Përfundon mes duartrokitjesh të gjata dhe falënderimesh të shumta koncerti “Një shekull me muzikën greke”.

Foto 1 nga 3 Pas Para

Ka përfunduar mes duartrokitjesh të gjata dhe falenderimesh të shumta koncerti “Një shekull me muzikën greke’.

Koncerti u realizua mbremjen e sotme nga shoqata Argjiro në bashkëpunim me Ambasadën Greke, dhe vjen në saj të edicionit të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar ‘Takimet Muzikore të Dy Botëve’.

Dy artistet e njohura greke Elena Marangou dhe Agapi Triantafyllidi performuan këngët më të mira greke në sallën e mbushur plot me te ftuar special në Kishën Ortodokse, ‘Ngjallja e Krishtit, në Tiranë.

Repertori më i mirë i muzikës klasike greke erdhi kaq ngrohte falë zërit meliodioz të mezzosopranos mjaft të talentuar Elena Marangou, shoqëruar mjeshtërisht në piano nga artistja Agapi Triantafyllidi.

Në fjalën përshëndetëse përpara të ftuarve drejtoresha e Argjiros Ilda Mara theksoi edhe njëherë se muzika greke na ka shoqëruar gjatë ndër vite, duke u bërë pjesë e kulturës sonë , dhe se ky aktivitet ndër të tjera synon ruajtjen e traditës duke i qëndruar besnik slloganit ‘Aty ku e Kaluara takon të Ardhmen’.

“Për vite me rradhë ne jemi munduar të gjejme rrugë të ndryshme të promovimit të trashëgimisë kulturore nëpërmjet eventeve të muzikës klasike, por dhe mbajtjes gjallë të traditës muzikore shqiptare.” u shpreh Ilda Mara.

Prezente në këtë natë të veçantë ishte dhe vet Ambasadorja Greke, Eleni Surani,  e cila përshëndeti të ftuarit pjesmarrës dhe shprehu mirënjohjen e saj për publikun shqiptar i cili shfaq interes të veçantë për kulturën greke dhe se aktivitete të tilla i shërbejnë më së shumti kulturës së dy vendeve fqinje.

Kujtojmë që Festivali Ndërkombëtar “Takimet mes dy Botëve ‘ i cili organizohet këtë vit nën ombrellën e Vitit Evropian të Trashëgimisë Kulturore ka mbajtur deri më tani katër nete koncerte duke filluar me Gjirokastrën, Shkodrën, Vlorën e sonte me Tiranën. Ky edicion i 12 do të përmbyllet me datë 10 Tetor, në një mbremje gala që do të organizohet në Pallatin e Brigadave ku përpara jush do të performojë sopranoja e njohur shqiptare Blerta Zhegu.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet