
Një 19-vjeçare është arrestuar pasi dy ditë më parë aksidentoi për vdekje një 53-vjeçar në Vlorë.
Uniformat blu njoftojnë se e reja ka qenë duke drejtuar mjetin tip ‘BMW’ kur është përplasur me mjetin tip ‘Benz’, ku drejtuesi i këtij të fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Njoftimi i policisë
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi A. V., 19 vjeç, pasi më datë 25.01.2021, duke drejtuar automjetin e markës “BMW” është përplasur me automjetin e markës “Benz”, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi N. M., 53 vjeç.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply