Presidenti: Ministrja e Drejtësisë një falsifikatore, Rama s’e lejon të japë dorëheqjen

Presidenti i vendit Ilir Meta i pyetur lidhur me deklaratat e Ministres së Drejtësisë, lidhur me hallin e tij mbi reformën në drejtësi, e ka cilësuar znj. Gjonaj si falsifikatore.

Duke folur në studion e “Opinion” kreu i shtetit tha se znj. Gjonaj e ngatërron gjuhën e tij me gjuhën e Monika Kryemadhit, ndaj këtë çështje ta zgjidhin me njëra-tjetrën.

Pjesë nga intervista

Meta: Si mund të merrem unë me një falsifikatore, e para. E dyta, gjuha ime është shumë korrekte. Ajo më ngatërron me gjuhën e Monikës, atë ta zgjidhin me njëra-tjetrën.

Pyetje: Si ta zgjidhin, Zonja Kryemadhi është bashkëshortja juaj, është kryetare e partisë që keni krijuar ju…

Meta: Bashkëshorte, është në shtëpi, nuk është në sjelljen time si president.  Zonja në fjalë të shkojë të tregojë shokët tek SPAKU. Nuk do të ketë asnjë ditë ndalesë pa zbardhjen e kësaj afere kriminale, një krim kushtetues, që përfshin kuvendin, gjyqësorin, ( që është Dvorani) dhe Ministrinë e Drejtësisë që duhet te jetë garante e respektimit të kushtetutës dhe ligjit. Nuk ka Shqipëria institucion më të rëndësishëm se Gjykata Kushtetuese. Është e barabartë me Kushtetutën vetë. Një Gjykatë Kushtetuese me filmat që bën Dvorani, që bën kjo zonja, që bëjnë të gjithë ata Sekretarët e Përgjithshëm atje, e bëjnë këtë kushtetutë të shenjtë, një letër pa vlerë dhe pa asnjë rëndësi.

Pyetje: Ajo zonja është Ministrja e Drejtësisë së Shqipërisë, që pretendon se Presidenti ka një hall të madh me reformën në drejtësi.

Meta: Presidenti i ka kapur në flagrancë, jo për meritë të presidentit, se i ka paralajmëruar para dy vjetësh, po luani me Gjykatën Kushtetuese, po e lini vendin pa Gjykatë Kushtetuese, vetëm që të merrni kontrollin e saj dhe tek Gjykata Kushtetuese u kam thënë: vijë e kuqe, e kuqe flakë. Ky është krimi më i rëndë dhe më i thjesht për të hetuar.Duhen vetëm 10 minuta punë për t’i pyetur. Ministrja e ka vrarë në mënyrë juridike Kushtetutën dhe duhet të jepte dorëheqjen. Është ai që nuk e le të japë dorëheqjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet