×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Pse në konfliktin Turqi-Greqi, SHBA preferon Turqinë

Thanasis Tsekouras

Analizat e politikës së brendshme greke,  rreth takimit Trump-Mitsotakis nuk janë me një interes të veçantë. Përkundrazi, ato kanë shume kontradikta. Shikoni vlerësimin e njërës anë te politikës greke: një fiasko, një goditje, një buqete lulesh nga Trump per Mitsotakis. Sikur ky takim të ishte gjëja më e thjeshtë në botë për Mitsotakis, te detyronte SHBA të diskutojnë avantazhet dhe disavantazhet e Mesdheut Lindor, në një kohë që superfuqia është në prag të luftës me Iranin. Ky diskutim është interesant, por është i përshtatshëm vetëm për fëmijët e fillores.

Por, as pala tjetër nuk e ekzagjeron: vizita ishte e suksesshme, Mitsotakis i shtroi te gjitha problemet  para Trump dhe deklaroi “ne morëm atë që mundëm”. Pyetja është: çfare kemi marre saktësisht? Asnjë fjalë, një indiference dhe një formulim te paqartë qe doli nga “superfuqia”. Nëse duam te fitojmë diçka në të ardhmen,  nga vizita e Mitsotakis në SHBA, atëherë kjo do të kërkoje një ushtrim të sinqertë dhe këmbëngulës të realizmit. Nga takimi Mitsotakis-Trump, ne nuk morëm asgjë dhe as nuk mund të merrnim gjë. Sepse Greqia ka rënë shumë poshtë  në shkallën e hierarkive të strategjisë ndërkombëtare të SHBA. Për dallim nga fqinji “i paparashikueshëm”, i cili ka përmirësuar në mënyrë dramatike praninë e tij ndërkombëtare.

Realiteti mund të jetë i pakëndshëm, por për fat të keq ky është realiteti. Turqia e Erdoganit ka fituar vitet e fundit karakteristikat e fuqisë, si  në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Mesdheun Lindor. Provat janë të qarta për t’u pare, madje edhe me sy të lirë. Në të ashtuquajturën botë të krijuar nga luftërat amerikane, “Pranvera Arabe” dhe shembja e regjimeve të mëparshme autoritare janë kudo një “treshe” e protagonistëve ndërkombëtarë, të cilët, përmes aleancave, kundërshtimeve dhe garave, bëjnë “ditën dhe natën” . Në krye të këtij “trinitetit” janë SHBA e Trumpit, Rusia e Putinit dhe Turqia e Erdoganit. Evropa mbetet një “xhuxh” i pallogaritshëm në ekuilibrin e fuqisë, ndërsa lojtarë të tjerë të fuqishëm (nga Arabia Saudite në Iran) luftojnë për t’u ngjitur në një nga majat e trinitetit.

Turqia po rifreskon vazhdimisht përbërësit e saj të energjisë për të konsoliduar pozicionin e saj pranë SH.B.A. dhe Rusisë. Edhe në dimensionin e “fuqisë së butë”, duke e zgjeruar hegjemoninë e tij brenda botës islame,  edhe në dimensionin e “fuqisë së fortë”, duke zgjeruar përfshirjen e saj ushtarake në të gjitha “frontet e nxehta”, nga Somalia dhe Siria, deri në Libi.

Pra, nëse “tabloja e madhe” që po përshkruajmë është e saktë, atëherë e vërteta e hidhur është e qartë: SHBA i trajton Turqinë dhe Greqinë me kritere të ndryshme. I pari trajtohet si një “faktor strategjik” në rajon, ndonjëherë aleat dhe ndonjëherë konkurrent. Ndërsa  Greqia trajtohet si një “specialitet”. Natyrisht nuk është e thjeshtë të korrigjosh çekuilibrin e forcave. Por nëse duam të rrisim shanset për një korrigjim dikur në të ardhmen, atëherë kushti i parë është realizmi. Pavarësisht se sa e pakëndshme mund të jetë, duhet ta pranojmë.

*Analist i ProtoThema (Athinë)

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Naftëtarët, minatorët dhe resurset nëntokësore të Shqipërisë!

Naftëtarët, minatorët dhe resurset nëntokësore të Shqipërisë!

Publikuar më 23.09.2020
Silvana Begaj Ndër pasuritë natyrore me të cilat natyra ka b...

Silvana Begaj Ndër pasuritë natyrore me të cilat natyra ka bekuar Shqipërinë bëjnë pjesë, madje me peshë të madhe ekonomike e strategjike, edhe pasuritë e nëntokës siҫ janë: hidrokarburet dhe metalet. Janë sektorë të ekonomik me peshë, por për fat të keq ne kemi 30 vjet që nuk po ua shikojmë hajrin. Në këta sektorë […]

Lexo më shumë

Çështja e krimit dhe vrasjeve në Shqipëri

Çështja e krimit dhe vrasjeve në Shqipëri

Publikuar më 20.09.2020
Alban Daci Ka disa ide se si mund të parandalohen vrasjet ap...

Alban Daci Ka disa ide se si mund të parandalohen vrasjet apo krimi. Disa janë të mendimit në shtrëngimet e kodit penal. Në fakt me këto lloj teorish janë kryesisht vendet me diktaturë dhe shteti policor. Shtrëngimet dhe dënimet e rënda përmes kodit penal nuk e parandalojnë krimin, por forcojnë pushtetit e politikës e rrisin […]

Lexo më shumë

Pasojat e shëndetit mendor në kohë pandemie: Ankthi faktori kryesor!

Pasojat e shëndetit mendor në kohë pandemie: Ankthi faktori kryesor!

Publikuar më 20.09.2020
Silvana Begaj Viti 2020 filloi me përhapjen e një pandemie t...

Silvana Begaj Viti 2020 filloi me përhapjen e një pandemie të panjohur më parë e cila u përhapë sa hapë e mbyll sytë në cdo kënd të botës duke na gjetur të papërgatitur dhe duke marr jetë njerëzish në një numër të lartë. Si cdo gjë e re e mbi të gjitha vdekjeprurëse kjo pandemi […]

Lexo më shumë

Tirana përtej propagandës, tre probleme të pazgjidhura

Tirana përtej propagandës, tre probleme të pazgjidhura

Publikuar më 20.09.2020
Marash Logu Më bie rasti në biseda të ndryshme të dëgjoj qyt...

Marash Logu Më bie rasti në biseda të ndryshme të dëgjoj qytetarë, kryesisht jetojnë në qytete të tjera apo jashtë shtetit, të flasin për “sukseset” e Bashkisë Tiranë. Nuk i kundërshtoj dhe nuk debatoj me ta sepse po ta shohësh Tiranën nga Facebook-u i kryetarit të Bashkisë apo mediat “dashamirëse” me siguri edhe unë ashtu […]

Lexo më shumë

Diplomati që ka frikë nga ‘’Gogoli’’

Diplomati që ka frikë nga ‘’Gogoli’’

Publikuar më 16.09.2020
Pirro Naçi Nuk mjafton që trembet vetë por i bënë thirj...

Pirro Naçi Nuk mjafton që trembet vetë por i bënë thirje të gjithëve;- Të dashur shqipëtarë, ruhuni nga (gogoli) ‘’mardhëniet e shkëlqyera’’ me Greqinë ! Diplomati ‘’epidemiolog’’ mori shkas nga një publikim i Kryeministrit Shqiptar pas takimit me kolegun e tij Grek. Çfarë shkruante Edi Rama pas këtij takimi? – ‘’Mardhëniet e shkëlqyera mes dy […]

Lexo më shumë

Sfida më e madhe për Qeverinë e PD-së, pas 25 prillit është është rendi e siguria!

Sfida më e madhe për Qeverinë e PD-së, pas 25 prillit është është rendi e siguria!

Publikuar më 15.09.2020
Alban Daci Sfida më e madhe e PD dhe e Bashës dhe ndoshta me...

Alban Daci Sfida më e madhe e PD dhe e Bashës dhe ndoshta me seriozja pas 25 prillit duhet të jetë lufta kundër krimit të organizuar, rendi dhe siguria. Nuk mund të tolerohet situata në vend ku Shqipëria ngjan me një vend që është në luftë. Qytetarët ndjehen të frikësuar në rrugë, kafe, autobuz e […]

Lexo më shumë

Pabesia kushtetuese me ministren e arsimit

Pabesia kushtetuese me ministren e arsimit

Publikuar më 14.09.2020
Arben Rrozhani Kryeministri Rama zyrtarizoi sot atë që ishte...

Arben Rrozhani Kryeministri Rama zyrtarizoi sot atë që ishte përfolur prej ditëve të nxehta të gushtit: largimin e ministres së arsimit, Besa Shahini, që kishte paralajmëruar largimin nga qeveria dhe Shqipëria, për t’u kthyer në Kosovë, për ‘arsye familjare’. Për të parën herë në historinë e qeverive shqiptare ministri njofton largimin direkt në televizion dhe […]

Lexo më shumë

Populizmi, demokracia liberale dhe Jordan Daci!

Populizmi, demokracia liberale dhe Jordan Daci!

Publikuar më 13.09.2020
Alban Daci A është në rrezik demokracia jonë? Ndoshta më së ...

Alban Daci A është në rrezik demokracia jonë? Ndoshta më së shumti duhet të themi nëse demokracia shqiptare ekziston për të krijuar pastaj dilemën apo dyshimin nëse ajo është në rrezik! Shqipëria ka pasur një raport jo shumë të mirë me demokracinë, në fillim për faktin se ka qenë gjithmonë nën pushtim e autoriteteve të […]

Lexo më shumë