
Të paktën 8 persona janë shoqëruar nga blutë e Vlorës pas atentatit me armë zjarri ndaj Marion Mitros, i cili u qëllua dhe për pasojë mbeti i plagosur. Të shoqëruarit në polici, janë persona që kanë qenë pranë vendit të ngjarjes në momentin e atentatit dhe që me dëshmitë e tyre mund të ndihmojnë më shumë në identifikimin apo kapjen e autorëve.
“Abc news” shkruan se në vendin e ngjarjes apo në automjetin e gjetur të djegur nuk janë gjetur gëzhoja, ndërsa bëhet e ditur se në atentat kanë marrë pjesë dy persona.
Mitro ka shkuar sot në spitalin e Vlorës i plagosur, pasi është qëlluar me armë zjarri, dhe kishte marrë dy plumba, njërin në kokë dhe tjetrin në krah. Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën.
Policia nisi krehjen e zonës dhe në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes.
Mitro është një person i njohur për drejtësinë shqiptare pasi ai është një persona me precedentë të mëparshëm penal. Në dhjetor 2013 ai u akuzua se kishte porositur atentatin me bombë ndaj ish- Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, makina e të cilit iashte parkuar poshtë zyrave të kryeministrisë, ku xhenierët çmontuan 250 gramë lëndë plasëse tip C4.
Mitro u ndalua në Rinas në janar 2014. Ai kishte punuar në Inspektoriatin Ndërtimor të Bashkisë Vlorë deri në vitin 2013. Kur ishte larguar nga kjo detyrë nga ish-kryebashkiaku Gjika.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply