×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Procedura për kompensimin financiar të pronarëve, pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet informale

Në zbatim të VKM Nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton:

Fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale, gjeneralitetet dhe të dhënat e të cilëve janë sipas VKM Nr. 531, datë 08.07.2020. Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesve do të fillojë në datën 20.07.2020 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë. ATP fton të gjithë subjektet e interesuara, të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumentave përkatës.

Subjekti kërkues duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesën për kompensimin e pronës, sipas formatit tip, që i vihet në dispozicion nga ATP
  2. Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil
  3. Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. (Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo kërkesë të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 (dymijë) lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme)
  4. Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare (IBAN), ku do të transferohet vlera financiare e përfituar
  5. Fotokopjen e dokumentit të identifikimit
  6. Mandat pagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2 000 (dymijë) lekë.

Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Qeveria Rama kërkon të marrë edhe 700 mln euro borxh të ri

Qeveria Rama kërkon të marrë edhe 700 mln euro borxh të ri

Publikuar më 13.10.2021
Shqipëria po bëhet gati të dalë në tregje ndërkombëtare për ...

Shqipëria po bëhet gati të dalë në tregje ndërkombëtare për një Eurobond të ri deri në vlerë 700 milion euro. Ministrja e Financave tha se borxhi i huaj do të merret për të mbuluar nevojat e buxhetit. Pas mbledhjes me ministrat, u bë me dije se qeveria ka përgatitur edhe një memorandum që do t’i […]

Lexo më shumë

“Rritja e çmimit të energjisë prek të varfrit”/ Heqja e TVSH-së për produktet e shportës, FMN del kundër

“Rritja e çmimit të energjisë prek të varfrit”/ Heqja e TVSH-së për produktet e shportës, FMN del kundër

Publikuar më 12.10.2021
Shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun, është s...

Shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun, është shprehur kundër propozimeve të opozitës në vendin tonë, për heqjen e TVSH-së për produktet e shportës. Sipas Yan Sun, kjo nuk përkthehet domosdoshmërisht në ulje të çmimeve, ndërkohë që theksoi se fokusi i qeverisë duhet të jenë shtresat në nevojë. Yan Sun u shpreh se:  […]

Lexo më shumë

Aplikohet për rritjen e çmimit të energjisë, OST kërkon tarifa më të larta, vendimi “në dorë” të Entit Rregullator të Energjisë

Aplikohet për rritjen e çmimit të energjisë, OST kërkon tarifa më të larta, vendimi “në dorë” të Entit Rregullator të Energjisë

Publikuar më 07.10.2021
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe Operatori i Sistemi...

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit kanë aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për rritjen e tarifave të shpërndarjes dhe transmetimit të energjisë. Burime të sigurta i konfirmuan TV SCAN se niveli i kërkuar i rritjes së tarifave është i ngjashëm me aplikmet e viteve të kaluar, ndërkohë që do […]

Lexo më shumë

Guvernatori i BSH: Nëse rritja e çmimeve provohet më e fortë, rishikojmë politikën monetare

Guvernatori i BSH: Nëse rritja e çmimeve provohet më e fortë, rishikojmë politikën monetare

Publikuar më 06.10.2021
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi sot s...

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi sot se ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet, ndërsa inflacioni pritet të kthehet në objektiv vitin e ardhshëm. Sejko bëri një panoramë të situatës ekonomike në vend, teksa theksoi se nëse rritja e çmimeve e paralajmëruar do të jetë më e fortë, Këshilli Mbikëqyrës do të […]

Lexo më shumë

Kostoja e energjisë është “galopante”/ Çmimi i gazit europian shënon një rekord të ri të lartë

Kostoja e energjisë është “galopante”/ Çmimi i gazit europian shënon një rekord të ri të lartë

Publikuar më 06.10.2021
Kontratat e gazit arritën nivele të reja në Europë sot, me ç...

Kontratat e gazit arritën nivele të reja në Europë sot, me çmimet galopante që krijuan kosto mbytëse të energjisë në prag të dimrit. Çmimi i referencës europiane, TTF holandeze (Transfer Facility), regjistroi një rritje prej 16.36% në 135.00 euro për megavat orë (MWh). Çmimi i gazit britanik, me shpërndarjen muajin tjetër, regjistroi një kërcim prej […]

Lexo më shumë

Samiti i BE-Ballkanin Perëndimor/ Presidenti i BEI-së, Werner Hoyer, nënvizon mbështetjen për transformimin e gjelbër dhe digjital

Samiti i BE-Ballkanin Perëndimor/ Presidenti i BEI-së, Werner Hoyer, nënvizon mbështetjen për transformimin e gjelbër dhe digjital

Publikuar më 06.10.2021
Në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Br...

Në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Brdo-pri-Kranju, Slloveni, Presidenti i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), Werner Hoyer, i shoqëruar nga zëvendëspresidentja e BEI-t, Lilyana Pavlova, përsëriti mbështetjen e bankës së BE-së për integrimin e rajonit në BE, rimëkëmbjen e qëndrueshme nga pandemia e COVID-19 dhe digjitalizimin e tregut rajonal. Këto qëllime […]

Lexo më shumë

Rrjedhja masive e të dhënave ekspozon pasuritë e fshehura të liderëve globalë

Rrjedhja masive e të dhënave ekspozon pasuritë e fshehura të liderëve globalë

Publikuar më 04.10.2021
Raportet nga mediat përshkruajnë sesi të pasurit përdorin pa...

Raportet nga mediat përshkruajnë sesi të pasurit përdorin parajsat tatimore për të lëvizur dhe ruajtur paratë Një nga rrjedhjet më të mëdha të informacionit financiar ka ekspozuar pasuritë e fshehura të qindra njerëzve të pasur dhe të fuqishëm në të gjithë botën, shkruan Financial Times. Transaksionet financiare të dhjetëra liderëve botërorë, nga Mbreti Abdullah i […]

Lexo më shumë

Konsumi këtë vit/ Nga shkurti në maj shpenzime rekord për barna, rriten blerjet e veshjeve e këpucëve

Konsumi këtë vit/ Nga shkurti në maj shpenzime rekord për barna, rriten blerjet e veshjeve e këpucëve

Publikuar më 17.09.2021
Konsumi ka shfaqur shenja gjallërimi në gjysmën e parë të kë...

Konsumi ka shfaqur shenja gjallërimi në gjysmën e parë të këtij viti, pas tkurrjes së fortë të tij në të njëjtën periudhë të një viti më parë, për shkak të efekteve të karantinës që u ndërmor menjëherë për të frenuar pasojat e pandemisë. Sipas të dhënave të detajuara mujore të INSTAT, në mars dhe në […]

Lexo më shumë