
Tre persona, dy menaxhere dhe një punonjëse janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi ushtronin prostitucion në qendrën e masazheve në rrugën “Teodor Keko”. Ndërkohë është shpallur në kërkim pronari dhe janë vënë në hetim klienti dhe tre punonjëse. Përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këtë ambient, nga 2 menaxheret dhe 4 punonjëset (masazhatore), ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit, i organizuar nga pronari i kësaj qendre. Menaxherët që janë vënë në pranga, të identifikuar si M. H., 27 vjeç dhe B. K., 23 vjeçe, akuzohen për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Edhe 22-vjeçarja e identifikuar si S.S., akuzohej për veprën penale “Prostitucioni”.
Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, personat e identifikuar si:
Z. A., 30 vjeçe, Xh. Sh., 21 vjeçe dhe A. K., 26 vjeçe, të trija banuese në Tiranë, punonjëse në qendrën e masazheve;
– R. M., 37 vjeç, banues në Maqedoni, klient në qendrën e masazheve.
– M. H., 27 vjeç dhe B. K., 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, menaxhere në një qendër masazhesh, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
– S. S., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, punonjëse në qendrën e masazheve, për veprën penale “Prostitucioni”.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi M. M., 47 vjeç, pronari i qendrës së masazheve, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Shtetaset M. H. dhe B. K. menaxhonin qendrën e masazheve në pronësi të shtetasit M. M., në rrugën “Teodor Keko”, në të cilën ishin të punësuara shtetaset S. S., Z. A., Xh. Sh. dhe A. K. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply