×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Pse 5000 familje nuk i shtruan të afërmit me COVID, në spitalet ‘e rilindur’?!

Erion Dasho

Sot nuk ka asnjë dyshim se përgjigja shqiptare ndaj COVID-it ka dështuar në çdo aspekt. 10 mijë e dyqind vdekjet shtesë të konfirmuara nga sistemi i gjendjes civile janë argument i pakundërshtueshëm i masakrës që ka ndodhur me shëndetin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë. Por, epidemia tregoi edhe diçka tjetër. Ajo i tregoi shoqërisë se sistemi shëndetësor shqiptar tashmë ka hyrë në komë të thellë dhe kërkon përpjekje, vëmendje dhe investime serioze për t’u rivendosur në shinat e rimëkëmbjes.

Shëndeti publik duhej të ishte pararoja e përgjigjes ndaj virusit, por fatkeqësisht u kthye në një institucion që i mbante ison deklaratave të papërgjegjshme të ministrisë dhe kryeministrit. Vetëm në muajin mars 2021 një nga epidemiologët e ISHP-së “gjeti rrugën” për në komitet, ndërkohë që gjatë gjithë pandemisë munguan edhe statisticienët, virologët, imunologët dhe specialistët e vaksinimit të cilët dikur i kanë dhënë prestigj deri ndërkombëtar këtij institucioni.

Mjeku i familjes hyri në lojë shumë vonë, i pambrojtur me maska dhe pajisje të tjera mbrojtëse, i patrajnuar, i papajisur me protokolle dhe i paorientuar. Sot ai nuk luan rolin që i takon as edhe në fushatën e vaksinimit. Pandemia tregoi se qendrat shëndetësore thjesht janë bojatisur, por atyre i mungon teknologjia (çdo qendër duhet të kishte të paktën 15-20 puls oksimetër), sistemet e telemedicinës dhe organizimi për të luajtur rol në menaxhimin e epidemisë.

Spitalet ishin thembra e Akilit të gjithë sistemit. Spitalet bashkiake nuk u përmendën asnjë herë të vetme (ndonëse kanë disa mijëra shtretër), kurse spitalet rajonale u mbajtën kryeneçësisht jashtë loje nga ministria.

Spitalet COVID u kthyen në qendra tmerri ku shumë pacientë tentuan vetëvrasjen dhe disa prej tyre edhe e realizuan atë. Biseda me një mik të afërm i cili kaloi disa ditë në spitalet COVID më ka bindur se në këto institucione janë konsumuar jo neglizhenca mjeksore, por krime të mirëfillta të cilat kërkojnë një hetim serioz nga organet ligjzbatuese.

Qytetarët shqiptarë në masë ju larguan sistemit shëndetësor. Sot raportohen 2,300 vdekje të ndodhura në spitale dhe duke qenë se mbi gjysma e tyre janë fshehur, në spitale mund të kenë vdekur rreth 5,000 qytetarë nga COVID. Duke qenë se numri total i vdekjeve nga COVID është mbi 10,000 pyetja logjike që lind është:

Përse 5,000 familje zgjodhën t’i mbajnë në shtëpi të afërmit e tyre, aty ku humbën dhe jetën dhe jo t’i shtronin në spitalet e “rilindur’

Përfundimi logjik i kësaj analize të shkurtër është se sistemi shëndetësor shqiptar tashmë mund të quhet i dështuar në çdo qelizë të tij dhe kërkon urgjentisht një plan rimëkëmbje.

Pika e nisjes duhet të jetë një vizion i qartë, të paktën 10 vjeçar dhe një plan zbatimi realist dhe i kostuar. Koha e strategjive dhe premtimeve në erë ka ikur.

Më pas duhet punuar paralelisht për të forcuar shtyllat bazë të sistemit shëndetësor: drejtimi, financimi (duke krijuar përveç buxhetit aktual edhe një fond special invetimesh të dedikuar për infrastrukturën dhe pajisjet mjeksore), teknologjinë mjeksore dhe atë të informacionit dhe, më e rëndësishmja, burimet njerëzore (ku duhet menduar jo thjesht për pagën, por për një plan strategjik zhvillimor që nis me universitetet mjeksore dhe përfundon me edukimin në vazhdim dhe kërkimin shkencor).

Së fundi, të gjithë këtro transformime duhet të nisin nga autonomia e plotë spitalore dhe shndërrimi i mjekëve të familjes në profesionistë të lirë privatë. Autonomia do të garantojë zhvillimin e sektorit shëndetësor publik në harmoni të plotë me sektorin privat. Ky është koncepti diametralisht i kundërt me koncesionet dhe PPP-të që pamë gjatë tetë viteve të rilindjes.

Koncesionet (një pjesë e të cilave të akuzuara tashmë si korruptive) atrofizuan burimet e sektorit publik dhe “dembelosën” sektorin privat, ndërsa autonomia vendos në pozita të barabarta këto dy sektorë të rëndësishëm dhe u krijon atyre kushtet për të konkurruar në mënyrë të ndershme duke rritur efektivitetin, eficiencën, cilësinë e shërbimit dhe qasjen e pacientit.

Rilindja shkatërroi gjithçka kishte ngelur nga sistemi shëndetësor shqiptar dhe trashëgimia që ajo krijoi në shëndetësi ishte ajo e paaftësisë totale, injorancës, korrupsionit, abuzimit dhe tharrjes së burimeve shëndetësore dhe financiare.

E vetmja gjë që rilindja di të bëjë është lyerja e mureve dhe mbjellja e barit në kopshtet e spitaleve, por këto nuk mjaftojnë për të kompensuar mungesat në burime financare, teknologjinë primitive dhe mungesat katastrofike në mjekë e specialistë.

Pas 25 prillit shqiptarët presin një sistem shëndetësor të zhvilluar sipas ideve të qarta strategjike dhe të jetësuar nëpërmjet planeve realiste të zbatimit. Të shpresojmë!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Brataj: Përse virusi ka lëvizur me “valë”

Brataj: Përse virusi ka lëvizur me “valë”

Publikuar më 07.05.2021
Covid dhe pandemi: Ja pse virusi ka lëvizur me “valë” Vala e...

Covid dhe pandemi: Ja pse virusi ka lëvizur me “valë” Vala e parë, e dytë dhe e treta, këto janë valët me të cilat Covid-19 ka goditur vendet dhe kombet e tjera. I pari e pa Italinë si epiqendrën e pandemisë evropiane në Mars 2020 nga ku u përhap më pas në vatra të ndryshme. […]

Lexo më shumë

Pse zyrtarisht po shkojmë drejt një qeverisje të unitetit kombëtar?!

Pse zyrtarisht po shkojmë drejt një qeverisje të unitetit kombëtar?!

Publikuar më 06.05.2021
Alban Daci BE ka lindur si një nevojë urgjente, pas Luftës s...

Alban Daci BE ka lindur si një nevojë urgjente, pas Luftës së Dytë Botërore, për të shmangur luftërat përmes bashkëpunimit. Dy konfliktet botërore e kishin rrënuar kontinentin, duke dalë të gjithë të shkatërruar dhe të humbur ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht dhe materialisht. Dy vendet në Europë, me rivalët që kishin humbur me shumë dhe kishin bërë […]

Lexo më shumë

“Ju lutemi na kolonizoni”/ Intelektualë dëgjoni, e ardhmja e Ballkanit nuk ka të ngjarë të jetë shumë e ndryshme nga e kaluara e Ballkanit

“Ju lutemi na kolonizoni”/ Intelektualë dëgjoni, e ardhmja e Ballkanit nuk ka të ngjarë të jetë shumë e ndryshme nga e kaluara e Ballkanit

Publikuar më 03.05.2021
Jo shumë kohë më parë, mora pjesë në një bisedë në lidhje me...

Jo shumë kohë më parë, mora pjesë në një bisedë në lidhje me telenovelën e gjatë, e quajtur dialogu Prishtinë-Beograd. Nuk është për t’u habitur, shumica e pjesëmarrësve perëndimorë theksuan nevojën për përfshirje më të gjerë dhe më të thellë evropiane dhe – veçanërisht – amerikane në një raund tjetër të diplomacisë së zakonshme. Shumica […]

Lexo më shumë

Çfarë na mësuan këto zgjedhje?

Çfarë na mësuan këto zgjedhje?

Publikuar më 30.04.2021
Një popull që ka të përmbushura nevojat minimale fillon dhe ...

Një popull që ka të përmbushura nevojat minimale fillon dhe mendon. Të mendosh do të thotë të kuptosh e më pas të krijosh e të kërkosh. Të kërkosh! Kjo është e rrezikshme! Një popull që nuk ka nevoja minimale është dinjitoz dhe vendos denjësisht për ato zgjedhje që kontribuojnë në më të mirën e tij, […]

Lexo më shumë

Pa gjak! Nuk duam qeveri me duar të përgjakura!

Pa gjak! Nuk duam qeveri me duar të përgjakura!

Publikuar më 23.04.2021
Ne duam shpresë! Atë që na vratë këto dekada, atë duam të fi...

Ne duam shpresë! Atë që na vratë këto dekada, atë duam të fitojmë në këtë 25 Prill! Ne duam shpresë, nuk duam të masni ju forcat duke derdhur gjak të pafajshëm për të fituar përsëri Ju! Se Shqipëria po hyn në ditët e fundit para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, ditës kur shqiptarët do t´u […]

Lexo më shumë

Karantina, që ata emigrantë të mos votojnë më 25 Prill!

Karantina, që ata emigrantë të mos votojnë më 25 Prill!

Publikuar më 22.04.2021
Dje ministrja Manastirliu mbrojti vendimin e marionetave të ...

Dje ministrja Manastirliu mbrojti vendimin e marionetave të Boratit për të vendosur karantinën 14 ditore për emigrantët që vijnë në Shqipëri për Pashkë, duke e quajtur atë një vendim teknik. Së pari, në se ky vendim do të ishte teknik, përse nuk u mor në tetor ose nëntor, atëherë kur vendime të ngjashme merreshin në gjithë […]

Lexo më shumë

SPAK, një qen roje i PS

SPAK, një qen roje i PS

Publikuar më 19.04.2021
Nga Andi Bushati Që prej fillimit të javës që shkoi, pasi La...

Nga Andi Bushati Që prej fillimit të javës që shkoi, pasi Lapsi.al botoi skandalin e grabitjes të të dhënave personale të qytetarëve të Tiranës, unë dhe kolegu im Armand Shkullaku jemi bërë pjesë e një hetimi të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit. Fillimisht një grup oficerësh të policisë gjyqësore u shfaqën në zyrat […]

Lexo më shumë

DITARI I 25 PRILLIT(-10)/ Tuneli i shembur i Ramës

DITARI I 25 PRILLIT(-10)/ Tuneli i shembur i Ramës

Publikuar më 14.04.2021
Arben Rrozhani Kryeministri Rama sapo bëri një diversion pol...

Arben Rrozhani Kryeministri Rama sapo bëri një diversion politik rrugës për në Dibër. Në njërin nga tunelet e “Rrugës së Arbrit” inskenoi një takim të rastësishëm me një mbështetës të PD-së, siç e tregonte maska dhe iu drejtua të gjitha mbështesve të PD-së se pas 25 prillit do t’i nxirrte nga tuneli. “Do fitoni ju […]

Lexo më shumë