
Pirro Naçi
Kush mendon se është ‘’prishur’’ Teatri Kombëtar e ka gabim. Pak ditë më parë, nuk ishte dita e poezisë. por e ndoqa këtë ‘’risi’’ me shumë kënaqësi. Nga shkallët e Kryeminstrisë dëgjova Ministren e Kulturës për vendimet që u morrën. I kishte të gjitha ‘’poezia’’edhe epiken edhe liriken edhe dramatiken, të gjitha zhanret. Projektligji për menaxhimine Butrintit. Lajm i mirë.ciu ciu. Qasje e re. Ligji i ri. Model i ri. Model hibrit. Carbon-free, carbon free. Ciu ciu. Si nuk u lodhën! Ligjet nuk janë paradë. Kush do të informohet , Kryeministria dhe Ministritë përkatëse kanë faqen e tyre. Çdo gjë tjetër është e tepërt. Dramatikja i përkiste pjesës së administrimit e menaxhimit të Shtetit Shqiptar:- 2 përfaqësues të Μinistrisë së Κulturës, 2 partnerët e Fondacionit Amerikan dhe një anglez! Tre me dy! Ky është menaxhimi si pjesë e shtetit shqiptar!? Nuk dua të futem në imtësi të tjera. As të ‘’fshihemi’’pas fjalëve të mëdha, e ‘’efektit’’ të aspirinës, të cilat mund të krijojnë shumë pikëpyetje, pse jo aludime për të gjetur se ku fle ‘’lepuri’’. Αjo që më bëri përshtypje ishte mungesa e përfaqësuesit të pushtetit vendor. Të paktën Bashkia e Sarandës duhet të ishte përfaqësuar. Të gjitha të centralizuara nga lart. Një praktikë e vjetër dhe pa rezultate konktet bashkëkore të paktën me orientimet e Bashkimit Evropian, por edhe pse jo me me të gjitha rezervat e UNESCO të pak të viteve më parë. Të shohim ç’do të thonë edhe deputetët në Kuvend. Shpresoj të mos të bëjnë ‘’turistin’’. Por unë do të qëndroja edhe në aspektin tjetër, të qeverisjes vendore.Ky projekt duhet të bëhet objekt diskutimi dhe miratimi i Këshillit Bashkiak të Sarandës.Këto janë projekte holistike që duhet të bashkojnë të gjithë ‘’satelitët’’ dhe çdo parternitet të interesuar. Këshilli Bashkiak duhet të ngrejë zërrin dhe të marrë edhe mendimin e qytetarëve dhe organizatave të ndryshme dhe të bashkëpunojë me Ministrinë e Kulturës. E kanë për detyrë. Lexova me vëmendje Planin e Menaxhimit 2020-2030 për Parkun e Butrintit, lexova Ligjin për Tashëgiminë Kulturore të 2018-tës. Asgjë konkrete sidomos për pushtetin lokal. Çdo faqe dhe kapitull përsëritnin veten, madje vetë programi është një përsëritje e projekteve të më përparshme. Në një farë mënyre ‘’imam bayildi’’. Ka ardhur koha për të kaluar nga plane dhe ‘’vizione’’në veprime dhe në rezultate konkretë. Dy gjëra më solli ndër mend ky Projektligj. Të parën, lundrën e Vivarit si simbol i një vepre që nuk mund të ndryshojë ‘’kollaj’’. Pas shumë dekadash, dhe pas shumë projekteve dhe menaxhimeve në kohë, litarët e hekurt aty janë, të ngulitur në rrënjët e Butrintit, akoma edhe sot. Aq fort e ka ‘’mbërthyer’’ sa të duket se një ditë do ta tërheqë lundra edhe Butrintin. Ai mbart me vete mendësitë e një epoke që i ka ikur koha dhe e dyta ushtarin që na kërkonte lejen në Manastir disa km larg Butrintit, kur shkonim për të vizituar parkun arkeologjik. Ishallah jam i gabuar! Larg duart nga Butrinti.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply