×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Për të gjithë ata që duan të ndryshojnë emrin “Nënë” dhe për të gjithë ne që e dashurojmë!

Ç’thot’ ajo e ve e gjorë,

-Mbretëreshë pa kurorë-

Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,

Shpirt e zëmër përvëluar;

Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë,

Nënës mos ia bëni varrë!”

Fan Noli

A ka peshore të masë fjalën tënde, mirësinë tënde që përkedhel botën? A ka dashuri që mund të falet më shumë se jotja? A ka oqeane me bojë për të shprehur Ty?

O më madhështorja , më e bukura e grave në botë! .Ti që na dhe shpirt nga shpirti yt,na fale e humbe gjumin për ne,ti që s´ka botë dhe emër të të zëvendësojë!

Nënë! Ti nuk trembesh e nuk shqetësohesh nga fjalët e atyre që skuptojnë rëndësinë e fjalëve dhe veprimeve të tyre.

Se je ti, o Nënë, që kalove e u sprovove në mijëra beteja jete, në dallgë pa mbarim! Ti që jetën ke krijuar frymëzuar nga Zoti!

Kurrë o Nënë nuk mund ta zëvendësojnë emrin tënd, sa fryma e bijve që lindin nga barqet e tua të jetë.

Kurrë smund të të zëvendesojë vendin e piedestalit ku je në më të lartën qenie!

Ti ke bërë historinë, ti formove popuj, ti i dhe frymë cdo jete e gjallese, ti i dhe ngjyra botës…

Ti e bëre shiun të qaj e diellin të thajë brengat.

Ti, o Nënë ndalove acaret dhe kurrën e kurrës nuk mund ta përmendin emrin për keq e jo më të ta zevendësojnë me fjalë të zakonshme nga disa të marrë.

Ti o burimi dritës dhe dijes,ty që të ngritën profetent,gjenitë..ty që të dashuruan në pafundësinë e të fundmes ëndërr

O Zot! Si mund emrin e saj ta zhvlerësojnë me paturpësi ngjyrash të venitura?

A mundet kushdo të heqi atë që Zoti caktoi në tokë?

Se ti je gjithësia e një bote të fisshme dhe emri yt në yje shkruar do jetë,i gdhendur në gjithë bijat që ti linde!

A ka dorë më madhështore që ngrihet mbi qiejt e pluhurosur për të na përkedhelur?

A ka zemër më të madhe se e jotja që dhe universin e bënë të duket i vogël?

A ka shpirt më të gjërë ku galaktikat lundrojnë vetmuar?

A ka puthje më të ëmbël ku pranvera dhe lulet celin frymëzim, ku aroma e tyre emrin tënd lëshon në djepat e fëmijëve?

Përjetë emri yt Nënë qoftë e mos u tremb nga disa pika shiu që mbi ty baltë duan të lënë, por kjo baltë rrëzohet para emrit tënd o më e dlira o më e dashura o shpirti shpirtit tim!

Silvana Begaj

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bujqësia dhe pesha e saj në ekonominë shqiptare

Bujqësia dhe pesha e saj në ekonominë shqiptare

Publikuar më 04.06.2021
Silvana Begaj Shqipëria (në aspektin natyror) është e bekuar...

Silvana Begaj Shqipëria (në aspektin natyror) është e bekuar me rreth 260 ditë në vit diell me një klimë mesdhetare shumë favorizuese për çdo lloj kulture bujqësore me toka vitale për zhvillimin e bimësisë. Shqipëria (në aspektin e tregut) është porta e Europës e me gjërë. Specialistët e fermerët kanë eksperienca dhe kanë marrë rendimente […]

Lexo më shumë

Të zhdukurit e periudhës komuniste në Shqipëri kërkojnë drejtësi

Të zhdukurit e periudhës komuniste në Shqipëri kërkojnë drejtësi

Publikuar më 03.06.2021
Frank Shkreli Turp për qeverinë shqiptare dhe për diplomatët...

Frank Shkreli Turp për qeverinë shqiptare dhe për diplomatët perëndimorë në Tiranë që heshtin! “Që nga viti 1991, qasja e të gjitha qeverive — socialiste dhe demokrate– “është kalibruar të mos shqetësojë gardën e vjetër”, tha një diplomat që e ndjekë këtë çështje nga afër. (Fred Abrahams)/ Nga rrjetët sociale mësova se javën që kaloi, […]

Lexo më shumë

“I madh e i vogël kanë vendosur gjyqtaren ne turrën e druve”, Bushati: Gjithandej ka plasur një fushatë për linçimin e saj, por …

“I madh e i vogël kanë vendosur gjyqtaren ne turrën e druve”, Bushati: Gjithandej ka plasur një fushatë për linçimin e saj, por …

Publikuar më 31.05.2021
Andi Bushati Media të djathta dhe të majta, i madh dhe i vog...

Andi Bushati Media të djathta dhe të majta, i madh dhe i vogël, fanatikë të rrjeteve sociale dhe ata që i përdorin ato për të mos u dukur jashtë mode, kanë vendosur në turrën e druve një gjyqtare të Elbasanit për videot që ajo ka hedhur në rrjet. Enkeleda Kapedani, kryetarja e gjykatës së këtij […]

Lexo më shumë

Klithmat e një gruaje….

Klithmat e një gruaje….

Publikuar më 25.05.2021
E larguar në orbita pafund larg Atdheut tim fizikisht më bën...

E larguar në orbita pafund larg Atdheut tim fizikisht më bënë të afrohem me revoltë shpirtërisht duke më kthyer aty kur dëgjoj këto copëza poshtërimesh vrastare që i bëhet një femre. I afrohem me përbuzje  tymin e zi që ka pllakosur shoqërinë tonë, moralin tonë, ndërgjegjen duke  nxirë shpresën sa herë që dëgjohen klithmat e […]

Lexo më shumë

“Më kanë përdhunuar vajzën! Do t’ua shqyej zemrat nga kraharori!”

“Më kanë përdhunuar vajzën! Do t’ua shqyej zemrat nga kraharori!”

Publikuar më 21.05.2021
Nga Erjona Rusi Jooooooooooo, mos! Më kanë përdhunuar vajzën...

Nga Erjona Rusi Jooooooooooo, mos! Më kanë përdhunuar vajzën. Joooooo! Nuk po i besoja syve atë që shihja në lajme. Ishte fëmija im, drita e syve, dashuria më e madhe e jetës. Ma kishin përdhunuar. Po jepej në lajme. Po thonin emrin e saj, shkollën e saj, dhe më pas nxorrën 5 fytyra bishash që […]

Lexo më shumë

Berisha non grata, më keq vonë se kurrë

Berisha non grata, më keq vonë se kurrë

Publikuar më 19.05.2021
Andi Bushati Të gjithë ata që janë ndjerë të ligështuar në j...

Andi Bushati Të gjithë ata që janë ndjerë të ligështuar në janarin e vitit 2011, kur dëgjonin ambasadorin amerikan në Tiranë, ta konsideronte Sali Berishën si një burrë shteti, pasi me urdhërin direkt të tij ishin vrarë katër demostrues opozitarë në bulevard, me siguri që sot kanë ndjerë një sadisfaksion të vonuar moral. Të gjithë […]

Lexo më shumë

Thirrje organeve drejtuese për luftën kundër varfërisë!

Thirrje organeve drejtuese për luftën kundër varfërisë!

Publikuar më 15.05.2021
Silvana Begaj Demokracia ekziston aty ku askush nuk është aq...

Silvana Begaj Demokracia ekziston aty ku askush nuk është aq i pasur sa të blejë dikë tjetër dhe askush aq i varfër sa për t´u shitur (Rousseau) Detyra themelore e një shteti është garantimi i një jete dinjitoze për shtetasit e tij. Fokusi i çdo qeverie, pushteti, duhet patjetër të përfshijë shtresat në nevojë duke […]

Lexo më shumë

Thirrje organeve drejtuese për luftën kundër varfërisë!

Thirrje organeve drejtuese për luftën kundër varfërisë!

Publikuar më 14.05.2021
Silvana Begaj Demokracia ekziston aty ku askush nuk është aq...

Silvana Begaj Demokracia ekziston aty ku askush nuk është aq i pasur sa të blejë dikë tjetër dhe askush aq i varfër sa për t´u shitur (Rousseau) Detyra themelore e një shteti është garantimi i një jete dinjitoze për shtetasit e tij. Fokusi i cdo qeverie, pushteti, duhet patjetër të përfshijë shtresat në nevojë duke […]

Lexo më shumë