
Gjykata ka lënë në burg efektivin e FNSH-së, Lutfi Gjyli, që plagosi Myrtaz Likën në Kombinat teksa të dy ishin ulur në lokal së bashku. Në gjykata efektivi deklaroi se arma i është shkrepur pa dashje.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore efektivi 48-vjeçar e ka qëlluar me armë 60-vjecarin teksa po konsumonin pije alkoolike së bashku në një bar kafe. Teksa ishte i ulur në të njëjtën tavolinë me të, Gjyli ka përdorur armën e tij të shërbimit duke qëlluar në drejtim të 60-vjeçarit.
I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës, pasi kishte marrë plagë plumbi në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lokali ku ndodhi plagosja
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply