×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Samiti i BE-Ballkanin Perëndimor/ Presidenti i BEI-së, Werner Hoyer, nënvizon mbështetjen për transformimin e gjelbër dhe digjital

Në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Brdo-pri-Kranju, Slloveni, Presidenti i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), Werner Hoyer, i shoqëruar nga zëvendëspresidentja e BEI-t, Lilyana Pavlova, përsëriti mbështetjen e bankës së BE-së për integrimin e rajonit në BE, rimëkëmbjen e qëndrueshme nga pandemia e COVID-19 dhe digjitalizimin e tregut rajonal. Këto qëllime janë pjesë e Planit Ekonomik dhe të Investimeve të Bashkimit Evropian (EIP) për Ballkanin Perëndimor, i cili përcakton një paketë investimi me vlerë afro 30 miliardë euro për rritjen e zhvillimit më të qëndrueshëm, më të gjelbër, digjital dhe më të fokusuar te njeriu në rajon.

Me nismën e Team Europe, BEI synon të kontribuojë në zbatimin e këtij plani të rëndësishëm me mbështetje të gjerë financiare dhe këshilluese. Kjo synon të përshpejtojë përgatitjen dhe zbatimin e projekteve kyçe për lidhjet e qëndrueshme, digjitalizimin dhe një tranzicion të gjelbër që do të ndihmojë në zbutjen dhe përshtatjen me ndikimin e ndryshimeve klimatike. Këto iniciativa janë thelbësore për nxitjen e rimëkëmbjes ekonomike afatgjatë, bashkëpunimin rajonal dhe konvergjencën me standardet e BE-së.

Presidenti i BEI-t Werner Hoyer tha: “Mbështetja e Bankës Evropiane të Investimeve do të përforcohet nga një prani e rritur lokale dhe një qasje e posaçme në këtë rajon të Evropës. Ky plan rikonfirmon rolin e BE-së si partner kryesor. Ai mundëson përfshirjen e normave dhe të standardeve të BE-së në rajon – para anëtarësimit në BE. Ai do të përshpejtojë integrimin socio-ekonomik të vendeve brenda rajonit dhe integrimin e tyre në BE. Ai do të sigurojë investime cilësore dhe transparencë, nëpërmjet kërkesave rigoroze të prokurimit.”

Banka e BE-së do të intensifikojë bashkëpunimin me të gjithë partnerët kryesorë në sektorin publik dhe privat për të zbatuar projektet kryesore dhe produktet financiare thelbësore për transformimin ekonomik të rajonit, duke zgjeruar mbështetjen e saj përtej financimit te dialogu i politikave, ngritja e kapaciteteve dhe avancimi me legjislacionin Acquis të BE-së. Një shembull i kohëve të fundit dhe i rëndësishëm i kësaj qasjeje është samiti i parë hekurudhor i Ballkanit Perëndimor i organizuar nga BEI, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Komisioni Evropian dhe komuniteti i transportit, i cili u mbajt në Beograd. Punimet e ndërtimit kanë filluar gjithashtu në korridorin hekurudhor X në Nish, një projekt kyç i transportit të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor.

“Ne kemi dorëzuar me sukses angazhimin tonë për të kontribuar me 1,7 miliardë euro si një përgjigje e menjëhershme ndaj COVID-19, duke përfshirë – mes shumë projekteve të tjera – skema garancie për punësimin e të rinjve, digjitalizimin e shkollave dhe mbështetjen për NVM-të që të rritet ndikimi i tyre social, sidomos në barazinë gjinore dhe ndërmjet brezave. Si Banka e Klimës e BE-së, ne jemi plotësisht të përkushtuar në mbështetjen e investimit në energji më të pastër, përshtatjen e klimës dhe zhvillimin e gjelbër teknologjikë”, – përmbyllir presidenti Hoyer.

Që nga fillimi i pandemisë, BEI ka ndarë 715 milionë euro në sektorin privat nën nismën Team Europe për të ndihmuar në ruajtjen e vendeve të punës dhe bizneseve, duke përshpejtuar rimëkëmbjen dhe transformimin në modelin e gjelbër dhe digjital. Në vitin 2021, banka e BE-së tashmë ka nënshkruar projekte me vlerë afro 600 milionë eurosh, e cila pritet të zhbllokojë 1,2 miliardë euro investime. Këto fonde janë të dedikuara për të siguruar një rimëkëmbje më të shpejtë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme  në të gjithë rajonin, futjen e rrjetit më të larmishëm, të besueshëm dhe efikas të energjisë në Serbi dhe përmirësimin e rrjetit të transportit urban në Sarajevë. Në të njëjtën kohë, BEI vazhdoi të ndihmonte në përgatitjen e një sërë projektesh përmes mbështetjes së gjerë këshillimore teknike si nga burimet e veta dhe nëpërmjet granteve të BE. Më e fundit është një grant prej 1,2 milion euro për Republikën Srpska për të mbështetur përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ujit dhe ujërave të zeza për mbi 216, 000 njerëz.

Zëvendëspresidentja  e BEI-së, Lilyana Pavlova, e cila është përgjegjëse për rajonin e Ballkanit Perëndimor, pohoi dhe një herë këtë angazhim në kontekstin e projekteve të ardhshme: “BEI ka nënshkruar tashmë një sërë investimesh të qëndrueshme për rajonin. Qëllimi ishte përmirësimi i infrastrukturës digjitale dhe shkathtësive, modernizimi i rrjeteve kryesore hekurudhore, ujore dhe transportit urban, dhe për të mundësuar punësimin gjithëpërfshirës me kreditimin e parë të stimulit të impaktit të nënshkruar në vitin 2020. Me këto dhe investime të ardhshme, ne synojmë të çimentojmë rolin e BEI si financuesja kryesor e projekteve të gjelbra, të qëndrueshme, digjitale dhe gjithëpërfshirëse në rajon.”

Të dhëna bazë:

Rreth BEI-së:

Banka Evropiane e Investimeve (BEI) është institucioni huadhënës afatgjatë i Bashkimit Evropian në pronësi të shteteve të saj anëtare. Ajo mundëson financime afatgjata për investime të shëndosha për të kontribuar në drejtim të objektivave të politikës së BE-së. www.eib.org

Rreth BEI-së në Ballkanin Perëndimor

BEI është një nga financuesit kryesorë ndërkombëtarë në Ballkanin Perëndimor. Që nga viti 2009, Banka ka financuar projekte që arrijnë në afro 10 miliardë euro në rajon. Përveç vijimit të mbështetjes së saj për rindërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës publike, që prej vitit 2010, BEI-ja është shtrirë në shumë fusha të reja, të tilla si kujdesi shëndetësor, kërkimi dhe zhvillimi, arsimi dhe NVM-të. Për informacion të detajuar mbi veprimtaritë e BEI-së në Ballkanin Perëndimor, klikoni faqen e mëposhtme të internetit: https://www.eib.org/en/publications/the-eib-in-the-western-balkans?lang=sq.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përmbyset zetori në Lushnje, plagosen lehtë gjyshi me nipin, mbesa 10-vjeçare në gjendje të rëndë

Përmbyset zetori në Lushnje, plagosen lehtë gjyshi me nipin, mbesa 10-vjeçare në gjendje të rëndë

Publikuar më 16.10.2021
Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë, ku...

Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë, ku, si pasojë e rrëzimit të një zetori, janë plagosur 3 persona. Në drejtim të mjetit bujqësor ka qenë gjyshi i të miturve, Xhevair Allkaj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çermë të Lushnjës, kur, pas rrëzimit, u plagosën nipi 8-vjeçar dhe motra e tij 10-vjeçare, e […]

Lexo më shumë

Detaje të reja nga ngjarja në Qerret, 4 turistët rusë dyshohet se nuk vdiqën nga asfiksia në sauna

Detaje të reja nga ngjarja në Qerret, 4 turistët rusë dyshohet se nuk vdiqën nga asfiksia në sauna

Publikuar më 16.10.2021
Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmj...

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një hotel me 5 yje në Qerret, ku u gjetën të vdekur 4 turistë rusë. Burime jozyrtare bëjnë me dije për Faxnews se, ndryshe nga sa u tha fillimisht, ngjarja nuk është regjistruar në ambientet e saunës, por në pishinën e […]

Lexo më shumë

Pallati i djegur në Astir, fqinjët akuzojnë policinë se injoroi ankesat për djalin problematik dhe zjarrfikëset se erdhën me vonesë

Pallati i djegur në Astir, fqinjët akuzojnë policinë se injoroi ankesat për djalin problematik dhe zjarrfikëset se erdhën me vonesë

Publikuar më 16.10.2021
Pamje të rënda duken sot në apartamentin që u përfshi nga zj...

Pamje të rënda duken sot në apartamentin që u përfshi nga zjarri, sot në mëngjes, e për pasojë shkaktoi vdekjen e 62-vjeçares Hava Osmenaj, e cila u hodh nga dritarja e katit të tretë për t’iu shpëtuar flakëve. Nga dritarja u hodh edhe djali i saj 36-vjeç Klodian Osmenaj, i cili ndodhet në spital dhe […]

Lexo më shumë

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet i riu në Fier me një sasi e madhe droge, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet i riu në Fier me një sasi e madhe droge, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar më 16.10.2021
Në Fier gjatë operacionit “Hoxhara” u arrestua shtetasi Irdi...

Në Fier gjatë operacionit “Hoxhara” u arrestua shtetasi Irdi Haxhiu (Bajraktari) dhe u shpall në kërkim shtetasi Përparim Smira, të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në një njoftim zyrtar policia u shpreh: “Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoxhara”, sekuestrohen 10 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Vihet në pranga një nga […]

Lexo më shumë

Akuzohen për trafikim dhe prostitucion, sekuestrohen pasuritë e dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë në Tiranë

Akuzohen për trafikim dhe prostitucion, sekuestrohen pasuritë e dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë në Tiranë

Publikuar më 16.10.2021
Me anë të një njoftimi zyrtar bëhet me dije se Policia e Tir...

Me anë të një njoftimi zyrtar bëhet me dije se Policia e Tiranës ka sekuestruar pasurinë e dy vëllezërve në Tiranë me precedentë penalë në fushën e krimeve. Pasuria e tyre kap vlerën e 150.000 euro, nga të dhënat zyrtare njëri është arrestuar në Spanjë në 2018, ndërsa vëllai tjetër është nën hetim nga autoritetet […]

Lexo më shumë

Është koha e mbjelljes së grurit, z.kryeministër!

Është koha e mbjelljes së grurit, z.kryeministër!

Publikuar më 16.10.2021
Abdurahim Ashiku* Në vitin 1950 Shqipëria mbillte 87 mijë he...

Abdurahim Ashiku* Në vitin 1950 Shqipëria mbillte 87 mijë hektarë grurë… Në vitin 1991 mbillte 144 mijë hektarë… Në vitin 2020 mbillte 53.946 hektarë… Në vitin 2020 nuk mbillej as sa mbillej në vitin 1950 por plot 33.054 hektarë më pak. Në vitin 2013, kohë kur ju u bëtë kryeministër, sipërfaqja e mbjellë me grurë […]

Lexo më shumë

SITUATA DRAMATIKE/ Shqipëria, e fundit në Europë për indeksin e zbatimit të ligjit, kampione në korrupsion

SITUATA DRAMATIKE/ Shqipëria, e fundit në Europë për indeksin e zbatimit të ligjit, kampione në korrupsion

Publikuar më 16.10.2021
Shqipëria renditet e 83-a nga 139 shtete, e fundit në Europë...

Shqipëria renditet e 83-a nga 139 shtete, e fundit në Europë, në Indeksin e Sundimit të Ligjit, 2020-2021 të publikuar së fundmi nga “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria merr 0.49 pikë, me rënie me 0.01 pikë në raport me një vit më parë (zero […]

Lexo më shumë

Djegia e apartamentit në “Astir”, dyshohet për zjarr të qëllimshëm, ndërhyrja e zjarrfikëses shpëtoi banorët e tjerë

Djegia e apartamentit në “Astir”, dyshohet për zjarr të qëllimshëm, ndërhyrja e zjarrfikëses shpëtoi banorët e tjerë

Publikuar më 16.10.2021
Një 62-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht mëngjesin e kësa...

Një 62-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht mëngjesin e kësaj të shtune në Astir, pasi u hodh nga kati i tretë i pallatit, për t’i shpëtuar flakëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:55, në Astir. Policia njofton se pasi ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati, në pamundësi për të dalë jashtë 62-vjeçarja Hava […]

Lexo më shumë