×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Prodhimi bujqësor në Shqipëri ka kosto 38% më të larta se mesatarja rajonale, shqetësimet e fermerëve në zonat prodhuese

Para pak ditësh Autoriteti Konkurrencës vuri nën hetim paraprak në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe inputeve bujqësore pasi në mënyrë të koordinuar kishin fiksuar çmimet duke i lëne ato në nivele të larta.

Fermerët në zonat prodhuese të vendit katër vitet e fundit kanë shprehur shqetësime për rritjen e shpejtë të çmimeve të plehrave kimikë. Çmimet e larta të plehrave kimikë të kombinuara me çmimet e larta të naftës dhe mungesës e subvencioneve nga ana e tjetër e bëjnë Shqipërinë vendin më koston më të lartë të prodhimeve në Rajon.

Sipas databazës statistikore nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë në Kombet e Bashkuara (FAO), Shqipëria kishte së paku kosto 38 për qind më të se mesatarja rajonale për prodhimin e një ton grurë.

Sipas të dhënave që i referohen vitit 2019, në Shqipëri prodhimi i 1 ton grurë kushtoi 286 dollarë, ndërsa në Maqedoni e njëjta njësi kushtoi 201 dollarë, në Bosnjë 170 dollarë. Serbia ka kostot më të ulëta rajonale pasi prodhimi i një toni grurë kushton 169 dollarë.

Bujqësia është sektori më i madh i ekonomisë së vendit me rreh 19 për qind të kontributit në PBB, 44% të kontributit në punësim, por vijon të vuajë nga primitivizmi, copëzimi i lartë i tokës, kostot e larta të inputeve dhe mungesa e mbështetjes nga qeveria.

Në të gjithë rajonin bujqësia, sidomos prodhuesit përfitojnë nga skemat e drejtpërdrejta të mbështetjes financiare.

Si rrjedhojë e kostove të larta dhe mungesës së mbështetjes qeveritare, bizneset bujqësore vuajnë nga norma të ula fitimi dhe shpesh me humbje. Mungesa e fizibilitetit i ka lënë fermat shqiptare jashtë skemave të financimit.

Në një studim tjetër të FAO-s që një fermë në Shqipëri të sigurojë të ardhura për pagën minimale të dy personave dhe tepricë për pak investime duhet të gjenerojë 5 mijë euro në vit, që nga viti i parë i investimit. Ne analizën e FAO-s, në skenarin normal, një fermë me 1 ha tokë mund të sigurojë këtë të ardhur nëse përzgjidhet me kujdes produkti që ka shitje të siguruar.

Ndërsa një fermë me 2 ha tokë ka potenciale për të qenë fitimprurëse nëse është serë dhe janë mbjellë perimet kryesore të konsumit. Një fermë bagëtish është fizibël me jo më pak se 7 lopë dhe me një hektar tokë për lopë dhe një fermë me të imta nuk është fizibël në më pak se 100 krerë. Këto sipërfaqe fermash dhe numri i krerëve është llogaritur të mbulojë me të ardhura vetëpunësimin e familjes që i zotëron.

Por sipas FAO-s, fermat nën 1 ha janë shumë të vogla dhe jo fizibël në vijimësi, fermat midis 1 dhe 2 ha janë disi fizibël, por me shumë vështirësi, ndërsa fermat mbi 2 ha kanë një potencial të caktuar tregu. Duke qenë të vogla, fermat mund të përshtaten me kërkesën e tregut, por nën 1 hektar ato nuk janë fizibël as për pemishte e as për perime. /Monitor/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreziqet dhe shanset e mandatit të tretë – Çfarë ka mbetur akoma pa parë

Rreziqet dhe shanset e mandatit të tretë – Çfarë ka mbetur akoma pa parë

Publikuar më 02.05.2021
Planet për vepra të mëdha në mandatin e tretë rrezikojnë të ...

Planet për vepra të mëdha në mandatin e tretë rrezikojnë të shfryhen nga borxhi i lartë publik dhe ezaurimi i hapësirave fiskale. Rreziqet e vazhdimit të PPP-ve dhe sidomos atyre të fshehura, siç janë garantimi i trafikut të aeroporteve të reja që pritet të ndërtohen. Arbitrazhet janë një tjetër detyrim që mund të kalojë 400 […]

Lexo më shumë

Të dypunësuarit mund të paguajnë 25 milionë euro tatim mbi të ardhura shtesë, për pagat e 2020-s

Të dypunësuarit mund të paguajnë 25 milionë euro tatim mbi të ardhura shtesë, për pagat e 2020-s

Publikuar më 22.04.2021
Janë 88.6 mijë të punësuar, që gjatë vitit 2020 kanë pasur d...

Janë 88.6 mijë të punësuar, që gjatë vitit 2020 kanë pasur dy punë, të cilët do të duhet të deklarojnë të ardhurat e përfituara në vitin 2020, deri më 30 prill 2021, pavarësisht nivelit të pagave që kanë pasur. Ky deklarim do t’i ngarkojë ata me tatim mbi të ardhura shtesë, si rrjedhojë e disa […]

Lexo më shumë

Fushata dyfishon shpenzimet për investime në tremujor, ngecin fondet e rindërtimit

Fushata dyfishon shpenzimet për investime në tremujor, ngecin fondet e rindërtimit

Publikuar më 16.04.2021
Qarkullimi i fondeve publike është rritur ndjeshëm në kulmin...

Qarkullimi i fondeve publike është rritur ndjeshëm në kulmin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se gjatë periudhës janar-mars 2021 u shpenzuan për investime 11,3 miliardë lekë. Kjo shumë ishte 118% më e lartë se fondi i shpenzuar në tremujorin e parë të vitit të […]

Lexo më shumë

Buxheti dhe Becchetti

Buxheti dhe Becchetti

Publikuar më 15.04.2021
Ekonomia e Shqipërisë nuk arrin të prodhojë para. Të ardhura...

Ekonomia e Shqipërisë nuk arrin të prodhojë para. Të ardhurat buxhetore nuk kanë arritur të kalojnë 27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë gjithë periudhës së tranzicionit, duke qenë ndër më të ulëtat në Europë dhe rreth 10 pikë përqindje më pak sesa mesatarja rajonale. Informaliteti i lartë, produktiviteti i ulët, mungesa e sipërmarrjeve […]

Lexo më shumë

BSH: Efekti direkt i pandemisë u ndie më shumë në hoteleri dhe në industrinë përpunuese

BSH: Efekti direkt i pandemisë u ndie më shumë në hoteleri dhe në industrinë përpunuese

Publikuar më 14.04.2021
Banka e Shqipërisë e vlerëson rreth 6.3% efektin e drejtpërd...

Banka e Shqipërisë e vlerëson rreth 6.3% efektin e drejtpërdrejtë negativ të pandemisë në ekonominë shqiptare për 9 muajt e parë të vitit 2020. Vlerësimi është kryer duke marrë parasysh ndikimin e masave kufizuese të ndërmarra në secilin komponent të kërkesës agregate dhe, më tej, nëpërmjet aplikimit të tabelave input-output, është filtruar ndikimi i tyre […]

Lexo më shumë

FMN: Ekonomia shqiptare pritet të arrijë nivelin e para krizës që këtë vit

FMN: Ekonomia shqiptare pritet të arrijë nivelin e para krizës që këtë vit

Publikuar më 13.04.2021
Fondi Monetar Ndërkombëtar është optimist që ekonomia shqipt...

Fondi Monetar Ndërkombëtar është optimist që ekonomia shqiptare do të arrijë nivelin e parakrizës që këtë vit. Në të dhënat e publikuara të Pasqyrës Ekonomike Globale të prillit, FMN parashikon që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), me çmime korente në 2020-n të arrijë në rreth 17.1 miliardë lekë, duke e tejkaluar nivelin e para pandemisë. […]

Lexo më shumë

420 milionë euro të shpenzuara në bare e restorante/ Shqipëria rekord në Europë për numrin e kafeneve si model biznesi

420 milionë euro të shpenzuara në bare e restorante/ Shqipëria rekord në Europë për numrin e kafeneve si model biznesi

Publikuar më 22.03.2021
Të hapësh një biznes në Shqipëri nuk kërkon ndonjë model të ...

Të hapësh një biznes në Shqipëri nuk kërkon ndonjë model të veçantë. Të gjithë rendin ose drejt dyqaneve të tregtisë apo shërbimeve dhe mbi të gjitha pas bareve apo restoranteve. Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2019, në Shqipëri kishte rreth 16 mijë barë e restoranteve (4 mijë restorante dhe 12 mijë bare), […]

Lexo më shumë

INSTAT: Punësim pa produktivitet, prodhimi për punonjës ra më 2019

INSTAT: Punësim pa produktivitet, prodhimi për punonjës ra më 2019

Publikuar më 16.02.2021
Numri i të punësuarve u rrit më tej në vitin 2019, por shtim...

Numri i të punësuarve u rrit më tej në vitin 2019, por shtimi i tyre të paktën sipas statistikave zyrtare nuk u shoqërua me rritjen e prodhimit për punonjës. Ecuria tregon se, rritja e numrit të të punësuarve nuk e ka rritur produktivitetin në ekonomi dhe për rrjedhojë, edhe të ardhurat e tyre, sipas të […]

Lexo më shumë