Përplasen makinat te “Ali Demi”, dy të lënduar

Pak momente më parë një aksident rrugor ka ndodhur tek kryqëzimi i “Ali Demit”, në Tiranë. Sipas raportimeve mësohet se një makinë tip “Fiat”, ka goditur një makinë tip “Benz”, tek goma e parë dhe kjo goditje ka shkaktuar përmbysjen e makinës.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesit e automjeteve, të cilët raportohen se janë dy djem të rinj.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet