×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Patronazhistëve t’u vini anash”, Ahmetaj mbron fuksat: Ata janë zemrat e zjarrta që votuan PS, do të na ndihmojnë për mandatin e katërt

Zv. kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, tha gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa flite për menaxhimin e krizës së pandemisë, vlerësoi si shefi i tij Rama,  patronazhistët, spiunët e partisë, duke u shprehur se ata janë pjesë e Partisë Socialiste dhe prej tyre do të vijë dhe fitorja në mandatin e katërt. “Varfëria është relative. Vini këtu e bëni fjali me apologjizma, nuk thoni asgjë, bëni diskutim për çmimet. Më pas çfarë thotë FMN, që e përballuan krizën për shkak të mirëmenaxhimit. Vini këtu dhe përfaqësoni ato zemrat e zjarrta që nuk iu votuan, ato që iu sollën në opozitë për shkak të njëjtave arsye. Ato fjalë kur i nxjerr nga goja duhet t’i presësh mbrapsht. Fjalët janë jo dinjitoze, për askënd. Kërcënuat patronazhistët, t’i vini anash. Ata janë zemrat e zjarrta që votuan PS. Ne do të punojmë të gjitha instrumenteve që na lejon demokracia dhe patronazhistët për të fituar mandatin e katërt. Sa i përket krizës energjetike, nuk duhet të flisni. Edhe një koment për ju që merreni me ekonominë.

Lexoni ndonjë fjali që lexohet në botë. Janë 100 vende që përdorin rregullin fiskal, të gjithë e kanë thyer për t’iu përgjigjur nevojave të vendit. Si s’kemi emergjencë? Kemi emergjencë për vaksinat, kemi emergjencë për investimet. Për krizën energjetike nuk duhet të flisni, sepse tre pikat e thëna nga kryeministri garantojnë energji për të gjithë. Nuk do të ketë rritje çmimesh për qytetarët. Imagjinoni sikur të ishim në vitin 2013. Në atë vit humbjet ishin 45%. E dini se sa ka qenë humbja për shkak të menaxhimit, 1.1 mld.

E si flisni këtu pa pikë reference për 10 mln. Faturat e papaguara? Kishim 64 mijë fatura, sot janë 200 mijë familje që i mbështesim me çmimin e energjisë elektrike. Nëse keni propozim më të mirë silleni, e ne do e marrim në konsideratë. Por furnizimi i qytetarëve me energji është parësore për ne. Për hir të së vërtetës kemi arritur të pezullojmë modelin për të menaxhuar me transparencë kompanitë dhe i gjithë aksesi i të ardhurave të kompanive do të shkojë për blerje të energjisë elektrike. Sa për rindërtimin, ju thatë dikur 3 D, e më pas thatë që do të ndërtohen pallate te Sami Frashëri, por historia është që deri më 25 nëntor, do të hyjnë 700 familje në pallate dhe sot vetëm ata që kanë marrë përsipër fondi shqiptar i zhvillimit janë gati 2 mijë njësi individuale dhe falas për qytetarët. Kur të shpërndajmë pallatet për të gjithë do e bëjmë me short”, u shpreh Ahmetaj.

Vetëm tri ditë më parë, listës së kritikëve të patronazhistëve iu shtua edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila mbështeti për herë të parë hetimin e përdorimit të të dhënave të 900 mijë shqiptarëve në favor të PS-së. Ajo shpërndau një postim të Ilirjan Celibashit, i cili duke cituar raportin përfundimtar të ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, kërkoi që të garantohet siguria e të dhënave personale dhe të hetohen shkeljet që ndikojnë në besimin e publikut mbi zgjedhjet.

“Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas rekomandimit te mëposhtëm dhe rekomandimeve të tjera të OSBE/ODHIR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm – pa frikë apo presion apo joshje të paligjshme-është themelore për demokracinë“, shkroi Yuri Kim, duke shpërndarë mesazhin e Ilirjan Celibashit.

Pak para zgjedhjeve të 25 prillit, portali Lapsi.al publikoi një skandal të madh me të dhënat e 900 mijë shqiptarëve që ishin përdorur nga Partia Socialiste, që shkaktoi shqetësim të madh për qytetarët, për të dilët ishte komunikuar në PS preferenca e tyre politike. Databaza përmbante 910,061 rreshta, ku në çdo rresht gjenden gjeneralitetet dhe të dhënat personale të një qytetari, ndërsa për afro 70 mijë votues, patronazhistët lanë shënimet e ndryshme, shumica denigruese.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përmbyset zetori në Lushnje, plagosen lehtë gjyshi me nipin, mbesa 10-vjeçare në gjendje të rëndë

Përmbyset zetori në Lushnje, plagosen lehtë gjyshi me nipin, mbesa 10-vjeçare në gjendje të rëndë

Publikuar më 16.10.2021
Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë, ku...

Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë, ku, si pasojë e rrëzimit të një zetori, janë plagosur 3 persona. Në drejtim të mjetit bujqësor ka qenë gjyshi i të miturve, Xhevair Allkaj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çermë të Lushnjës, kur, pas rrëzimit, u plagosën nipi 8-vjeçar dhe motra e tij 10-vjeçare, e […]

Lexo më shumë

Detaje të reja nga ngjarja në Qerret, 4 turistët rusë dyshohet se nuk vdiqën nga asfiksia në sauna

Detaje të reja nga ngjarja në Qerret, 4 turistët rusë dyshohet se nuk vdiqën nga asfiksia në sauna

Publikuar më 16.10.2021
Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmj...

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një hotel me 5 yje në Qerret, ku u gjetën të vdekur 4 turistë rusë. Burime jozyrtare bëjnë me dije për Faxnews se, ndryshe nga sa u tha fillimisht, ngjarja nuk është regjistruar në ambientet e saunës, por në pishinën e […]

Lexo më shumë

Pallati i djegur në Astir, fqinjët akuzojnë policinë se injoroi ankesat për djalin problematik dhe zjarrfikëset se erdhën me vonesë

Pallati i djegur në Astir, fqinjët akuzojnë policinë se injoroi ankesat për djalin problematik dhe zjarrfikëset se erdhën me vonesë

Publikuar më 16.10.2021
Pamje të rënda duken sot në apartamentin që u përfshi nga zj...

Pamje të rënda duken sot në apartamentin që u përfshi nga zjarri, sot në mëngjes, e për pasojë shkaktoi vdekjen e 62-vjeçares Hava Osmenaj, e cila u hodh nga dritarja e katit të tretë për t’iu shpëtuar flakëve. Nga dritarja u hodh edhe djali i saj 36-vjeç Klodian Osmenaj, i cili ndodhet në spital dhe […]

Lexo më shumë

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet i riu në Fier me një sasi e madhe droge, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet i riu në Fier me një sasi e madhe droge, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar më 16.10.2021
Në Fier gjatë operacionit “Hoxhara” u arrestua shtetasi Irdi...

Në Fier gjatë operacionit “Hoxhara” u arrestua shtetasi Irdi Haxhiu (Bajraktari) dhe u shpall në kërkim shtetasi Përparim Smira, të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në një njoftim zyrtar policia u shpreh: “Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoxhara”, sekuestrohen 10 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Vihet në pranga një nga […]

Lexo më shumë

Akuzohen për trafikim dhe prostitucion, sekuestrohen pasuritë e dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë në Tiranë

Akuzohen për trafikim dhe prostitucion, sekuestrohen pasuritë e dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë në Tiranë

Publikuar më 16.10.2021
Me anë të një njoftimi zyrtar bëhet me dije se Policia e Tir...

Me anë të një njoftimi zyrtar bëhet me dije se Policia e Tiranës ka sekuestruar pasurinë e dy vëllezërve në Tiranë me precedentë penalë në fushën e krimeve. Pasuria e tyre kap vlerën e 150.000 euro, nga të dhënat zyrtare njëri është arrestuar në Spanjë në 2018, ndërsa vëllai tjetër është nën hetim nga autoritetet […]

Lexo më shumë

Është koha e mbjelljes së grurit, z.kryeministër!

Është koha e mbjelljes së grurit, z.kryeministër!

Publikuar më 16.10.2021
Abdurahim Ashiku* Në vitin 1950 Shqipëria mbillte 87 mijë he...

Abdurahim Ashiku* Në vitin 1950 Shqipëria mbillte 87 mijë hektarë grurë… Në vitin 1991 mbillte 144 mijë hektarë… Në vitin 2020 mbillte 53.946 hektarë… Në vitin 2020 nuk mbillej as sa mbillej në vitin 1950 por plot 33.054 hektarë më pak. Në vitin 2013, kohë kur ju u bëtë kryeministër, sipërfaqja e mbjellë me grurë […]

Lexo më shumë

SITUATA DRAMATIKE/ Shqipëria, e fundit në Europë për indeksin e zbatimit të ligjit, kampione në korrupsion

SITUATA DRAMATIKE/ Shqipëria, e fundit në Europë për indeksin e zbatimit të ligjit, kampione në korrupsion

Publikuar më 16.10.2021
Shqipëria renditet e 83-a nga 139 shtete, e fundit në Europë...

Shqipëria renditet e 83-a nga 139 shtete, e fundit në Europë, në Indeksin e Sundimit të Ligjit, 2020-2021 të publikuar së fundmi nga “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria merr 0.49 pikë, me rënie me 0.01 pikë në raport me një vit më parë (zero […]

Lexo më shumë

Djegia e apartamentit në “Astir”, dyshohet për zjarr të qëllimshëm, ndërhyrja e zjarrfikëses shpëtoi banorët e tjerë

Djegia e apartamentit në “Astir”, dyshohet për zjarr të qëllimshëm, ndërhyrja e zjarrfikëses shpëtoi banorët e tjerë

Publikuar më 16.10.2021
Një 62-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht mëngjesin e kësa...

Një 62-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht mëngjesin e kësaj të shtune në Astir, pasi u hodh nga kati i tretë i pallatit, për t’i shpëtuar flakëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:55, në Astir. Policia njofton se pasi ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati, në pamundësi për të dalë jashtë 62-vjeçarja Hava […]

Lexo më shumë