×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Pirro Naçi: Kur miti takon realitetin

Zakonisht në jetë një ngjarje lëviz në kufirin mes fantazisë dhe realitetit. Disa raste anojnë edhe nga mrekullitë. Nuk ka vend në botë si yni, që të jetë kaq shumë i lidhur me Evropën, por jo aq shumë me ‘’mrekullitë’’ e saj. Kjo, edhe në kohët mitologjike por edhe në ditët moderne. Ndoshta na ra fati që diçka të shijojmë nga sot e në vazhdim edhe ne, në këtë familje të madhe!

Në lashtësi, Evropën e rrëmbeu Zeusi i shndëruar në një dem të bardhë. Ajo u magjeps nga bukuria dhe nga fjalët e ‘’bukura’’ plot lajka…dhe mori aratinë, fluturoi. I vetmi që e kërkoj, ishte vëllai i saj, por nuk e gjeti. E kërkonte dhe krijonte qytete e shtete që ajo të zbriste në tokë dhe ta takonte…Në fund të jetë krijoi edhe shtetin e Ilirisë…por Evropa nuk erdhi. Sot në kohët moderne, pasardhësit e ilirëve nuk e lanë mënjanë ‘’amanetin’’ e babait mitologjik. E kërkuan, u munduan për ta gjetur, ëndëruan, flijuan jetën, morën arratinë, u raskapitën ndër shekuj…Por edhe në këtë epokë, si në mitologji… Më në fund miti, dëshira, dhe realiteti u bashkuan. Dhe kjo meritë i takojë një populli të tërë.

Evropa që aq shumë e duam, na tregoi kodet e saj, na tha të vërtetën, na dha dorën,na hapi derën. Një portë që do ti hap krahët jo vetëm Shqipërisë por gjithë kombit Shqiptar.Një portë që na bashkon vetëm në koto monopate. Por vajza e bukur Evropa, nuk na tregon vetëm rrëmbimin por edhe krijimin, krijimin e saj të kohës moderne. Krijimin dhe vazhdimësinë me të mirat dhe të këqiat e saj, në kohët moderne që jetojmë…me ‘’forcën’’ dhe me ‘’mendjen’’ e saj.

Qysh nga viti 1957 Evropa me (me ‘’forcën dhe mendjen’’ e saj) BE-në ka arritur gjera të mëdha , duke përfshirë paqen që mbizotëron në evropë, lirinë e qytetarëve për të jetuar, studjuar dhe punuar kudo. BE është tregu më imadh duke ndihmuar dhe zhvilluar miliona njerëz në mbarë botën. BE-ja ka ofruar mbi gjysmë shekulli paqe, stabilitet dhe prosperitet. Ajo gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në sferën e diplomacisë dhe punon për të promovuar arritjet, si demokracinë, liritë themelore dhe sundimin e ligjit, në mbarë botën. Evropa sot mund të lindë dhe krijojë fëmijë, qytetarë,ide,arte, pasuri,shkencë, demokraci dhe zhvillim.

Të gjitha këto të udhëhequr nga njerëz seriozë dhe të përkushtuar, punëtorë,shkencëtarë, nga të gjithë banorët e saj, pjesë e të cilit është edhe populli shqiptar. Ne i përkasim Evropës! Por çfarë duhet të presim nga kontinenti i vjetër, i zhurmshëm, shumëdimensional dhe shumëplanës i Evropës? A mundet kontinenti ynë të kujdeset për të gjithë ‘’fëmijët’’ e saj ashtu siç duhet, duke qenë se fytyra dhe bashkë me të edhe shpirti kanë ndryshuar në shumë mënyra. Banorët e saj të përçarë, kush djathtas, kush majtas,ca anarkistë të mjerë, ca armirq të rrezikshëm të demokracisë, disa të pasur e të pa ngopur ,disa të varfër… Sot Evropa kalon vështirësi dhe një krizë të madhe, një nga të shumtat në historinë e gjatë. Ndoshta në këto kohë nuk duhet të jemi kaq naivë dhe të magjepsemi nga ‘’Demat’’ modern të racës, që maskohen si ‘’Zeusë’’ me fjalët e shumta e qëllime dinake. ‘’Evropa’’ sot duket e lodhur dhe e munduar, kërkon divorc, duke kthyer tek ne ‘’Demin e pamposhur ’’….

Megjithatë, rrugë të mbarë Shqipëri!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Sonila Meço sulmon koncertin e Noizy-t: U skandalizova me tekstet e ndyra që më këndoi vajza 11 vjeçe, po e përdor bashkia për vota

Sonila Meço sulmon koncertin e Noizy-t: U skandalizova me tekstet e ndyra që më këndoi vajza 11 vjeçe, po e përdor bashkia për vota

Publikuar më 17.08.2022
Nga Sonila Meço “Në klasën time e dëgjojnë të gjithë”,-thotë...

Nga Sonila Meço “Në klasën time e dëgjojnë të gjithë”,-thotë ime bijë gati 11 vjeçare teksa sheh rrëmujë në rrugët e Tiranës për koncertin e një repisti, një festival i muzikës rap dhe hip-hop. “Ia kuptoni tekstet?”,- e ngas më tej. “Patjetër, ngjan cool, është i pasur, gocat për të lënë kokën dhe…(këtu ul zërin)…thotë […]

Lexo më shumë

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

Publikuar më 17.08.2022
Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte...

Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte kthyer në Shqipëri,  nën drejtimin e prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK, u organizua një aksion për kapjen tij në Elbasan. Sipas News24, aksioni është zhvilluar në servisin e babait të Florenc Çapjas, Fejzulla Çapja, ku u zbuluan një makine e vjedhur, 2 targa të vjedhura, […]

Lexo më shumë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Publikuar më 17.08.2022
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë p...

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë pushime në jug të Shqipërisë, nga ku poston rregullisht foto dhe video në rrjetet sociale. Fotot e fundit, të postuara një ditë më parë, si gjithmonë kanë marrë miliona pëlqime dhe mijëra komente nga fansat e shumtë të këngëtares, të cilëve ajo u ka bërë […]

Lexo më shumë

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Publikuar më 17.08.2022
Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur a...

Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur akuza të rënda ndaj futbollistit kosovar. Modelja kosovare ka zbuluar fakte tronditëse të jetës që po e bënte me sulmuesin e Fenerbahçes. Ajo përmes rrjeteve sociale ka treguar se 24 vjeçari po bënte jetë të shfrenuar dhe se ajo po e priste në shtëpi deri në orët […]

Lexo më shumë

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Publikuar më 17.08.2022
Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania...

Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania po drejtonin Bashkimin Evropian si një “oligarki de facto”, duke injoruar zërat, si Polonia, që kishte paralajmëruar prej kohësh për ekspansionizmin rus. “Shumë liderë evropianë lejohen të joshen nga Vladimir Putin”, shkroi Mateusz Morawiecki në një shkrim për të përditshmen franceze Le Monde. Ai u shpreh […]

Lexo më shumë

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Publikuar më 17.08.2022
Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin pal...

Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin palestinez, Mahmud Abaz shkaktoi skandal në Gjermani. Abaz akuzoi Izraelin për holokaust ndaj palestinezëve, Scholz i ndoqi ato me mimikë të ngrirë por nuk reagoi. Në një konferencë të përbashkët shtypi të martën (16.08) pas një takimi me kancelarin Olaf Scholz, presidenti palestinez, Mahmud Abaz e quajti mënyrën […]

Lexo më shumë

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

Publikuar më 17.08.2022
Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibr...

Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibrës nga dy persona që kishin hyrë aty për të vjedhur. Ngjarja e rëndë u shënua  në orët e para të mëngjesit të së dielës, në kohën kur vajza ishte e vetme në banesë. “Sapo hap derën e dhomës, shikoj një person […]

Lexo më shumë

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Publikuar më 17.08.2022
Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar...

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar në 2,6 miliardë lekë, rreth 21 milionë euro. Kjo shumë ishte 10 herë më e ulët se fondet që u arkëtuan në buxhet nga taksa e qarkullimit rrugor në të njëjtin vit. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, fondet për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore vitin e kaluar […]

Lexo më shumë