×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Po blindohet autokracia e Ramës!”, Vetëvendosje në Shqipëri: Hapja e listave nuk demokratizon partitë

Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Shqipëri ka denoncuar sot votimin në Kuvend me 106 vota pro të ndryshimeve kushtetuese.

VV thekson se deputetët që ngritën kartonin në Kuvend i shtruan Edi Ramës rrugën drejt kapjes së pushtetit, sipas shembujve të Thaçit e Vuçiçit.

Në deklaratë thuhet se hapja e listave nuk do t’i demokratizojë subjektet politike, por brenda partive do të prodhojnë realitetin ku strukturat partiake do të vihen në funksion të dirigjimit të votës te persona të paracaktuar.

“Me votimin e ‘ndryshimeve kushtetuese’ në datën 30 korrik 2020, Edi Rama vërtetoi edhe një herë se ka vënë nën kontroll të plotë institucionin që do të duhej të ishte mishërim i demokracisë dhe sovranitetit popullor, Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët e shumicës i binden pa ia kthyer fjalën, e shumë prej atyre të pakicës, një surrogatë e opozitës, po përdoren prej Ramës që të shtrojë rrugën drejt kapjes së fortë dhe afatgjatë të pushtetit, sipas shembujve të Gjukanoviçit, Thaçit e Vuçiçit. Ngjashmëria e disa metodave dhe synimeve të politikës së brendshme të Ramës me ato të Vuçiçit ka prodhuar në Shqipëri, sikurse në Serbi, një qeverisje pa opozitë. Tri dekada në Shqipëri nuk mjaftuan që pluralizmi programor e politik të shndërrohej në vlerë të mirëfilltë, por po rrëshkitet drejt autokracisë së konsoliduar”, thuhet në deklaratë.

 Duke u ndalur te debati mbi listat, “Vetëvendosja” shprehet se një hapje e pjesshme e tyre nuk do të ketë asnjë efekt demokratizues brenda apo jashtë partive.

 “Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri ka mospajtime e kritika përmbajtësore e formale ndaj ‘ndryshimeve kushtetuese’. Listat e hapura, pjesërisht apo jo, nuk do të kenë asnjë efekt pozitiv nëse paraprakisht nuk shndërrohet e gjithë Shqipëria në një zonë, me një prag të arsyeshëm. Kështu siç po bëhen, listat e hapura do të jenë një mjet më shumë për të mashtruar votuesin. Hapja e listave po paraqitet si kërkesë popullore dhe si hap drejt demokratizimit, por kështu siç qëndrojnë punët me partitë e mëdha në Shqipëri, e siç po bëhen këto ndryshime, listat e hapura nuk do të kenë asnjë efekt demokratizues, as brenda partive e as jashtë tyre”, thuhet në deklaratë.

“Brenda partive listat e hapura do të prodhojnë realitetin ku strukturat partiake do të vihen në funksion të dirigjimit të votës te persona të paracaktuar. Do të nisë fushata e brendshme, gara për vota brenda listës, e cila do të fitohet në masë të madhe prej personave që mbështeten prej grupeve të fuqishme mediatike e biznesore, apo prej personave me shumë ndikim në parti. Për pasojë, fenomenit të blerjes së votave jashtë partisë, tashmë do t’i shtohet edhe fenomeni i blerjes së votave brenda partisë. Servilizmi i kandidatëve ndaj personave me ndikime ekonomike e mediatike, e sidomos ndaj kryetarit të partisë do të jetë edhe më i madh. Parlamenti edhe më shumë mund të mbushet me milionerë, kryesisht injorantë të politikës, dhe do të forcohet edhe më shumë figura e kryetarit të partisë. Këto nuk janë parashikime në tym, por efekte të studiuara të hapjes së listave në shumë vende”, vijon deklarata.

 Mandej, në deklaratën e “Vetëvendosjes” sillet në vëmendje shembulli i Kosovës që dëshmon se listat e hapura nuk kanë demokratizuar partitë, apo të zvogëlojnë rolin e kryetarit.

“Shembulli i Kosovës dëshmon se listat e hapura për mbi një dekadë nuk kanë prodhuar demokratizim të partive, rritje të cilësisë së përfaqësimit në Kuvend dhe as zvogëlim të rolit të kryetarit, përkundrazi. I vetmi përjashtim është Lëvizja VETËVENDOSJE!, e ajo jo për shkak të listave të hapura, por për shkak se kishte programin, idealet, organizimin dhe udhëheqës që punuan, pasi Lëvizja hyri në Kuvendin e Kosovës, për të hartuar e miratuar një statut me mekanizma demokratikë të brendshëm, të cilët po zhvillohen me gjithë sfidat e shumta dhe sulmet ndaj Lëvizjes”, deklaron VV.

“Jashtë partive, ‘ndryshimet kushtetuese’ kështu siç u bënë, do të prodhojnë vështirësi edhe më të mëdha për subjektet e reja. Ruajtja e sistemit proporcional rajonal, sipas qarqeve, është e dëmshme në një vend të vogël si Shqipëria, dhe imponimi i pragut të dyfishtë, rajonal e kombëtar, i dyfishon pengesat për grupe shoqërore që kanë nevojë për përfaqësim jashtë partive të vjetra. Përveç kësaj, këto ndryshime nuk e prekën formulën ‘D’Hondt’ për alokimin e mandateve, formulë e cila me këtë sistem favorizon partitë e vjetra kundër subjekteve të reja dhe favorizon partinë e parë duke diskriminuar gjithë votuesit e partive të tjera. Atyre që e mbrojnë këtë formulë me argumentin se ajo “prodhon stabilitet”, u themi se qytetarët janë ngopur me ‘stabilitete’ të tilla që prodhojnë despotë. Stabiliteti i sundimit mbi padrejtësi e varfëri nuk i duhet vendit. Stabiliteti që sjell zhvillim, drejtësi e demokraci, është ai për të cilin kemi nevojë si popull”, thuhet ndër të tjera.

 Në fund të deklaratës Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri denoncon atë që e konsideron si “lojën e pafytyrë që po bëhet me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, e cila synon ta blindojë në një pushtet autokratik Edi Ramën për të pamundësuar ndryshimin. Megjithatë, dija dhe përvoja na tregojnë se zullumi këputet kur trashet. Sa më të vështirë ta bëjnë ndryshimin, aq më të domosdoshme do të na e bëjnë punën organizative dhe vetëdijësimin krah për krah me qytetarët”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ambasadorja amerikane, mesazh të fortë për Gjykatën Kushtetuese: Meta dhe Ruçi duhet të punojnë urgjentisht

Ambasadorja amerikane, mesazh të fortë për Gjykatën Kushtetuese: Meta dhe Ruçi duhet të punojnë urgjentisht

Publikuar më 18.09.2020
Ambasadorja amerikane ne vendin tone, Yuri Kim ka dale sot m...

Ambasadorja amerikane ne vendin tone, Yuri Kim ka dale sot me nje mesazh te forte mbeshtetes per krijimin e nje gjykate kushtetuese funksionale. Me nje shenim ne llogarine e saj ne Twitter, ajo falenderon kreun e shtetit, Meta, dhe kryeparlamentarin, Ruci, qe bene te qarte se vendi duhet te kete tani nje gjykate kushtetuese funksionale. […]

Lexo më shumë

DW: Shqipëria ofron zgjidhje për ndarjen e detit Jon me Greqinë

DW: Shqipëria ofron zgjidhje për ndarjen e detit Jon me Greqinë

Publikuar më 18.09.2020
Kryeministri shqiptar Edi Rama ofroi në Athinë, të mërkurën,...

Kryeministri shqiptar Edi Rama ofroi në Athinë, të mërkurën, (16.09.20) ku mori pjesë në Forumin e revistës “Economist” me temë  “Ballkani, përtej 2020”, dy alternativa për arritjen e një marrëveshjeje Shqipëri-Greqi për ndarjen e hapësirave/zonave detare mes dy vendeve në detin Jon. “Kur bëhet fjalë për zona detare ta zgjidhim çështjen me të tjerë, nëpërmjet […]

Lexo më shumë

Meta: Ende nuk kemi marrë përgjigje nga qeveria për çështjen e detit

Meta: Ende nuk kemi marrë përgjigje nga qeveria për çështjen e detit

Publikuar më 18.09.2020
Përmes një konference për media presidenti Ilir Meta i është...

Përmes një konference për media presidenti Ilir Meta i është rikthyer sërish çështjes së detit, duke u shprehur se zbaton kushtetutën dhe nuk mban qëndrime të dyfishta. Kreu i shtetit thotë se nuk ka marrë përgjigje nga kryeministri Rama për informacionet në lidhje me çështjen e detit. “Është një çështje mjaft sensitive prej të paktën […]

Lexo më shumë

Rama vizitë dy ditore për lobim te CDU/CSU, nuk u takua me Merkel

Rama vizitë dy ditore për lobim te CDU/CSU, nuk u takua me Merkel

Publikuar më 18.09.2020
Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria nuk e ka të sigurt...

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria nuk e ka të sigurt, se do të marrë një datë për konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në. Gjermania është një nga vendet dyshuese. Burime të Deutsche Welles bëjnë të ditur se kryeministri shqiptar, Edi Rama, ndodhet për një vizitë dyditore në Gjermani. Ai është takuar të enjten, 17.09.20 […]

Lexo më shumë

Lulzim Basha: PD reflektoi 7 vjet në opozitë, pse tani duhet ta besojnë shqiptarët

Lulzim Basha: PD reflektoi 7 vjet në opozitë, pse tani duhet ta besojnë shqiptarët

Publikuar më 17.09.2020
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se shqipta...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se shqiptarët duhet të besojnë te opozita edhe pse në radhët e saj janë politikanë karriere. Në studion e emisionit “Opinion” ai tha se opozita është e vendosur për të rikthyer taksën e sheshtë 9% për të gjitha të ardhurat ndërsa për biznesin e vogël nën 14 milionë […]

Lexo më shumë

Presidenti Meta reagon pas deklaratës së fortë të Këshillit të Evropës: Çdo kokëfortësi nuk do të frikësojë askënd

Presidenti Meta reagon pas deklaratës së fortë të Këshillit të Evropës: Çdo kokëfortësi nuk do të frikësojë askënd

Publikuar më 17.09.2020
Duke marrë shkasë nga një reagim i fortë i Këshillit të Evro...

Duke marrë shkasë nga një reagim i fortë i Këshillit të Evropës kundër paketës antishpifje, Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon të reflektohet sa më parë. Sipas tij, kokëfortësia nuk i shërben çeljes së negociatave. Reagimi i Metës: “Duhet reflektuar sa më parë! Çdo kokëfortësi, jo vetëm që nuk i shërben çeljes së negociatave, por […]

Lexo më shumë

Ligji për mediat/ Alarmohet Këshilli i Europës: Mund të ketë efekt tronditës mbi lirinë e medias

Ligji për mediat/ Alarmohet Këshilli i Europës: Mund të ketë efekt tronditës mbi lirinë e medias

Publikuar më 17.09.2020
Stefan Schennach (Austri, SOC), Raportuesi i Përgjithshëm i ...

Stefan Schennach (Austri, SOC), Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve, ka shprehur sot shqetësimin e tij serioz në lidhje me mundësinë që Parlamenti i Shqipërisë të miratojë një nismë ligjore e cilësuar si paketa antishpifje. Në nisje të sesionit të ri parlamentar, kryeministri […]

Lexo më shumë

Kokëdhima: Qeveria të zgjidhë problemin e rafinerisë së Ballshit

Kokëdhima: Qeveria të zgjidhë problemin e rafinerisë së Ballshit

Publikuar më 17.09.2020
Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, e dënoi ashpë...

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, e dënoi ashpër dhunën e policisë ndaj specialistëve dhe punëtorëve të rafinerisë së naftës në Ballsh, ndërsa protestonin përpara Ministrisë së Energjisë dhe i bëri thirrje qeverisë që të përmbushë detyrimin si palë kreditore e të zgjidhë problemin e rafinerisë së Ballshit, duke bashkëpunuar me pronarët e kompanisë. Postimi […]

Lexo më shumë