×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Çështja e Saimir Tahirit në pikën zero, Apeli e kthen dosjen për rigjykim (VIDEO)

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur sot të rikthejë për rigjykim në Shkallën e Parë dosjen e Saimir Tahirit, duke e kthyer kësisoj çështjen e ish-ministrit të Brendshëm në pikën zero.

Gazetari i “Shekulli”-t në terren Erdi Bërxulli raporton se vendimi i sotëm nënkupton që nga shtatori Saimir Tahiri do të rinisë një betejë të re ligjore. Më herët sjellim në vëmendje që Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin.

Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar Saimir Tahirin vetëm për “shpërdorim detyre” edhe pse Prokuroria e akuzonte atë për “grup të strukturuar kriminal”, trafikim të lëndëve narkotike” dhe “veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Janë ndërkojë tri episode në lidhje me akuzën për kultivimin e lëndëve narkotike, ku Prokuroria nuk i ka ngritur akuzë dy të pandehurve, por i ka përmendur në aktakuzë.

Pretendimi i Saimir Tahirit dhe Jaeld Çelës është që në bazë të përmendjes ose t’i ngrihet akuzë ose t’i hiqet referimi në aktakuzë.

Deklarata e Saimir Tahirit për median: Kjo është padrejtësi!

Dihej që historia do merrte një drejtim. Rikthimi në pikën zero është padrejtësi. Mua nëse ka edhe një njeri të dytë që zvarritet kështu. Mua më vjen turp për detyrat që kam mbajtur. Totalisht  e pakuptimtë të vazhdojë kjo histori. Ju jeni të influencuar nga historia politike. Nuk kam asnjë emocion përveçse t’i shkoj deri në fund. Beteja vazhdon nga e para. Gjykata e Lartë nuk ekziston. Nuk e kam vendimin në dorë.

Gjykata tha se Prokuroria nuk ka zbatuar kërkesat e ligjit për zbatimin e ndjekjes penale. Është e qartë si drita e diellit që drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi dhe kjo po zvarritet. Duhet të shoh vendimin. Unë në postin e ministrit i dërgoja çdo javë një shkresë me emra gjyqtarësh dhe prokurorësh që kishin shkelur ligjin.

E bëja publikisht dhe nuk kam bërë asnjë lloj kompromisi. Nuk kam asnjë opinion për mënyrë e gjykimit. Më intereson drejtësia. Kam luftuar pasi pa diskutim kam bërë gabim. Kam dëgjuar. Ju garantoj se nuk kam bërë asnjë faj. Kam kusuret e mia në politikë, por kurrë nuk kam bërë faj. Meqë Prokuroria më akuzoi ika nga deputetllëku. Ia ka vlejtur të përballesha si qytetar jo si ata vemjet që përballen si politikanë. Këmbët e mia më mbajnë. Po e pashë të arsyeshme do ketë gjykim të zakonshëm. Unë po iu them që jam i dedikuar në këtë proces. Është jeta ime.

Nuk është një pikë dhe pa asnjë diskutim do gjej një mënyrë të përballem si duhet. Mua më mbajnë këmbët e mia dhe kokën e kam mbi supet e mia. Ju garantoj se kam luftuar më shumë se gjithë ata tjerët të marrë bashkë. Kam qenë në pikëpyetje për të qenë transparent për çdo bimë apo që ju të mos merrni vesh asgjë. Do ketë një kohë të flas edhe politikisht. Unë kam zgjedhur atë rrugë. Jam prapë kampion.

Saimir Tahiri mbërrin në gjykatë

Në këtë video shfaqen momentet kur Saimir Tahiri mbërrin në gjykatë i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia.

Kujtojmë që ditën e mërkurë Gjykata e Posaçme e Apelit shtyhu për të premten vendimin për Saimir Tahirin.

Më 20 shtator 2019, ai u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shpërdorim detyre dhe u dënua me  5 vite burg, të ulura në 3,4 vite shërbim prove.

26 qershor/ Saimir Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia ndërsa i drejtohen gjykatës

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aksident në Rinas/ Një makinë përfundon e përmbysur, tjetra del jashtë rruge (FOTO)

Aksident në Rinas/ Një makinë përfundon e përmbysur, tjetra del jashtë rruge (FOTO)

Publikuar më 07.08.2020
Një aksident raportohet të ketë ndodhur sot pasdite në rrugë...

Një aksident raportohet të ketë ndodhur sot pasdite në rrugën e Rinasit. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku njëra është përmbysur në rrugë, ndërsa tjetra tip “Smart” ka përfunduar jashtë rruge. Fatmirësisht dy drejtueset e mjeteve ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 07.08.2020, rreth orës 16:40, në rrugën e […]

Lexo më shumë

“E çova vëllanë me këmbët e tij, po ma nxjerrin të vdekur”, rrëfimi tronditës nga Sanatoriumi: Si t’ia them nënës dhe tre fëmijëve që ai nuk është më

“E çova vëllanë me këmbët e tij, po ma nxjerrin të vdekur”, rrëfimi tronditës nga Sanatoriumi: Si t’ia them nënës dhe tre fëmijëve që ai nuk është më

Publikuar më 06.08.2020
Një rrëfim tronditës ka qenë ai i një qytetari pranë spitali...

Një rrëfim tronditës ka qenë ai i një qytetari pranë spitalit të Sanatoriumit në Tiranë, i cili sapo kishte mësuar që kishte humbur të vëllanë e tij, i cili dyshohet se ishte prekur nga Covid 19. Teksa fliste për gazetarin Erjon Skendaj, ai u shpreh se të vëllanë e kishte çuar në gjendje të mirë […]

Lexo më shumë

Vijojnë ditët me shi, ja si parashikohet moti nesër në vendin tonë

Vijojnë ditët me shi, ja si parashikohet moti nesër në vendin tonë

Publikuar më 05.08.2020
Në parashikimin e fundit të bëra nga Shërbimi Ushtarak Meteo...

Në parashikimin e fundit të bëra nga Shërbimi Ushtarak Meteorologjik, dita e enjte pritet të vijoj të jetë nën ndikmin e kushteve jo të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë kryesisht me kthjellime por kryesisht pas orëve të mesditës edhe vranësira mesatare deri dhe të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të […]

Lexo më shumë

Stuhia fundosi mjetin e tyre lundrues/ Dalin detaje për 4 anëtarët e familjes, gruaja dyshohet të jetë mbytur

Stuhia fundosi mjetin e tyre lundrues/ Dalin detaje për 4 anëtarët e familjes, gruaja dyshohet të jetë mbytur

Publikuar më 05.08.2020
Policia ka dhënë detaje rreth ngjarjes së ndodhur sot në Jug...

Policia ka dhënë detaje rreth ngjarjes së ndodhur sot në Jug të vendit ku 4 anëtarë të së njëjtës familje rrezikuan mbytjen në det pasi mjeti lundrues ku ata ndodheshin u fundos nga stuhia. Mësohet se rojat bregdetare kanë shpëtuar 3 shtetas që rrezikuan mbytjen, ndërsa vijon kërkimi intensiv për një shtetase që ishte në […]

Lexo më shumë

Hapet tenderi prej 14 milionë euro për rindërtimin e Piramidës

Hapet tenderi prej 14 milionë euro për rindërtimin e Piramidës

Publikuar më 04.08.2020
Bashkia Tiranë ka hapur tenderin për rindërtimin dhe transfo...

Bashkia Tiranë ka hapur tenderin për rindërtimin dhe transformimin e Piramidës në një qendër edukimi për teknologjinë për të rinjtë. Fondi limit i tenderit është rreth 14 milionë euro pa TVSH, dhe të gjitha kompanitë e interesuara kanë afat deri në 2 shtator për të dorëzuar ofertat. Financimi i rindërtimit të Piramidës do të sponzorizohet […]

Lexo më shumë

Kreditë bëhen më të lira se asnjëherë, huatë për shtëpi në rritje të lehtë

Kreditë bëhen më të lira se asnjëherë, huatë për shtëpi në rritje të lehtë

Publikuar më 04.08.2020
Ndonëse në këtë periudhë pakkush mund të mendojë të bëjë inv...

Ndonëse në këtë periudhë pakkush mund të mendojë të bëjë investime, apo të realizojë blerje të mëdha, normat e interesit janë më të favorshme se asnjëherë tjetër. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit (për të gjitha afatet e maturimit) të huave të reja në lekë të dhëna për individët, bizneset dhe […]

Lexo më shumë

Studimi/ Koronavirusi mund të shkaktojë humbje të dëgjimit

Studimi/ Koronavirusi mund të shkaktojë humbje të dëgjimit

Publikuar më 01.08.2020
Sipas një studimi disa njerëz pavarësisht se u shëruan nga k...

Sipas një studimi disa njerëz pavarësisht se u shëruan nga koronavirusi kanë pasur probleme me dëgjimin. Audiologët në Universitetin e Mançesterit anketuan 121 të rritur gjate  tetë javëve pasi dolën nga spitali. Kur u pyetën për ndryshimet në seancat e tyre, 16 njerëz raportuan se ata kishin probleme me dëgjimin. Tetë raportuan  se nuk dëgjonin […]

Lexo më shumë

Ndërkombëtarët të keqardhur: Reforma Zgjedhore u kthye në konfliktuale, ndryshimet kushtetuese pa gjithëpërfshirje

Ndërkombëtarët të keqardhur: Reforma Zgjedhore u kthye në konfliktuale, ndryshimet kushtetuese pa gjithëpërfshirje

Publikuar më 30.07.2020
Kuvendi i Shqipërisë kaloi sot me 106 vota pro ndryshimet ku...

Kuvendi i Shqipërisë kaloi sot me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese për zgjedhjet, që i hapin rrugë listave pjesërisht të hapura dhe formulës së re të koalicioneve me lista unike. Fill pas këtij vendimi erdhi reagimi i PD-së, LSI-së dhe aleatëve, përmes zërit të Lulzim Bashës që në një dalje për media krah Dukës dhe […]

Lexo më shumë