
Ministri i Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliu, ka prezantuar projektin për të cilin u ra dakord në mbledhjen e fundit të dy qeverive shqiptare për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës. Në konferencë për media, Aliu njoftoi se projekti në fjalë është prezantuar edhe në Bruksel. “Ky projekt po e merr rrugën e vet dhe jemi në faza ku mund të fillojmë me një plan për menaxhim që mund të na japë edhe një afat kohor e një buxhet që mundet me e mbulu. Kemi ndarë 1 milion euro për projektin e fizibilitetit, kemi supozuar që do të kushtojë kaq. Edhe Shqipëria ka ndarë 1 milion euro. Projekti i fizibilitetit do të përfshijë edhe Portin Tokësor”, ka thënë ai. Aliu thotë se me këtë projekt të hapen korridore të reja në Evropë që përfshihet edhe Kosova.
“Korridoret aktuale e përfshijnë me rrugë automobilistike Kosovën ose nuk e përfshijnë fare. Ka munguar lidhja e Kosovës me Jugun e Lindjen. Hekurudha Gjakovë-Shkodër ka qenë 103 km e gjatë dhe mjaft e përshtatshme, sipas studimeve në kohën e Austro-Hungarisë. Qyteti i Shkodrës e lidhe transportin e mallrave nga dy porte Tivarit e Durrësit. Kjo kalon nëpër Gjakovë e detyrimisht në Prishtinë e shpërndahen. Kosova bëhet vend tranzit për shpërndarjen e mallrave”, shtoi ministri i Infrastrukturës.
Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, duke prezantuar projektin
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply