×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Liverpul në finale, bën përmbysjen e “çmendur” ndaj Barcelonës (VIDEO)

Pak e kishin menduar, por Liverpul ia ka dalë të bëjë përmbysjen e “çmendur” në “Anfield Road” duke fituar me “poker” 4-0 ndaj Barcelonës.

Katalanasit kishin fituar 3-0 në sfidën e parë në “Camp Nou”, por katër golat e sotëm i japin “të kuqve” “biletën” për në finalen e madhe të Champions-it.

Të besuarit e Klop, ndonëse me Salah në tribunë, e kanë nisur më së miri takimin duke gjetur golin e parë me Origin në minutën e 7-të. Me shifrat 1-0 dhe shpresën për kualifikim u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën Liverpul u rikthye frikshëm në lojë. I sapofutur në fushë, Uajnaldum shënon golin e dytë në minutën e 54.

Ndërkohë që kishin kaluar vetëm dy minuta, Uajnaldum ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me kokë pas një krosimi të Shaqirit. Ka qenë Origi që ka shënuar golin e katërt në minutën e 79-të duke elektrizuar tifozët në “Anfield”.

Stadiumi ka “shpërthyer” në festë në një ndeshje që do të mbesë në kujtesën e tifozëve për një kohë të gjaqtë.

gol origi 4-0 on Vidnews.

gol uajnaldum 3-0 on Vidnews.

gol uajnaldum 2-0 on Vidnews.

Përfundon pjesa e parë Liverpul-Barcelona, “të kuqtë” besojnë te përmbysja

Është mbyllur me shifrat 1-0 pjesa e parë e ndeshjes së kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve Liverpul-Barcelona. Në “Anfield Road” u ndez shpejt festa, ku goli erdhi që në minutën e 7-të.

Një gabim i Zhordi Albas mban Liverpulin në zonën e “blaugranëve”. Handerson futet në zonë dhe godet, por pret Ter Shtegen, topi përfundon te Origi që nuk fal pranë zonës.

Mandej rastet nuk munguan për të dyja ekipet, që u përpoqën të shënonin përmes kundërsulmeve.
Për t’u përmendur rasti i Mesit në minutën e 16-të që u gjend shumë pranë portës, por ndërhyrja vendimtare e Van Dijk shmangu një gol gati të sigurt.

Liverpul tentoi disa herë të shënonte golin e dytë, ku një rast të mirë pati Robertson në minutën e 43-të, por topi i goditur prej tij u devijua nga Vidal në goditje këndi.

Te “të kuqtë” mungon lideri i ekipit Salah, ndërkohë që në fushë është rikthyer Xherdan Shaqiri, që së bashku me shokët e ekipit do të kërkojë përmbysjen e madhe në “Anfield Road”.
Një mision i vështirë ky duke marrë parasysh se katalanasit e kanë fituar sfidën e parë në “Camp Nou” me shifrat 3-0.

gol origi 1-0 on Vidnews.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mourinho rikthehet në Itali, merr drejtimin e ekipit legjendë të Seria A

Mourinho rikthehet në Itali, merr drejtimin e ekipit legjendë të Seria A

Publikuar më 04.05.2021
Trajneri portugez Jose Mourinho pritet të rikthehet në Serie...

Trajneri portugez Jose Mourinho pritet të rikthehet në Serie A pas 11 vjetësh, ku do të marrë drejtimin e Romës për sezonin e ardhshëm: 2021-22. Këtë e ka njoftuar klubi verdhekuq përmes faqes zyrtare. Trajneri lusitan pason bashkatdhetarin e tij Paulo Fonseca: “AS Roma ka kënaqësinë të njoftojë se José Mourinho do të jetë menaxheri […]

Lexo më shumë

Interi shpallet kampione e Italisë pas 11 vitesh

Interi shpallet kampione e Italisë pas 11 vitesh

Publikuar më 02.05.2021
Interi është shpallur kampioni i Italisë për sezonin 2020/20...

Interi është shpallur kampioni i Italisë për sezonin 2020/2021 pas barazimit të Atalantas (1-1) në transfertë ndaj Sassuolo në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Mapei – Citta del Tricolore. Skuadra mysafire mbeti me një lojtar më pak që në minutën e 23-të, kur Pierluigi Gollini u përjashtua me karton të kuq. Me gjithë inferioritetin numerik […]

Lexo më shumë

Barcelona për Messin: Qëndro edhe tre vjet dhe do të paguhesh për dhjetë të tjera

Barcelona për Messin: Qëndro edhe tre vjet dhe do të paguhesh për dhjetë të tjera

Publikuar më 30.04.2021
Zgjedhja e Juan Laportas si president i Barcelonës solli gji...

Zgjedhja e Juan Laportas si president i Barcelonës solli gjithashtu optimizëm për qëndrimin e Lionel Messit në Barcelonë. Laporta kishte dhe ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Messin dhe babanë e tij, por në të njëjtën kohë ai e di që financat e klubit janë në një situatë shumë të keqe dhe sipas Times ai […]

Lexo më shumë

Guardiola “gozhdon” UEFA-n: Nëse mundeni lëreni një lojtar të zhvillojë 400 ndeshje çdo vit

Guardiola “gozhdon” UEFA-n: Nëse mundeni lëreni një lojtar të zhvillojë 400 ndeshje çdo vit

Publikuar më 23.04.2021
Pep Guardiola u duk gjithçka përveç se i lumtur për sistemin...

Pep Guardiola u duk gjithçka përveç se i lumtur për sistemin e ri të zhvillimit të Ligës së Kampionëve. Kur u pyet për formatin e turneut që do të jetë i vlefshëm nga 2024 e tutje, trajneri i Manchester City “goditi” UEFA-n. Duke shprehur reagimin e tij ndaj prirjes së re të lojërave, ai deklaroi […]

Lexo më shumë

Ata do shkatërronin futbollin tradicional/ Klubet europiane i propozojnë UEFA-s përjashtimin për një vit të Realit dhe Juventusit

Ata do shkatërronin futbollin tradicional/ Klubet europiane i propozojnë UEFA-s përjashtimin për një vit të Realit dhe Juventusit

Publikuar më 22.04.2021
Skuadrat e UEFA-s thuhet se kanë kërkuar përjashtimin e Real...

Skuadrat e UEFA-s thuhet se kanë kërkuar përjashtimin e Real Madrid dhe Juventus nga Kupat e Evropës. Sipas asaj që përcjell Fabio Likari përmes “Gazzetta dello Sport”, disa klube – të cilat nuk janë përmendur – duan dënimin e dy forcave kryesore për përpjekjet për formimin e Superligës Evropiane, ndërsa në “tryezë” ata rekomandojnë edhe […]

Lexo më shumë

“Ata janë gjarpërinj dhe gënjeshtarë”/ Shefi i Juventus fajëson Brexit për shkatërrimin e Superligës

“Ata janë gjarpërinj dhe gënjeshtarë”/ Shefi i Juventus fajëson Brexit për shkatërrimin e Superligës

Publikuar më 21.04.2021
Duke pranuar se Superliga e diskutueshme e futbollit ishte z...

Duke pranuar se Superliga e diskutueshme e futbollit ishte zyrtarisht e ‘vdekur’, shefi i Juventusit, Andrea Agnelli kërkoi të bënte një ‘kurban’ dhe akuzoi fenomenin e Brexit. Presidenti i Juventusit, një nga arkitektët kryesorë të ligës rebele, i tha Reuters se kishte dëgjuar “spekulime” se “nëse gjashtë skuadra do të ishin shkëputur dhe do të […]

Lexo më shumë

Me vendimin e Abramovich, Chelsea tërhiqet nga Superliga Evropiane, City gjithashtu largohet

Me vendimin e Abramovich, Chelsea tërhiqet nga Superliga Evropiane, City gjithashtu largohet

Publikuar më 20.04.2021
Të dhëna të reja në ‘luftën civile’ që ka shpërthyer në futb...

Të dhëna të reja në ‘luftën civile’ që ka shpërthyer në futbollin evropian me largimin e dukshëm të Chelsea, por edhe të Manchester City nga përballja e 12 skuadrave që krijuan Superligën Evropiane. Thashethemet e para të çarjeve kishin filluar të qarkullonin herët në pasdite me tifozët “blu” që protestuan pas Stamford Bridge pasdite (para […]

Lexo më shumë

Super League e re e Evropës/ Darka e fshehtë që “krijoi” lidhja e të pasurve

Super League e re e Evropës/ Darka e fshehtë që “krijoi” lidhja e të pasurve

Publikuar më 20.04.2021
Projekti i Superligës Evropiane krijon një “bombë̶...

Projekti i Superligës Evropiane krijon një “bombë” në themelet e futbollit Evropian në vitin 2021, megjithatë nuk është një ide që filloi dje. Presidenti i organizatës së re dhe një njeri i fortë i Real Madrid, Florentino Perez, e pranoi këtë fakt. Planet ishin aty, por ato duheshin nxitur, pasi pandemia shkaktoi “rrjedhje” të padurueshme […]

Lexo më shumë