×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Plazhi i Durrësit si një banjo e madhe publike dhe qeveria që nuk ekziston

Ana Olsson Tabaku

Ki kujdes kur lahesh në plazhin e Durrësit nga ura e Dajlanit deri te Kavalishenca, dëgjoj gjithmonë njerez. Me vite kjo zonë është shumë e populluar nga turistët e Kosovës qe i qofshim falë, por a kanë ata dhe turistë të tjerë ne dispozicion banjo publike? Jo! 31 vjet demokraci e 10 vitet e fundit me nje turizëm te fuqishëm, por akoma jo. Patjeter qe turisti do t’i beje nevojat personale ne det. Nuk ka si ulet për kafe shumë herë në ditë që të shkojnë në kafenetë e lokaleve.

Kjo është një nga ato 1000 probleme idiote qe has turizmi yn, thjesht per keqmenaxhim. Me ato taksa që paguajnë hotelet e kësaj zone te paktën 18 vitet e fundit kur unë kam sjell turistë skandinavë dhe shof fare mire fluksin, mund të ishin ndërtuar jo 5, por 20 banjo ne gjithë plazhin e Durrësit, të Shëngjinit, Vlorës e Sarandës. Po ashtu, këto komuna vënë shumë kazanë, do kishin blerë kamionë te rinj e do i kishin hequr plerat jo në mënyrën primitive me lopatë buze detit me ata kamionë super te vjetër, por sic i heq e gjithë bota, nga mbrapa hoteleve.

Por kush t’a bëj këtë kur kryetarët e kommunave me vite kanë menduar më shumë për të mbushur xhepat e tyre se të rregullojnë plazhet të cilat me turizmin kulturor e malor, përbëjne tani burimin themelor te ekonomisë shqipatare? Kanë bërë, thonë ca zëra. Unë që e kam vizituar Shqipërine nga jugu ne very me grupet e mia suedeze, them se te paktën 20 vitet e fundit është bërë aq pak në krahasim me taksat që i kanë hyrë shtetit, sa është një tragjedi! Si nuk u ngrit një nga kryetarët e Durrësit t’a mbulojnë e pse jo, t’a bëjnë lulishte gropën ne krahë te hotelit Adriatik ne Durrës? Ajo është bërë mbi 20 vite vend plerash e kënetë për bretkosat që të lënë pa gjumë gjithë natën? Ah sa do i duhej pak gjelbërim e freski atij vendi i cili është bërë beton i gjallë!

Pse ka shumë mangësi infrastruktura e turizmit ashtu si shumë sektorë të tjerë? Eshtë se në krye te cdo ministrie janë vënë e janë akoma ministra të cilët se njohin fare atë fushë ku janë punësuar! Ata vihen ne ato poste thjesht për rotacion.

 

Plazhi i Durrësit

Mirela Kumbaro është tani ministre e turizmit. Kam shumë respekt e simpati për eksperiencën e saj në gjuhësi. Duke patur vetë dy vite një pedagog të Morfologjisë e Sintaksës, të Nderuarin Met Celikun në Elbasan, mësimi i rrënjësishëm i shqipes më ka bërë të mesoj edhe pesë gjuhë të tjera e më ka lënë të kuptoj se sa e rëndesishme është gjuha e popullit tend.

Por cfarë di Mirela për turizmin në Shqipëri? A e ka idenë ajo të papastërtisë makabre të vendeve kryesore të turizmit, ku turistat gjejnë copa “m…” në qoshe pallatesh e plera aq te vjetra sa kalbëzimi ka filluar me javë? A e ka idenë ajo që ne Korfuz ka plot turistë europianë që do të donin të shkonin në Sarandë por bileta vetem nga dy familje sarandiote që kanë anijet është 28Euro? Atëherë shumë turistë ikin në Patra ku bileta është 5 Euro e distanca 3 herë më e madhe se ne Korfuz? A e di kjo ministre që në të gjitha kalatë dhe muzeet por vecanërisht në Butrint, guidat që shoqërojnë grupet I ruajnë biletat e nga 50 presin vetëm 25 bileta e fitimin e ndajnë me rojet? A e di kjo ministre qe shumicat e tur operatorëve shqiptarë, (jo kompanitë e mëdha si Itaka apo Apollo), bëjnë pagesë në hotele në Shqipëri në dorë e ato para nuk taksohen asnjeherë. As ti e Blendi Klosi që ka qënë inxhinier elekrtik, se keni pasur kurrë idenë e strategjive të turizmit, se keni fare haverin nga sjo fushë e as nuk dini si t’a zhvilloni atë.

Ana Olsson Tabaku

Edi Rama! Ske pse bën rotacione totalisht të palogjikshme militantëve te tu, duke ia ndërruar postat e ministrave nga një mandat në tjetrin. Emëro një minister që t’a ketë shkelur me këmbë Shqipërinë nga jugu deri ne Kosove, Mal të Zi e Maqedoni, që të ketë edukimin e IATA-s apo tjetër në fushën e turizmit, që di se cfarë është “Outgoing” dhe “Incoming”, që i njeh të gjitha kompanitë ajrore që vijnë në Shqipëri e që të lënë shpirtin në të. Shembuj ke plot, po të sugjeroj kolegët e mi, Silva Draçini, Auron Tare, apo Kliton Gerxhani.

Ministra si Mirela, Blendi e shumë të tjerë, le të vazhdojnë atje ku kanë njohuritë më të thella e eksperiencën më të madhe. Ashtu i shërbejnë më mirë popullit.

*Autorja është eksperte e turizmit dhe jeton në Suedi

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncohet pedofili italian, veprime të turpshme para të miturës në banjon publike

Denoncohet pedofili italian, veprime të turpshme para të miturës në banjon publike

Publikuar më 28.06.2022
Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emisionin...

Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emisionin Fiks Fare. Këtë herë bëhet fjalë për një shtetas italian i vendosur prej një viti në vendin tonë. Shtetasi italian i quajtur Donato Ascoli prezantohet tek të miturat 13-vjeçare si një person që do i mbajë me para nëse ato kryejnë marrëdhënie seksuale me të. […]

Lexo më shumë

Sulmi me raketa në qendrën tregtare në Ukrainë shkakton 13 viktima, NATO përgatit 300 mijë trupa

Sulmi me raketa në qendrën tregtare në Ukrainë shkakton 13 viktima, NATO përgatit 300 mijë trupa

Publikuar më 28.06.2022
13 të vdekur, gati 60 të plagosur e 50 të zhdukur: sa vjen e...

13 të vdekur, gati 60 të plagosur e 50 të zhdukur: sa vjen e rëndohet bilanci i sulmit me raketa në një qendër tregtare të qytetit qendror të Ukrainës, Kremenchuk, e cila në ato momente ka qenë e mbushur me njerëz. Sulmi u dënua menjëherë nga presidenti Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë […]

Lexo më shumë

Tragjedi në SHBA, 46 refugjatë gjenden të pajetë brenda një kamioni të braktisur

Tragjedi në SHBA, 46 refugjatë gjenden të pajetë brenda një kamioni të braktisur

Publikuar më 28.06.2022
Të paktën 46 persona, që dyshohet se janë emigrantë të palig...

Të paktën 46 persona, që dyshohet se janë emigrantë të paligjshëm, janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në periferi të San Antonio, Teksas, SHBA,  mbrëmjen e së hënës, 27 qershor. Një zyrtar zjarrfikës tha se 16 persona, përfshirë katër fëmijë, janë dërguar gjithashtu në spital. San Antonio, i cili është 250 km (150 milje) […]

Lexo më shumë

VIDEO/ Tragjedia në Berat, momenti kur makina me nënën dhe djalin 6 vjeç bie në lumë

VIDEO/ Tragjedia në Berat, momenti kur makina me nënën dhe djalin 6 vjeç bie në lumë

Publikuar më 27.06.2022
Ky është momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me m...

Ky është momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me makinë. Klaudia Xhaferaj është nëna që humbi jetën bashkë me të birin mesditën e sotme në Berat. Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Osum.

Lexo më shumë

Nënë e bir vdiqën pasi makina ra në lum nga ura, dëshmitarët: Djali ishte me vigon në krah

Nënë e bir vdiqën pasi makina ra në lum nga ura, dëshmitarët: Djali ishte me vigon në krah

Publikuar më 27.06.2022
Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina ...

Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe ra në lum. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”. Sipas policisë, K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. […]

Lexo më shumë

VIDEO-SKANDALI, bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura

VIDEO-SKANDALI, bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura

Publikuar më 27.06.2022
Bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambro...

Bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura, duke i lënë ato të ngrodhin. Pamjet e siguruara nga “Shekulli” tregojnë të ashtuquajturin vendstrehim të qenve të rrugës në periferi të qytetit. Dhjetra prej tyre, të lidhur me zinxhirë, mbahen në diell pa ushqim, derisa të japin shpirt. E njëjta pamje ishte mëse një vit […]

Lexo më shumë

Aksident tragjik në Berat, makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin

Aksident tragjik në Berat, makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin

Publikuar më 27.06.2022
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku nj...

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku një makinë ka përfunduar në lumë.  Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Goricës, ndërsa brenda automjetit në momentin e aksidentit ndodhej një grua së bashku me fëmijën e saj të mitur 6 vjeç, të cilët fatkeqësisht kanë humbur jetën. Njoftimi […]

Lexo më shumë

Dy shqiptarët tregojnë motivin absurd të rrahjes për vdekje të 42-vjeçarit grek: Na pa egër!

Dy shqiptarët tregojnë motivin absurd të rrahjes për vdekje të 42-vjeçarit grek: Na pa egër!

Publikuar më 27.06.2022
Policia në Greqi ka arrestuar dy persona, për ngjarjen e buj...

Policia në Greqi ka arrestuar dy persona, për ngjarjen e bujshme, ku pesë të dyshuar kanë masakruar një 42-vjeçar grek në një lokal në Athinë. Arrestimet janë kryer sot në mëngjes, ku në pranga ka rënë një grek dhe një i huaj 24-vjeçar. 42-vjeçari u dhunua për vdekje të dielën nga pesë persona, që sipas raportimeve ishin […]

Lexo më shumë