×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Politikanët po ua falim! Por, le ta dijë bota mbarë se kjo Shqipëri nuk do të jetë më e ndarë!

Silvana Begaj

Faik Konica: Armiku më i madh i shqiptarëve janë vetë shqiptarët! Shqiptarët krijuan Serbinë, Greqinë, Turqinë, Romën antike dhe shumë shtete të tjera, por nuk u kujtuan kurrë të krijonin shtet për veten e vet! Le ta dijë gjithë bota mbarë! Jemi Shqipëria e trimërisë dhe historisë. Histori e shkruajtur me pushkë e me gjak. Intriga, padrejtësi dhe përcarje! Luftëra të përgjakshme ka parë kjo Shqipëri dhe nuk u gjunjëzua! Na vratë me të gjitha mjetet tuaja, por ne nuk vdiqëm.

A vritet shqiponja nga cakejtë e errësirës? Na vodhët trojet, na dhunuat, por kurrë nuk na nënshtruat. A nënshtrohet shqiponja nga hienat e pyjeve? Shqiponjat prekin pikën më të lartë të qiejve, por ju jeni minj dhe nuk dini as të fluturoni. Ne, kemi gjak shqiptari në damarët tanë dhe nuk i harrojmë dot cizmet e ushtrisë serbe që shkelnin mbi trojet tona. Bari akoma mban aromën e gjakut të të pafajshmëve dhe luftëtarëve të lirisë. Ende muret mbajnë britmat e grave të përdhunuara dhe fëmijëve të vrarë në Kosovën heroike. Ky gjak nuk thahet e harrohet, dhe as dhimbja nuk shuhet në gjoksin e kombit tonë! Po si të harrojmë dhunën dhe mungesën e të drejtave që bënë Maqedonia e Veriut ndaj shqiptarëve edhe pse më të shumtë në numër?

Edhe sot ata janë të shtypur. E sot na kërkoni t´ju shtrëngojmë duart, ti bëjmë karshëllëk Europës dhe të fuqizojmë Serbinë? Të plotësojmë ëndrrën e Rusisë që me anë të Serbisë të kontrolloj gjithë Ballkanin dhe ta orientojë nga vendet e lindjes? Por pa Kosovë nuk ka Shqipëri. Ne duam bashkimin mes vetes. Shqipëria do Shqipërinë nuk do ish Jugosllavinë. Shqiptaria do sot fuqizimin e kombit tonë në Ballkan, jo përcarjen dhe gostinë e Serbisë. Ne s´jemi këtu për tekat tuaja që na vratë cdo gjë dhe ende të vdekur na doni! E ju, me politikat tuaja të shitura nuk na blini dot. Se ne jemi shqiptarët e Shqiptarisë së Madhe. Ne duam zonë të përbashkët ekonomike me Kosovën, jo politika të shitura që cojnë ujë në mullirin e Serbisë ku gatuhet buka e helmët për kombin tonë. Politikanët merrini. Ata po ua falim! Por, Pa Kosovë nuk ka Shqipëri! Le ta dijë bota mbarë që kjo Shqipëri nuk do jetë më e ndarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

HABERET E BLLOKUT/ “Mora vaksinën kineze për t’u dukur përpara Ramës dhe nuk pi dot një kafe në Vjenë”

HABERET E BLLOKUT/ “Mora vaksinën kineze për t’u dukur përpara Ramës dhe nuk pi dot një kafe në Vjenë”

Publikuar më 21.10.2021
Arben Rrozhani Shumica e vendeve të Europës Perëndimore nuk ...

Arben Rrozhani Shumica e vendeve të Europës Perëndimore nuk të lënë të hysh në bar-restorante apo qendra kulturore pa “Pasaportën jeshile”, që vërteton se je vaksinuar nga COVID-19. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) deri më sot njeh vetëm vaksinat BionTech-Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson&Johnson, por jo vaksinat kineze dhe atë ruse. Madje kjo e fundit, […]

Lexo më shumë

“Facebook”, kur mania bëhet problem…

“Facebook”, kur mania bëhet problem…

Publikuar më 21.10.2021
Pirro Naçi                     Më kujton fëmijët e vegjël dh...

Pirro Naçi                     Më kujton fëmijët e vegjël dhe kohën tonë të largët. Mama! Mama! Ε bëra këtë!… e bëra edhe atë!… .  Një  sjellje  që kërkon vëmendjen dhe vlerësimin e prindërve për çdo  veprimin  të fëmijës. Këto pëson kur “Facebook” të kthehet në mani. Pothuajse duket sikur njerëzit kanë pësuar një ‘’paralizë’’ dhe një […]

Lexo më shumë

HABERET E BLLOKUT/ Nuk jam më deputet pasi nuk votova kundër Metës

HABERET E BLLOKUT/ Nuk jam më deputet pasi nuk votova kundër Metës

Publikuar më 20.10.2021
Arben Rrozhani Më 9 qershor 2021, Ilir Meta, përveç karrierë...

Arben Rrozhani Më 9 qershor 2021, Ilir Meta, përveç karrierës politike brilante, duke qenë kryeministër, kryetar parlamenti dhe President Republike, hyri në historinë e Shqipërisë si i pari kryetar shteti që shkarkohej nga institucioni që përfaqëson sovranitetin e popullit, me akuzën si “shkelës i Kushtetutës”. Kuvendi miratoi me 104 vota “pro” raportin e Komisionit hetimor […]

Lexo më shumë

Fjala e Çezarit dhe “foltorja” e Berishës

Fjala e Çezarit dhe “foltorja” e Berishës

Publikuar më 15.10.2021
Pirro Naçi Ç’farë na mësoi Jul Çezari për udhëheqjen dhe dre...

Pirro Naçi Ç’farë na mësoi Jul Çezari për udhëheqjen dhe drejtimin… Ishte koha kur ai drejtonte nje nga ushtrinë më të fortë që kishte parë Roma dhe Evropa deri në atë kohë. Kishte marshuar dhe ishte përballuar me fitoren ndaj vdekje. Ushtarët e tij prisnin për të korrur atë që Çezari u kishte premtuar pas […]

Lexo më shumë

Sateliti “Rama”

Sateliti “Rama”

Publikuar më 15.10.2021
Arben Rrozhani Ironia dhe sarkazma pasuan deklaratën e djesh...

Arben Rrozhani Ironia dhe sarkazma pasuan deklaratën e djeshme të kryeministrit Rama në Kuvendin e Shqipërisë se vendi do të lëshojë dy satelitë “Albania 1” dhe “Albania 2” në hapësirë, për t’iu shtuar 7389 të tillëve që llogariteshin mbi kokat tona në prill 2021. Sot ai e përsëriti këtë deklaratë, edhe më serioz, dhe, sipas […]

Lexo më shumë

Jo “Çomja i zi”, duhet shkrirë TRASH-RTSH-ja

Jo “Çomja i zi”, duhet shkrirë TRASH-RTSH-ja

Publikuar më 11.10.2021
Arben Rrozhani Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllci, është p...

Arben Rrozhani Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllci, është prej të shtunës në paraburgim, i akuzuar për shpërdorim detyre me hapjen e një kanali bujqësor të televizonit publik të Shqipërisë. Një veprim që vetëm ka ekzaltuar armiqtë e shumtë të ish-drejtuesit, por që nuk jep asnjë shpresë për ringjalljen e një “përbindëshi” mediatik që vetëm gëlltit […]

Lexo më shumë

Ja pse shqiptarët duhet të mbështetin rrjetin Panshqiptar të Diasporës

Ja pse shqiptarët duhet të mbështetin rrjetin Panshqiptar të Diasporës

Publikuar më 06.10.2021
Silvana Begaj Pse Rrjeti Panshqiptar i Diasporës? Rrjeti ësh...

Silvana Begaj Pse Rrjeti Panshqiptar i Diasporës? Rrjeti është një organizatë gjithpërfshirëse pa dallime bindjesh, gjinie, statusi socialo-ekonomik i cili do të përfshijë grupe, shoqata apo individë të diasporës shqiptare në botë, që ashtu si unë, ashtu si ne, nuk janë dorëzuar për të drejtat e diasporës kudo ku ndodhen. Objektivat kryesore janë: 1- Mbrojtja […]

Lexo më shumë

As “opingat” e Berishës, as kostumi qeveritar i Bashës, por idealet e dhjetorit ‘90

As “opingat” e Berishës, as kostumi qeveritar i Bashës, por idealet e dhjetorit ‘90

Publikuar më 29.09.2021
Arben Rrozhani Sali Berisha do të jetë sot në Durrës me “Fol...

Arben Rrozhani Sali Berisha do të jetë sot në Durrës me “Foltoren” e tij, me përkrahës të shtuar si nga baza ashtu dhe nga udhëheqja e vjetër. Njësoj si Fatos Nano në vitin 2000 që mbathte ‘opingat” për të bërë “catharsis” në PS-në e kapur nga Ilir Meta atëherë kryeministër, ai nuk po kërkon hiç […]

Lexo më shumë