Përfshihet nga flakët shkolla në Fier, i riu thyen karantinën për të shuar zjarrin

Është përfshirë nga flakët një klasë në shkollën 9 vjeçare “Kostandin Peto” të Fermës së çlirimit në Fier.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa janë shkrumbuar pothuajse të gjitha orenditë e klasës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Fierit, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre edhe në mjediset e tjera të shkollës.

Mësohet se kanë qenë banorët e zonës ata që lajmëruar zjarrfikëset, pasi kanë parë tymin të dalë nga mjediset e shkollës.

Një i ri, banor i lagjes edhe pse ka thyer “karantinën”, ka mbërritur i pari dhe ka fikur zjarrin me kova me ujë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka filluar hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet