
Një incident i rëndë është regjistruar në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Butrintit dhe Labërisë.
Mësohet se një grup tifozësh kanë vënë në rrezik jetën e tyre, duke ndjekur ndeshjen në rrethinat e stadiumit, mbi një tarracë të amortizuar.
Kjo ndodhi pasi Bashkia e Sarandës ndaloi transmetimin e takimit mes dy ekipeve dhe për faktin se tifozët nuk lejohen të futen në stadium.
Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, tarraca është rrëzuar dhe bashkë me të kanë rënë edhe disa tifozë, të cilët kanë mbetur të lënduar.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply