
Ka zgjatur tre orë mbledhja e grupit parlamentar të PD, thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Mbledhja përfundoi në orën 15:00 e nga ky takim, u propozuan nga deputetët 10 emra për kandidatë për President. Kandidatët e propozuar për president të vendit janë: Leonard Demi, Dritan Demiraj, Arben Çejku, Dashamir Shehi, Jorida Tabaku, Rexhep Uka, Halim Kosova, Princ Leka, Visar Zhiti dhe Lajla Përnaska.
Alibeaj u shpreh: “Ne po zgjedhim presidentin e republikës. Të gjitha diskutimet do t’ua bëjmë me dije që në një mbledhje tjetër që do zhvillohet nesër pasdite, për t’ua bërë me dije cështjet. Nuk kemi ngut për të konsultuar deputetët të shprehin qëndrimin e tyre, por edhe për emrin eventual. Nuk kemi asgjë për të fshehur, do konsultohemi edhe me aletatët tanë dhe tw anëtarët e grupit parlamentar të PD, për të gjitha dëshirat, qëndrimet e tyre, Besojmë se vetëm në këtë mënyrë, ky proces do duhet të ecë përpara. Kjo ishte kërkesa e anëtarëve sot. Të gjithë anëtarët e grupit PD dhe përvec kësaj edhe me aleatët tanë. Është process që përmbush kërkesat nevojat, që procesi duhet të ketë. Kjo është ajo cfarë ne po bëjmë si opozitë. Nesër pasdite do të ketë një tjetër mbledhje, pasi të ketë konsultime edhe me aleatët tanë. Secili ka patur lirinë të shprehet. Për respekt të kolegëve por edhe personave që janë artikuluar, do ketë një kohë të dytë, pas mbledhjes nesër për të vijuar me fazat e tjera. Do të kemi takim me aleatët, sot pasdite e nesër paradite”-tha kreu i grupit të PD-së.
Në mbledhjen e grupit parlamentar, Gazment Bardhi ka kërkuar që të gjithë deputetët demokratë të jetë bashkë, teksa diskutohet për presidentin e ri. Bardhi i ka kërkuar kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu që të negociojë me Komisionin e Rithemelimit që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm në mbledhjen ku do të diskutohet për kreun e shtetit.
“Të mblidhemi të gjithë deputetët e opozitës bashkë, minimalisht të gjithë deputetët e dalë nga lista e PD. Ky nuk është moment ndasie midis nesh. Nuk shoh që ka diferenca që propozimi për Presidnetin e ri i takon opozitës. Duhet një armëpushim mes vetes në PD dhe të eksplorohet çdo mundësi për bashkim në këtë proces. Unë mendoj që për tu bërë bashkë mund të mendohet që grupi që mandatohet nga Grupi Parlamentar për negociata të përfshijë deputetë nga të gjitha palët. Kandidatët tonë duhet të jenë produkt i të gjithë deputetëve të opozitës, pa asnjë përjashtim. Kjo duhet të tentohet pa ndërprerje dhe në çdo mënyrë. Unë e kuptoj që ftesa për mbledhje i është bërë të gjithe deputetëve të PD, përfshirë kolegët e Komisionit të Rithemelimit, dhe ka qenë zgjedhja e tyre që të mos marrin pjesë”, tha Bardhi.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply