pse po vonohet verifikimi?” PD i jep Prokurorisë të dhënat për Valdrin Pjetrin

Një tjetër letër është dërguar në adresë të Prokurorisë së Përgjithshme nga Partia Demokratike, lidhur me dënimin në Itali të kryebashkiakut të Shkodrës Valdrin Pjetri.

Në letrën që mban firmën e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, PD i vë në dispozicion Prokurorisë të gjitha informacionet që disponon për çështjen e dënimit të Valdrin Pjetrit.

“Sipas këtyre të dhënave rezulton se Valdrin Pjetri është i dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim.”- shkruan sekretari i PD, Bardhi.

Selia blu i kërkon organit të akuzës që ta informojë atë dhe opinionin publik mbi procedurat e verifikimit që ka nisur dhe rezultatet e deritanishme të këtij verifikimi pasi sipas demokratëve Prokuroria ka 13 ditë që nuk është vënë në lëvizje për këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet