Pistë e re mbi tragjedinë në Gjilan, vëllai vrau vëllanë e prindërit, motra vrau autorin dhe veten

gjilan

Një tjetër pistë dyshimi është ngritur lidhur me tragjedinë e ndodhur dje në Gjilan ku 5 anëtarë të së njëjtës familje humbën jetën.

Në dyshimet paraprake të Prokurorisë thuhej se zyrtarja e policisë Valdete Bllaca vrau të gjithë anëtarët e familjes së saj, nënën, babanë, dy vëllezërit e më pas i mori jetën edhe vetes.

Megjithatë mediat kosovare kanë zbuluar sot një tjetër version të dyshuar të ngjarjes. Mësohet se shkak për tragjedinë është bërë një banesë.

Më konkretisht dyshohet se vëllai i madh nuk u lejua ta shesë banesën, dhe vrau vëllanë e vogël dhe më pas prindërit. E tronditur nga ngjarja, dyshohet se motra police vrau të vëllanë dhe më pas qëlloi edhe veten.

Kujtojmë që dje humbën jetën Valdete Bllaca, prindërit e saj Zeqir e Hanife Bllaca, si dhe vëllezërit Blerim dhe Fisnik Bllaca. Krimi i shumëfishtë është kryer në ambientet e shtëpisë ku banonte familja Bllaca, në lagjen “Bujanina” të Gjilanit.

Dyshohet se të gjithë viktimat po kalonin një periudhë depresive në jetën e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet