×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Polakët “rikthehen” në Shqipëri, agjencitë turistike nisin ofertat për paketa pas 15 korrikut
Agjencitë polake kanë rinisur shitjen e paketave turistike që përfshijnë bregdetin shqiptar duke lajmëruar se pas 15 korrikut do të ketë fluturime dhe udhëtime me autobus.

Nga një vështrim i faqeve polake që kryesisht kanë sjellë turistë në vendin tonë vitet e shkuara ka nisur promovimi i destinacioneve të tilla si Ksamili dhe Durrësi me paketa all inclusive ose bed and breakfast (hotel dhe mëngjes) që nisin nga 280 euro e arrijnë deri në 500 euro për 9 ditë qëndrim.

Rinisja e shitjes së paketave erdhi vetëm një ditë pasi Bashkimi Europian rekomandoi hapjen e kufijve për disa vende që nuk janë pjesë e BE. Shqipëria edhe pse e penalizuar lidhur me udhëtimin drejt BE të paktën sa i takon politikave të ndërmarra nga ana e Polonisë është trajtuar si një vend ku qytetarët e saj mund të udhëtojnë dhe pas kthimit nuk do të jenë të detyruar të qëndrojnë në karantinë 14 ditore.

Agjencitë konfirmojnë se ka interes për Shqipërinë dhe Malin e Zi ashtu sikurse ka edhe për Greqinë dhe Turqinë të cilat kanë qenë destinacione të konsoliduara të tregut polak ndër vite. Në 2019 polakët shënuan rënie të shifrave sa i takon vizitorëve në venin tonë e argumentuar vitin e shkuar me faktin se Shqipëria ishte bërë e shtrenjtë.

Karantina pas kthimit nga pushimet shihet si një pengesë për turoperatorët outgoing pasi janë vetë turistët që refuzojnë të shkojnë në  destinacione ku kthimi do të shoqërohet me izolim. Kjo është arsyeja pse disa agjenci të tjera nuk kanë fokusuar vëmendjen në paketat turistike të Shqipërisë. Në faqen e Apollo që ka edhe grupin e turistëve nordikë që kanë vizituar Shqipërinë nuk ka oferta të minutës së fundit që përfshijnë bregdetin shqiptar. Të paktën ato që dominojnë janë ofertat për në vendin fqinj si Greqia.

Turizmi këtë vit pritet të ketë një ecuri të dobët duke u fokusuar kryesisht tek ai vendas dhe ai tokësor që vjen në pjesën më të madhe nga Kosova. Në vitin  2019 numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë  ishte 6.4 milionë duke u rritur me 8,1 %, në krahasim me vitin 2018.

Gjatë vitit 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra kishte rritjen më të madhe me 18,2 % ndërsa uljen më të ndjeshme Polonia me 13,9 %. Vitin e shkuar ishin mbi 132 mijë vizitorë nga Polonia ndërkohë që nga Kosova ishin 2.24 milionë vizitorë. /Monitor/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rindërtimi/ Firmoset marrëveshja me Fondacionin Firdeus, do ndërtohen 168 banesa

Rindërtimi/ Firmoset marrëveshja me Fondacionin Firdeus, do ndërtohen 168 banesa

Publikuar më 12.08.2020
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në një postim në rrjet...

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në një postim në rrjetin e tij social në Facebook, shkruan se janë 9 milionë e 50 mijë euro donacione nga “Shqiptarët për shqiptarët”.  Ndër të tjera ai thekson se qeveria ka shtuar 5.7 milionë dollarë për rindërtimin e infrastrukturës në Thumanë. “Nënshkrimi i Marrëveshjes me Fondacionin Firdeus, një tjetër […]

Lexo më shumë

Shtesë/ Miratohen 5,191 paga lufte për muajin qershor, ja përfituesit

Shtesë/ Miratohen 5,191 paga lufte për muajin qershor, ja përfituesit

Publikuar më 12.08.2020
Janë miratuar 5,191 paga shtesë për punonjësit  e Transporti...

Janë miratuar 5,191 paga shtesë për punonjësit  e Transportit Rrugor të Udhëtarëve, nisur nga fakti që ky sektor ka qenë më i prekuri nga COVID-i. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama i cili deklaroi se qeveria ka miratuar këtë shtesë ndaj atyre që janë larguar nga puna në sektorin e transportit […]

Lexo më shumë

Paga e luftës/ Drejtoria e Tatimeve jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Paga e luftës/ Drejtoria e Tatimeve jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Publikuar më 11.08.2020
Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se të gjithë individët që n...

Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se të gjithë individët që nuk e kanë marrë ende pagën e luftës, si dhe kompanitë që nuk kanë përfituar prej saj pavarësisht se përmbushin kushtet kanë kohë deri në datë 25 gusht për paraqitjen e ankesës. “Ftojmë të gjithë tatimpaguesit, tё kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, për të […]

Lexo më shumë

Kursi i këmbimit valutor, euro ka shënuar rritje gjatë ditës së sotme

Kursi i këmbimit valutor, euro ka shënuar rritje gjatë ditës së sotme

Publikuar më 10.08.2020
Monedha e përbashkët ka shënuar rritje gjatë ditës së sotme....

Monedha e përbashkët ka shënuar rritje gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.65 lekë, me një rritje prej 0.03 lekë në krahasim me ditën e mëparshme.

Lexo më shumë

COVID-19 godet edhe konsumin, inflacioni i korrikut 1.4%

COVID-19 godet edhe konsumin, inflacioni i korrikut 1.4%

Publikuar më 10.08.2020
Sipas të dhënave të INSTAT, Niveli i Përgjithshëm i Çmimeve ...

Sipas të dhënave të INSTAT, Niveli i Përgjithshëm i Çmimeve u rrit me vetëm 1.4% në muajin korrik i ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe pajisjeve të shtëpisë. Krahasuar me muajin Korrik 2019, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,1 %, pasuar nga grupet […]

Lexo më shumë

Ndihmat për tërmetin, fatura 500 mln euro po financohet nga buxheti

Ndihmat për tërmetin, fatura 500 mln euro po financohet nga buxheti

Publikuar më 06.08.2020
Më 17 shkurt të vitit 2020, në Konferencën e Donatorëve, e c...

Më 17 shkurt të vitit 2020, në Konferencën e Donatorëve, e cila u mbajt në Bruksel për të mbledhur financime për rindërtimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, qeveria shqiptare nëpërmjet premtimeve, siguroi një shumë prej 1,1 miliardë eurosh donacione dhe hua, e cila ishte mjaftueshme për përballimin e krejt dëmeve të vlerësuara […]

Lexo më shumë

Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve në rajon, por mori më pak nga ndihmat e BE-së

Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve në rajon, por mori më pak nga ndihmat e BE-së

Publikuar më 05.08.2020
Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësise dhe studime...

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësise dhe studime nga institucione të tjera e kanë vërtetuar se Shqipëria ka nivelin më të ulët të trupës mjekësore në vend në raport me popullsinë, por pavarësisht kësaj vendi ynë ka marrë sasinë më të ulët të fondeve që Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion për vendet e […]

Lexo më shumë

9,5 milionë euro nga BERZH për impiantin fotovoltaik në Vaun e Dejës

9,5 milionë euro nga BERZH për impiantin fotovoltaik në Vaun e Dejës

Publikuar më 04.08.2020
BERZH, pra Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka nxj...

BERZH, pra Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka nxjerrë në pah mundësine e dhënies së një kredie për Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, e cila ka vlerën 9.5 milion euro. Kjo shumë do të jetë për një projekt të panelit diellor lundrues që mund të ndihmojë në uljen e përdorimti të hidrocentraleve. Impianti do të ndërtohet […]

Lexo më shumë