
Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku mësohet se ka humbur jetën 30-vjeçari Klement Basha.
Mësohet se viktima punonte si infermier në spitali e Fierit. Si çdo mëngjes, ai ishte nisur për punë edhe mëngjesin e kësaj të mërkure, me mjetin e tij tip ‘Benz’, ku është përplasur me një kamion.
Për shkak të dëmtimit shumë të madh të mjetit tip ‘Benz’, është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për nxjerrjen e 30-vjeçarit nga makina, ndërkohë që Policia ka shoqëruar për të dhënë sqarime dhe drejtuesin e mjetit maune.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 06:20, në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur “Portëz”, shetasi K. B., 30 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin B. S., 52 vjeç, banues në Fier.
Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. B.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i kamionit, shtetasi B. S dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Klement Basha, vikitma
Pamje nga aksidenti
Makina e viktimës para aksidentit
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply