Përcillet për në banesën e fundit, heroi që “shkundi” parlamentin grek me fjalimin për shqiptarët

Është përcjellë për në banesën e fundit ditën e sotme ish-deputeti grek Manolis Glezos. Luftëtari legjendar Manolis Glezos, ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 98 vjeçare për shkak të një ataku kardiak.

Glezos është njohur në shtetin helen për rrëzimin e flamurit nazist nga Akropoli në 1941 ndërsa forcat okupuese gjermane pushtuan Athinën. Ish-deputeti arvanitas njihet edhe për qëndrimet e tij liberale ndaj emigrantëve dhe fqinjëve të Greqisë.

Pesë vite më parë ai mbajti një fjalim të fortë në Parlamentin e Greqisë duke thënë se të paktën 13 deputetë kishin prejardhje shqiptare duke qenë arvanitas. Gjatë fjalimit të tij, Glezos pyeti kreun e Parlamentit grek nëse ishte i sigurt që ishte grek pasi mbiemri i tij ishte arvanitas.

Ne jemi fqinj me shqiptarët, gruan mund ta largosh nga shtëpia, edhe djalin mund ta largosh, por fqinjin jo”, u shpreh ai ndër të tjera në atë fjalim që tronditi Parlamentin grek.

Glezos ishte politikisht aktiv deri në fund të jetës, duke bërë fushatë të ashpër kundër masave shtrënguese që iu imponuan Greqisë gjatë krizës së saj financiare. Në qershor 2012, ai u zgjodh si deputet me të majtën SYRIZA dhe fitoi një vend në Parlamentin Evropian dy vjet më vonë me mbi 430,000 vota. Në moshën 91-vjeçare, ai ishte deputeti më i vjetër i zgjedhur në Parlamentin Evropian.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet