×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Për amerikanët, Shqipëria renditet në vend të parë të sugjerimeve turistike

Teksa udhëtimet turistike në vende të ndryshme të botës janë tepër të vështira për shkak të masave të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit, portali i njohur BestLife ka publikuar 13 destinacione mahnitëse që mund të vizitohen nga turistët amerikanë gjatë këtij sezoni.

Surpriza është Shqipëria në vendin e parë. Rekomandimi kryesor i këtij portali janë plazhet shqiptare, malet, sitet e shumta arkeologjike dhe klima e jashtëzakonshme mesdhetare.

Amerikanët që kërkojnë të vizitojnë Shqipërinë nuk kanë nevojë të shqetësohen për hyrjen me një test negativ COVID, por mbajtja e maskës është e detyrueshme në hapësirat publike në të gjithë vendin. Përveç kësaj, Shqipëria është pothuajse tërësisht e hapur për biznes, shkruan portali “BestLife”

E dyta pas Shqipërisë renditet Bjellorusia, ndërsa nga vendet e rajonit, në listë bën pjesë Maqedonia e Veriut ku po ashtu nuk janë të nevojshme të faktohen rezultatet negative të testit të COVID-19ës, siç ndodh në Serbi e Mal të Zi, që përfshihen po ashtu në listë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Vit që bën diferencën/ Dyndje pushuesish nga Kosova drejt Shqipërisë, mbi 1 milion persona

Vit që bën diferencën/ Dyndje pushuesish nga Kosova drejt Shqipërisë, mbi 1 milion persona

Publikuar më 29.08.2020
Nga data 1 deri më 25 gusht, Shqipëra ka pritur rreth 830 mi...

Nga data 1 deri më 25 gusht, Shqipëra ka pritur rreth 830 mijë pushues, ndërsa vetëm mëngjesin e kësaj të shtune mbërritën 15 mijë shqiptarë të Kosovës. Për to, destinacionet mbeten plazhet e Durrësit dhe të Shëngjinit. Mirëpo, Zyra për Informim e Policisë së Kosovës bën me dije se në total përgjatë këtij sezoni turistik, […]

Lexo më shumë

Serbët pushtojnë bregdetin shqiptar/ Turistja tregon për eksperiencën këtu dhe arsyet pse erdhi në vendin tonë

Serbët pushtojnë bregdetin shqiptar/ Turistja tregon për eksperiencën këtu dhe arsyet pse erdhi në vendin tonë

Publikuar më 18.08.2020
Një dozë e madhe adrenaline iu dha Nevena Sunjevariç, vjeçe ...

Një dozë e madhe adrenaline iu dha Nevena Sunjevariç, vjeçe 30 nga Beogradi për të zgjedhur Shqipërinë për pushimet e saj verore. Gjatë sezonit të verës së vitit të kaluar, Nevena vizitoi vendet më të bukura në Shqipëri, dhe zbulon për “Blic” se si e kaloi verën në një vend që, siç thotë ajo, nuk […]

Lexo më shumë

Rënie me 70% të turistëve që kanë ardhur për pushime këtë vit në vendin tonë, sa shqiptarë po ikin në Antalia

Rënie me 70% të turistëve që kanë ardhur për pushime këtë vit në vendin tonë, sa shqiptarë po ikin në Antalia

Publikuar më 18.08.2020
Polakët, bjellorusët dhe ukrainasit janë turistët e vetëm që...

Polakët, bjellorusët dhe ukrainasit janë turistët e vetëm që po shijojnë diellin dhe bregdetin shqiptar këtë vit, por edhe shpresa më e madhe e hoteleve me standarde të larta për të shpëtuar çfarë të munden nga ky sezon veror. Vitin e kaluar në këtë kohë, në hotelet shqiptare kishte edhe nordikë, çekë, izraelitë, rusë, gjermanë […]

Lexo më shumë

Kjo është “parajsa” e alpeve shqiptare, ja fotografitë

Kjo është “parajsa” e alpeve shqiptare, ja fotografitë

Publikuar më 15.08.2020
Lumi i Shalës në liqenin e Komanit është kthyer  vitet e fun...

Lumi i Shalës në liqenin e Komanit është kthyer  vitet e fundit në një nga vendet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare si për turistët vendas edhe për ata të huaj. I cilësuar nga mediet e huaja si një  “parajsë e vogël”, lumi ai është padyshim destinacioni më i preferuar sidomos nga të rinjtë. Natyra […]

Lexo më shumë

Riviera shqiptare, blogu i njohur turistik tregon 15 plazhet më të mira në Shqipëri

Riviera shqiptare, blogu i njohur turistik tregon 15 plazhet më të mira në Shqipëri

Publikuar më 10.08.2020
Shqipëria është një vend që njihet për bukuritë e saj natyro...

Shqipëria është një vend që njihet për bukuritë e saj natyrore. Së fundmi, autori Krishna Teja në artikullin që ka publikuar për vendin tonë në blogun e njohur turistik, pickyourtrail.com ka renditur 15 plazhet që duhet të vizitohen në Shqipëri. Ai shkruan se vija bregdetare shqiptare ka plazhe shumë të bukura që duhet të vizitohen gjatë 2020. […]

Lexo më shumë

Eurostat rendit shtetet bregdetare të Europës, Shqipëria në përmirësim por mbetet nga fundi

Eurostat rendit shtetet bregdetare të Europës, Shqipëria në përmirësim por mbetet nga fundi

Publikuar më 04.08.2020
Në ditët e para të gushtit e gjithë Europa është dyndur drej...

Në ditët e para të gushtit e gjithë Europa është dyndur drejt plazheve, për të marrë rreze dielli dhe për të shuar vapën në ujërat e detit. Për shkak të kufizimeve nga pandemia, pjesa më e madhe i janë drejtuar zonave lokale, ndërsa shtetet që nuk kanë det po shkojnë drejt fqinjëve. Por, a e […]

Lexo më shumë

Numri i pushuesve për në Shqipëri përgjysmohet, COVID-19 “frikëson” qytetarët e Kosovës

Numri i pushuesve për në Shqipëri përgjysmohet, COVID-19 “frikëson” qytetarët e Kosovës

Publikuar më 16.07.2020
Qytetarët e Kosovës, destinacionin e tyre për të bërë pushim...

Qytetarët e Kosovës, destinacionin e tyre për të bërë pushimet e kanë Shqipërinë, një pjesë e madhe e tyre, sidomos këtë vit që nuk kanë mundësi zgjedhjeje. Mirëpo, frika nga përhapja e pandemisë së COVID-19 duket se i ka stepur pushuesit nga Kosova. Sipas të dhënave, krahasuar me vitin e kaluar, numri i pushuesve nga […]

Lexo më shumë

The New York Times: Kosova e Shqipëria, ndër vendet që mund të vizitojnë amerikanët gjatë pandemisë

The New York Times: Kosova e Shqipëria, ndër vendet që mund të vizitojnë amerikanët gjatë pandemisë

Publikuar më 10.07.2020
Prestigjiozja “The New York Times” ka publikuar listën e ven...

Prestigjiozja “The New York Times” ka publikuar listën e vendeve që mund të vizitohen nga qytetarët amerikanë, ndonëse udhëtimi dhe planifikimi i udhëtimit janë duke u kufizuar nga përhapja e koronavirusit në mbarë botën. Pjesë e kësaj liste janë edhe Kosova e Shqipëria. Për Shqipërinë thuhet se “rihapi kufijtë e saj në fillim të qershorit […]

Lexo më shumë