×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Prindërit kërkojnë shfuqizimin e vendimit për mësim të shkurtuar dhe me turne

Në shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” në zonën e ish-Bllokut, dhjetëra prindër firmosën të enjten një peticion që kundërshtonte mësimdhënien me orë të shkurtura dhe me turne për fëmijët e tyre.

Peticioni i formuluar dhe shpërndarë në disa shkolla të kryeqytetit nga një grup prindërish, synon të nxisë Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë që të shfuqizojë udhëzimin për mësimin e shkurtuar në shkolla.  Në formulimin e dokumentit prindërit kanë parashikuar bojkot të mësimit dhe më pas protesta para ministrisë, nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh në një afat kohor 5-ditor nga dorëzimi i peticionit.

Iva Çaushaj, një prej iniciatorëve të këtij organizimi, i tha BIRN se kjo që po ndodh me fëmijët në shkollat e Tiranës është e papranueshme. Ajo shprehu keqardhjen se shumë prindër e përkrahin nismën, por nuk e firmosin peticionin nga frika për punën në administratë.

“Kërkesa jonë është një e vetme; zhvillimin e progamit lëndor me orare të plota 45 minutëshe. Është e pafalshme që fëmijët tanë penalizohen për shkak të pandemisë, kur këto masa nuk zbatohen në asnjë aspekt tjetër të jetës sociale të qytetit,” tha ajo. Sipas Çaushajt, kjo nuk është vetëm një çështje e prindërve, por e gjithë qytetarëve.

Peticioni citon si bazë ligjore nenin 57, pika 1 të “Kushtetutës së Shqipërisë” me argumentin se po shkelet e drejta themelore kushtetuese për arsim, si dhe ligjin “Për arsimin parauniversitar” për cënimin e të drejtës së prindërve për konsultim në vendimmarrje.

Rigerls Xhemollari nga Qendresa Qytetare, një organizatë joqeveritare për çështje të arsimit, i tha BIRN se vendimi për orare të shkurtuara është diskriminues, pasi prek vetëm një pjesë të nxënësve ose rreth 370 shkolla në të gjithë vendin. “Shteti nuk ofron barazi për të gjithë fëmijët dhe shkel të drejtën për arsim cilësor, duke e bërë mësimin joefektiv me oraret e shkurtuara,” theksoi ai. Sipas tij, janë afro 60-70 mijë nxënës që preken nga mësimi me turne.

Aneo Hilaj, prind i dy fëmijëve që ndjekin arsimin 9-vjeçar, tha se këto masa të ministrisë po penalizojnë jo vetëm fëmijët, por dhe prindërit. “Duhet që një prej prindërve të mos punojë në mënyrë që të jetë në gatishmëri për të çuar e marrë fëmijët nga shkolla me turnet dhe oraret e shkurtuara të mësimit,” tha ai.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tha të mërkurën, se oraret e shkurtuara dhe mësimi me turne prekte vetëm 22 për qind të shkollave, të cilat kanë densitet të lartë nxënësish për klasë, ndërsa 78 për qind e tyre zhvillon mësimin normal.

Prindërit paralajmërojnë se do të dalin në protestë së bashku me fëmijët, nëse shteti nuk reagon për të zgjidhur problemin. /Reporter.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Basha e dërgoi si drejtues politik edhe në Shkodër, përkrahësit e Berishës tallen me 7 postet e Alibeajt

Basha e dërgoi si drejtues politik edhe në Shkodër, përkrahësit e Berishës tallen me 7 postet e Alibeajt

Publikuar më 27.01.2022
Pas largimit të Helidon Bushatit, drejtimin politik në Shkod...

Pas largimit të Helidon Bushatit, drejtimin politik në Shkodër Basha ia ka besuar Enkelejd Alibeajt, që merr kështu postin e shtatë nga Basha. Reagimet në rrjetet sociale janë të shumta. Ndiqini më poshtë disa prej tyre: NARD NDOKA Sikur të gjithë të largohen, s’ka problem për Lulin! Alibeaj e Gjekmarkaj zëvendësues për çdo vrimë..! EDMOND […]

Lexo më shumë

Sekuestrohen në Serbi 300 kg kanabis që dyshohet se vinte nga Shqipëria, 5 të arrestuar (VIDEO)

Sekuestrohen në Serbi 300 kg kanabis që dyshohet se vinte nga Shqipëria, 5 të arrestuar (VIDEO)

Publikuar më 27.01.2022
Rreth 300 kilogramë kanabis janë sekuestruar në Serbi, drogë...

Rreth 300 kilogramë kanabis janë sekuestruar në Serbi, drogë e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria. Sipas mediave serbe, 87 pakot e drogës u gjetën në një furgon në fshatin Turija, ndërsa janë arrestuar 5 persona, të cilët dyshohet se janë trafikantët e drogës. Policia ka arrestuar shtetasit, E. N. (1972), M. A. (1987), F. […]

Lexo më shumë

Berisha çon deputetët dhe mbështet protestën e banorëve të ‘5 majit’: Pallatet do t’i ndërtojë ortaku i Lul Bravës

Berisha çon deputetët dhe mbështet protestën e banorëve të ‘5 majit’: Pallatet do t’i ndërtojë ortaku i Lul Bravës

Publikuar më 27.01.2022
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, mbërriti në Kuv...

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, mbërriti në Kuvend ditën e enjte, për të shprehur fillimisht solidaritetin me protestuesit e ‘5 Majit’. “Pavarësisht se kanë 15-20 vite në shtëpitë e tyre, iu prishen banesat në kundërshtim me çdo normë, ligj dhe Kushtetutë. U prishen banesat nga qeveritarë, të cilët dëshmojnë se hajnitë, vjedhjet e tyre, […]

Lexo më shumë

Alarmon ish-presidenti rus, Medvedev: Konflikti ShBA-Rusi do të ishte katastrofik

Alarmon ish-presidenti rus, Medvedev: Konflikti ShBA-Rusi do të ishte katastrofik

Publikuar më 27.01.2022
Ish-presidenti i Rusisë, i cili tani gjithashtu mban një pos...

Ish-presidenti i Rusisë, i cili tani gjithashtu mban një post të lartë në fushën e sigurisë, Dmitry Medvedev, tha të enjten se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen në diplomaci për ta zgjidhur mosmarrëveshjen rreth Ukrainës dhe jo t’i shtojnë tensionet për të fituar pikë në politikë. “Është e qartë këtu se rruga më […]

Lexo më shumë

Tarifat e reja të ujit, ERRU miraton metodologjinë e re, paralajmërohet rritja e çmimit

Tarifat e reja të ujit, ERRU miraton metodologjinë e re, paralajmërohet rritja e çmimit

Publikuar më 27.01.2022
Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ka miratuar metodologjinë e r...

Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ka miratuar metodologjinë e re e cila do të zbatohet në vazhdim sa herë të aplikohet nga ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve për rishikim të tarifave. Referuar dokumentit të bërë publik nga ky institucion i cili ka hyrë në fuqi qysh këtë muaj, ndërmarrjet do të duhet të kenë plane të qarta […]

Lexo më shumë

Iu shembën banesat, banorët e ‘5 Majit’ dhe Laprakës protestojnë para Kuvendit

Iu shembën banesat, banorët e ‘5 Majit’ dhe Laprakës protestojnë para Kuvendit

Publikuar më 27.01.2022
Banorët e lagjes “5 Maj” dhe Laprakës në Tiranë janë mbledhu...

Banorët e lagjes “5 Maj” dhe Laprakës në Tiranë janë mbledhur këtë mëngjes në protestë përpara Parlamentit. Banorët e 5 Majit kanë kërkuar nga Qeveria dhe institucionet transparencë lidhur me projektin e rindërtimit, ndërsa javën e kaluar disa qindra forca policore mësynë në zonë duke nxjerrë dhunshëm banorët nga banesat, të cilat më pas u […]

Lexo më shumë

Qeveria mbylli shkollat për mungesë të ngrohjes, ku u zhdukën dhjetra milionë euro të Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë së Tiranës?

Qeveria mbylli shkollat për mungesë të ngrohjes, ku u zhdukën dhjetra milionë euro të Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë së Tiranës?

Publikuar më 27.01.2022
Shkollat e arsimit parauniversitar u hapën sot, pas vendimit...

Shkollat e arsimit parauniversitar u hapën sot, pas vendimit të ministres së arsimit që i mbylli ato për datat 24-26 janar. Sipas ministres Evis Kushi, shkaku ishte moti i acartë, por më pas, ndërroi alibi, duke thënë se do të ngrinte uji në depozita dhe rrugët nga do të kalonin nxënësit. Por, motivi i vërtetë […]

Lexo më shumë

ShBA: Gazsjellësi rus me Gjermaninë nuk do të hapet, nëse pushtohet Ukraina

ShBA: Gazsjellësi rus me Gjermaninë nuk do të hapet, nëse pushtohet Ukraina

Publikuar më 27.01.2022
Departamenti i Shtetit i ShBA-së ka thënë se gazsjellësi “No...

Departamenti i Shtetit i ShBA-së ka thënë se gazsjellësi “Nord Stream 2”, i cili e lidh Gjermaninë me Rusinë, nuk do të miratohet, nëse Rusia e pushton Ukrainën. Përderisa tensionet rreth grumbullimit të trupave ruse afër Ukrainës janë të larta, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha të mërkurën në mbrëmje se administrata e Bidenit […]

Lexo më shumë