×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Pasuria e Edi Ramës dhe ministrave për 2019-ën, kush është më i “pasuri” dhe më i “varfri”

“Spending Data Albania” ka zbardhur me shifra pasurinë dhe lëvizjet financiare të ministrave, duke nisur me kreun e qeverisë, Edi Rama.

Portali rendit të ardhurat vjetore të vetëdeklaruara në 2019-ën mbi ministrat dhe sa arkëtojnë ata nga burime të tjera përveç pagës si funksionarë të lartë shtetërorë. Ndërkaq në vetëdeklarim janë përfshirë edhe të ardhurat e anëtarëve të familjes, sidomos bashkëshortit/bashkëshortes.

Sa i takon kryeministrit Rama vihet re që pasuria e tij është shtuar nga shitjet e krijimtarive artistike, së bashku me të birin Gregun.

Ministri më i “varfër” rezulton ai i Punëve të Jashtme Gent Cakaj, ndërsa ndër më të “pasurit” Blendi Çuçi, me partnere Delina Ficon.

Të dhënat:

Edi Rama

Pasuri të paluajtshme1) pronar me 100% i apartament banimi Tiranë, tip parafabrikat me sip. 59 m2 , fituar me privatizim, sipas rivlerësimit të 2012 vlera 5 422 100 lekë.
2) pronar me 100% të studio artisti Tiranë, sip. 65 m2, me trashëgimi nga babai, me vlerë të raportuar 2 500 000 Lekë.
3) bashkëpronar me 50% e ku 50% të tjera pjesë e regjimit martesor me bashkëshorten Lindita RAMA, shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39 607 741 lekë, vendndodhja e shtëpisë në fshat Surrel, Komuna Dajt, pasuri që justifikohet me dokument leje ndërtimi, momenti i deklarimit pa titull pronësie.
4) bashkëshortja Lindita Rama si e pavarur nga regjimi martesor është pronare me 100% e apartament sip. 146.15 m2 + verandë 68 m2 + garazh 17 m2, vendndodhja Tiranë, blerë me pjesë në 2015 dhe 2009.
5) bashkëshortja Lindita Rama e pavarur nga regjimi martesor është pronare e tokë arë me sip. 4 483.5 m2 Surrel, Dajt, blerë në vitet 2005 dhe 2009, me titull pronësie për tokë arë.

Të ardhura neto në vlerën 2 024 485 Lekë nga paga si Kryeministër i Shqipërisë për vitin 2019.

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare

1) Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, të ardhura neto në vlerën 2 380 000 Lekë nga paga.
2) Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, të ardhura neto në vlerën 1 876 793 Lekë për konsulenca dhe ekspertiza të ndryshme.
3) Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, të ardhura neto në vlerën 2 717 178 Lekë nga qiradhënia e një apartamenti në Tiranë.
4) Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, të ardhura neto në vlerën 2 782 Lekë nga interesat bankare.
5) Djali, Z. Gregor Rama, të ardhura në vlerën 12 000 Euro nga shitja e një automjeti të tipit Audi.
6) Djali, Z. Gregor Rama, të ardhura neto në vlerën 27 150 Euro nga shitja e veprave të artit (pasi është likuiduar detyrimi tatimor i tatimit në burim).
7) Djali, Z. Gregor Rama, të ardhura në vlerën 36 481 Euro nga likuidimi. Gregor Rama është aksioner i vetëm i shoqëisë Magenta shpk me NIPT L81616023T e themeluar në 16.04. 2018 dhe e Likuiduar në 11. 01. 2019.

1) Shtesë vjetore me 428 348 Lekë nga të ardhurave personale i shtohen gjendjes në llogarinë bankare më 31.12.2019.
2) Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, shtesë 6 866 126 Lekë i të ardhurave personale si gjendje në llogari në bankare më 31.12.2019
3) Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, pakësuar me 86 000 Lekë gjendjen e mjeteve monetare cash.
4) Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, pronare 100% e pasurisë së paluajtshme “tokë trualli” me sipërfaqe 80 m2, të blerë në 2019 në vlerën 3 000 000 Lekë.
5) Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, kredi bankare në shumën 80 000 Euro, marrë në 22.10.2013 me afat 10 vjet, për të cilën ka likuiduar në vitin 2019 shumën 4 380 Euro dhe ka mbetur gjendja e pashlyer e detyrimit 17 807 Euro.
6) Djali, Z. Gregor Rama, shtesë 13 788 Lekë në llogarinë bankare.
7) Djali, Z. Gregor Rama, shtesë 42 961 Euro në llogarinë bankare.
8) Djali, Z. Grigor Rama, blerë automjet të tipit BMË në shumën 15 000 Euro.

Belinda BALLUKU

Pasuri të paluajtshme

1) Pronare me 100 % e një apartamenti 1 plus 1 me sip. 98.68 m2 në Tiranë, blerë me kursime në vitin 2005, vlera 37 922 euro.
2) Pronare me 50 % e një trualli me sip. 406 m2 dhe ndërtese 2-katëshe me sip. 106 m2 dhe një kat nën çati, blerë me kursime më 13.04.2010, vlera 190 000 euro.
3) Pronare e një apartamenti me sip 89.4 m2, (blerë më 30.10.2012 me të ardhura nga shitja në vlerën 125 000 euro të një ap. në Golem), vlera e ap., 97 500 euro.
4) Pronare me 50 % e një shtëpie në Britaninë e madhe, blerë me kursime më 17.09.2010, vlera 95 000 paund.

1) Të ardhura neto në vlerën 538 927.39 Lekë nga paga dhe shpërblimet si Drejtore e Përgjithshme e shoqërisë Albcontrol. E ardhura bruto nga paga është 691 993 Lekë ndërsa neto 433 694.06 Lekë.
2) Të ardhura në vlerën 1 591 505 Lekë nga paga si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

1) Të ardhura në vlerën 278 090.9 Lekë nga interesi i Fondit të Pensionit Privat të hapur nga punëdhënësi në 01.12.2012 pranë SIGAL.
2) Të ardhura neto në vlerën 35.82 Euro nga interesat, pasi është zbritur tatimi mbi të ardhurën nga banka.

) Llogari bankare me gjendje 1 711 530 Lekë në 31.12.2019 me burim të ardhura nga paga.
2) Fonde në shumën 5 647 500 Lekë të transferuara nga një llogari bankare në një llogari tjetër bankare.
3) Llogari bankare me gjendje 846.44 Euro.
4) Llogari bankare me gjendje 375.35 Euro.
5) Llogari bankare me gjendje 460.25 Euro.
6) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë e hapur nga shtetasi Sokol Balla, për llogari të shpenzimeve të fëmijëve, 146 380.47 Lekë. Llogaria bankare përdoret për likuidimin e qiramarrjes në shumën 50 000 Lekë në muaj që nga muaji Mars. Në muajin Dhjetor 2019, ka ndryshuar shuma e depozitimit për shpenzimet e fëmijëve nga 100 000 Lekë/muaj në shumën 150 000 Lekë/muaj.
7) Llogari bankare me gjendje 25 294 Euro të hapur nga Sokol Balla në emër të fëmijës.
8) Llogari bankare me gjendje 25 294 Euro të hapur nga Sokol Balla në emër të fëmijës.
9) Gjendje të mjeteve monetare cash, e pandryshuar nga deklarimi i mëparshëm.
10) Fondi pensioni privat pranë SIGAL të hapur nga punëdhënësi në 01.12.2012, me gjendje 2 227 694.29 Lekë në 01.01.2020.

Besa Shahini

1) Pronare 100% e një apartamenti në Prishtinë me vlerë 31 000 Euro. Apartamenti me sipërfaqe 63.67 m2, është blerë në Janar 2014 me të ardhurat nga punësimi 10 vjeçar si analiste në një Organizatë Jofitimprurëse me bazë në Berlin, Gjermani.

1) Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë në Prishtinë, 5 461.86 Euro. Burimi i të ardhurave është nga punësimi si konsulente dhe analiste përgjatë viteve.
2) Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë në Berlin, Gjermani është 40 669.69 Euro, e krijuar nga të ardhurat e punësimit si analiste dhe konsulente.

Të ardhura në vlerën 1 500 000 Lekë nga paga dhe rimbursim shpenzimesh si Ministre e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për 11 muaj për vitin 2012. Paga e muajit nëntor është dhuruar si ndihmë financiare për tërmetin.

Bashkëshorti, Z. Dardan Molliqaj, të ardhura në vlerën 19 332 Euro nga paga si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Të ardhura në vlerën 6 500 Euro nga shitja në muajin Prill 2019 të automjetit Volksëagen, vit prodhimi 2010.

1) Pakësuar llogaria rrjedhëse pranë një banke të nivelit të dytë në Prishtine, me gjendje 0 Eur në 31.12.2019 (e mbyllur nga subjekti).
2) Llogari rrjedhëse në Tiranë me gjendje 1 450 000 Lekë në 31.12.2019, me burim të ardhura nga paga si Ministre e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe nga shitja e automjetit Volksëagen.
3) Bashkëshorti, Z. Dardan Molliqaj, blerë në vitin 2017 me kursime nga të ardhurat e punësimit, automjetin Alfa Romeo me viti prodhimi 2005, me vlerë 3 500 Euro.
4) Bashkëshorti, Z. Dardan Molliqaj, gjendje 14 000 Euro në llogaritë bankare në Prishtinë në 31.12.2019, me burim të ardhura nga pagat dhe rimbursimet e shpenzimeve si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Bledi Çuçi

Pasuri të paluajtshme

1) Bashkëpronar me 33% të Ap.banimi Tiranë me sip. 94.4 m2, me privatizim, vlera 90 000 euro.
2) Bashkëpronar me 10% (vlerësuar pjesa si 25 000 euro) Ap.banimi Tiranë, me sip.130.3m plus ambiente ndihmëse, me blerje total në shumën prej 78 000 euro.
3) Bashkëpronar me 50% të Garazh për makinë, me sip.18.37 m2 Tiranë në vlerën prej 23 000 euro.
4) Bashkëpronar me 50% e Tokë Pyll me sip.1000 m2 në Lanabregas blerë 2007 në vlerën totale prej 1 400 000 lekë.
5) Bashkëjetuesja, ap. Rr. “Reshit Çollaku”, Tiranë, 8 000 000 lekë.
6) Bashkëjetuesja, garazh Rr. “Reshit Çollaku”, Tiranë, 23 0000 euro, pjesa takuese 50 %.

1) Të ardhura neto në vlerën 287 593 Lekë nga paga si Deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për periudhën 01.01.2019-16.01.2019.
2) Të ardhura neto në vlerën 1 505 258 Lekë nga paga si Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për periudhën 16.01.2019-31.12.2019Të ardhura në vlerën 51 000 Lekë të përfituar nga honoraret për vitin 2019, si si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh.

Bashkëjetuesja, Znj. Delina Fico, si rezidente e përhershme në SHBA deklaron të ardhura nga paga për vitin 2019 si Drejtore për Programet e Shoqërisë Civile në Institutin e Menaxhimit Lindje-Perëndim (East Ëest Management Institute), OJF në Neë York, shuma 89 218.29 Dollarë.

Të tjera

1) Gjendje 3 434 474.42 Lekë në llogarinë bankare të pagës në 31.12.2019.
2) Gjendje 789 915.5 Lekë në depozitën bankare në 31.12.2019, me burim të ardhura nga interesat bankare.
3) Gjendje 18 990.1 Euro në depozitën bankare në 31.12.2019, me burim të ardhura nga paga.
4) Gjendje 115 183.1 Euro në depozitën bankare në 31.12.2019, me pjesë takuese 33.3%, me burim të ardhura nga shitja e një apartamenti në bashkëpronësi me prindërit.
5) Gjendje 571 626.4 Lekë në depozitën bankare në 31.13.2019 me burim të ardhura nga paga.
6) Pronar 100% i një apartamenti banimi në Tiranë të blerë në shumën 100 000 Euro, me sipërfaqe 121.94 m2 nga të cilat janë hipotekuara 108.58 m2 si sipërfaqe banimi dhe 13.36 m2 si sipërfaqe të përbashkët. Pasuria e rregjistruar në ZRPP Tiranë në 08.06.2019, është blerë me të ardhura nga një kredi bankare (referim pika
7).
7) Kredi bankare hipotekore në shumën 12 200 000 Lekë të marrë në 02.08.2019 me afat 20 vjet (02.08.2019-26.07.
2039) për blerje apartamenti, me normë interesi 2.72 % në vit dhe me këst mujor 65 855.53 Lekë. Likuiduar detyrimi në shumën 263 422.1 Lekë dhe mbetur gjendja e pashlyer në vlerën 12 029 268.54 Lekë.
8) Kartë krediti me limit shume 4 900 Euro e disbursuar në datën 26.07.2019 për të cilën deri në 31.12.2019 nuk është kryer asnjë veprim.
9) Bashkëjetuesja, Znj. Delina Fico, llogari kursimi në USA me burim të ardhura nga paga, me gjendje 7 574.4 Dollarë.
10) Bashkëjetuesja, Znj. Delina Fico, gjendje 55 514.61 Dollarë në llogarinë bankare në USA me burim të ardhura nga paga.
11) Bashkëjetuesja, Znj. Delina Fico, gjendje 178.95 Dollarë në llogarinë bankare me burim të ardhura nga paga.
12) Bashkëjetuesja, Znj. Delina Fico, gjendje 4 414.32 Euro në llogarinë bankare me burim të ardhura nga paga.
13) Bashkëjetuesja, Znj. Delina Fico, gjendje 69 100 Lekë në llogarinë bankare me burim të ardhura nga paga.
14) Djali, Z. Endi Çuçi, gjendje 20 205.68 Euro në llogarinë Future me burim të ardhura nga paga e prindërve.

Blendi Klosi

Të ardhura në vlerën 1 570 352 Lekë nga paga si Ministër i Turizmit dhe Mjedisit për vitin 2019.

Të ardhura në vlerën 77 000 Lekë nga pjesëmarrjet në KKRT për vitin 2019,  si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh.

Bashkëshortja, Znj. Nora Klosi, të ardhura neto në vlerën 2 355 072 Lekë nga paga si drejtuese departamenti pranë Televizionit TV Klan, për vitin 2019. E ardhura mujore neto është 196 256 Lekë.

1) Pakësuar me 98 543 Lekë llogaria bankare e pagës me gjendje 1 523 176 Lekë në 31.12.2019.
2) Shtuar me 91 166 Lekë llogaria bankare, gjendja e të cilës në 31.12.2019 është 447 849 Lekë. Llogaria kreditohet me të ardhurat nga paga dhe debitohet me fondet për likuidimin e kredisë bankare të marrë në 2004 për blerje apartamenti.
3) Kredi bankare të marrë në 15.10.2004 në shumën 5 000 000 Lekë për blerje apartamenti me afat 25 vjet dhe me këst mujor 23 000 Lekë. Detyrimi i likuiduar në vitin 2019 është 146 451 Lekë ndërsa gjendja e mbetur e detyrimit të pashlyer është 1 600 883 Lekë.
4) Bashkëshortja, Znj. Nora Klosi, shtesë 852 722 Lekë në llogarinë bankare me burim të ardhura nga paga mujore pranë TV Klan. Gjendja e llogarisë në 31.12.2019 është 1 047 516 Lekë.
5) Bashkëshortja, Znj. Nora Klosi, pakësuar me 47 924 Lekë llogarinë bankare, gjendja e të cilës në 31.12.2019 është 374 931 Lekë.

Eduard Shalsi

Kredi bankare në shumën 50 000 Dollarë, në një bankë të nivelit të dytë me afat shlyerje 10 vite (2003-
2013) dhe normë interesi libor plus 1%. Deri në Gusht 2009, është shlyer shuma 3 704 Dollarë si principal dhe interesa dhe në 1 Shtator gjendja e detyrimit të mbetur është 21 298 Dollarë.

1) Të ardhura neto në vlerën 393 918 Lekë nga paga si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
2) Të ardhura neto në vlerën 1 461 766 Lekë nga paga si Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Të ardhura në vlerën 8 160 Euro nga qiradhënia e një apartamenti.

1) Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, të ardhura në vlerën 942 029 Lekë nga paga si menaxhere e projektit REEHUB IPA CBC Italy- Albanian-Montenegro.
2) Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, të ardhura në vlerën 213 576 Lekë nga Insituti i Sigurimeve Shoqërore për leje lindje.
3) Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, të ardhura në vlerën 885 600 Lekë nga paga si Person Fizik.
4) Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, të ardhura në vlerën 3 499 904 Lekë si fitim nga Personi Fizik.

1) Shtuar me 106 Lekë gjendja e llogarisë bankare.
2) Bashkëshortët kanë pakësuar me 88 Euro gjendjen e llogarisë bankare me pjesë takuese 50% secili.
3) Shtuar me 908 942 Lekë gjendja e llogarisë bankare.
4) Pakësuar me 1 724 Lekë gjendja e llogarisë bankare.
5) Shtuar me 8 317 Euro gjendja e llogarisë bankare.
6) Kredi bankare në shumën 42 000 Euro me afat 20 vjet, me normë interesi 4.5% për të cilën është shlyer detyrimi në shumën 2 161 Euro dhe ka mbetur gjendja e pashlyer në shumën 9 655 Euro.
7) Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, pakësuar me 996 671 Lekë gjendjen e llogarisë bankare, të mbyllur.
8) Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, shtuar me 3 294 Euro llogarinë rrjedhëse.
9) Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, pakësuar me 71 238 Lekë gjendjen e kartës së kreditit. Llogaria bankare e kartës së kreditit është mbyllur nga Znj.Shalsi.
10) Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, shtuar me 243 Lekë gjendjen e llogarisë rrjedhëse.
11) Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, shtuar me 1 859 957 Lekë gjendjen e llogarisë rrjedhëse të Personit Fizik.
12) Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, shtuar me 24 525 Euro gjendjen e llogarisë rrjedhëse të Personit Fizik.
13) Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, llogari rrjedhëse me gjendje 10 Euro.
14) Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, llogari rrjedhëse me gjendje 500 060 Lekë.

 Elva Margariti

1) Të ardhura në vlerën 1 499 623 Lekë nga paga si Ministër i Kulturës për periudhën Janar 2019- Dhjetor 2019.
2) Të ardhura në vlerën 189 778 Lekë nga dietat dhe pjesmarrjet në borde të ndryshme për periudhën Janar 2019-Dhjetor 201

Bashkëshorti, Z. Artan Asllani, të ardhura në vlerën 3 300 Euro në formën e një kontributi dhuratë nga qiradhënia të përfituar nga një subjekt (identiteti është një informacion i sekretuar nga punonjësi i ILKDPKI-së si një informacion personal e dhënë sensitive ose private)
1) Bashkëshortët janë bashkëpronarë me pjesë takuese 50%, të një Apartamenti me vlerë 110 000 Euro, me sipërfaqe 103 m2 në qytetin e Durrësit, të përfituar nga një hua bankare në vitin 2017 pranë një banke të nivelit të dytë.
2) Pronare 100% e një atomjeti të tipit Volvo, Model V50, vit prodhimi 2009 me vlerë 8 000 Euro të blerë në Itali me të ardhurat nga punësimi në Itali.
3) Pronare me pjesë takuese 50% të jë automjeti të tipit Audi, model A4, vit prodhimi 2002 me vlerë 4 500 Euro të blerë në Itali me të ardhurat nga punësimi në Itali.
4) Gjendje 2 968.2 Euro të llogarisë rrjedhëse me pjesë takuese 50%.
5) Llogari rrjedhëse me gjendje minus 3.13 Euro.
6) Llogari rrjedhëse me gjendje 688 350.13 Lekë.
7) Bashkëshortët kanë marrë hua bankare në vitin 2017, në vlerën 110 000 Euro, me qëllim blerje të një apartamenti banimi, me pjesë takuese 50%. Për vitin 2019 nuk është bërë asnjë shlyerje e kësteve të huasë dhe detyrimi në 31 Dhjetor 2019 mbetet 110 000 Euro.
8) Bashkëshorti, Z. Artan Asllani, llogari rrjedhëse pranë Intesa San Paolo Bank me pjesë takuese 50%, me gjendje 486.24 Euro.
9) Bashkëshorti, Z. Artan Asllani, llogari rrjedhëse pranë Intesa San Paolo Bank me pjesë takuese 50%, me gjendje 3 874.2 Lekë.

Etilda Gjonaj

1) Pronare me 50 % (sipas regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshortin) e një banese 67 m2 ku edhe banon, kontrata e shitblerjes dt. 19.12.2008, me certifikatë pronësie dt. 3012.2008, vlera 7 216 300 lekë.

1) Të ardhura neto në vlerën 1 570 352 Lekë nga paga si Ministër i Drejtësisë për vitin 2019.
2) Të ardhura në vlerën 7 000 Lekë nga dietat brenda vendit të përfituar si Ministër i Drejtësisë për vitin 2019.
3) Të ardhura në vlerën 2 360 Euro nga dietat jashtë vendit të përfituar si Ministër i Drejtësisë për vitin 2019.

1) Të ardhura neto në vlerën 61 600 Lekë si anëtare e Këshillit Kombëtar të Territorit për vitin 2019 (pjesëmarrje në mbledhje).
2) Të ardhura neto në vlerën 25 500 Lekë si anëtare e Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës për vitin 2019,  si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh

1) Bashkëshorti, Z.Irvelin Gjonaj, të ardhura neto në vlerën 838 364 Lekë si Inspektor pranë Drejtorinë së Përgjithshme të Tatimeve, për vitin 2019.
2) Bashkëshorti, Z.Irvelin Gjonaj, të ardhura në vlerën 1 428 229 Lekë si dëmshpërblim nga ekzekutimi në datë 13.05.2019 i Vendimit të Gjykatës datë 25.05.2016.
3) Bashkëshorti, Z.Irvelin Gjonaj, të ardhura në vlerën 188 560 Lekë si dieta shërbimi.

1) Shtuar me 306 976.35 Lekë llogaria rrjedhëse me burim të ardhura nga paga, dietat dhe honoraret, me gjendje 1 024 633.99 Lekë në 31.12.2019.
2) Pakësuar me 16.5 Euro llogaria rrjedhëse, me burim të ardhura nga ekspertiza, gjendja e të cilës në 31.12.2019 është 2 402 Euro.
3) Pakësuar me 2 384.88 Lekë llogaria rrjedhëse me të ardhura nga honoraret, gjendja e të cilës në 31.12.2019 është 176 502.34 Lekë.
4) Depozitë bankare pa afat me gjendje 199.43 Euro në 31.12.2019, e pandryshuar nga deklarimi i vitit 2018.
5) Bashkëshorti, Z.Irvelin Gjonaj, llogari bankare me gjendje 10 000 Euro me burim të ardhura nga shitja e kuotave të shoqërisë “23 Option” Sh.p.k sipas kontratës datë 28.07.2017. Gjendja e llogarisë është e pandryshuar nga viti 2018.
6) Bashkëshorti, Z.Irvelin Gjonaj, shtesë 295 530 Lekë në llogarinë rrjedhëse me burim të ardhura nga paga, me gjendje 368 814 Lekë në 31.12.2019.

Gent Cakaj

1) Babai i subjektit, Shkëlzen Cakaj pronar 100% i një ndërtese me sipërfaqe 80 m2 në Prishtinë me vlerë 75 000 Euro. Ndërtesa është blerë në vitin 1999 me kursimet familjare të përfituara nga punësimi pranë shoqërisë “Telekom” në Kosovë për rreth 20 vite.
2) Shkëlzen Cakaj së bashku me bashkëshorten Naime Cakaj, kanë në pronësi ndërtesën me vlerë 200 000 Euro, me sipërfaqe 210 m2 në periferi të Prishtinës. Banesa është e ndërtuar në vitin 2013 me kursimet familjare dhe me një kredi të marrë pranë një banke të nivelit të dytë në Kosovë.
3) Nëna e subjektit, pronare 100% e një ndërtese me sipërfaqe 63 m2 në Prishtinë me vlerë 60 000 Euro. Banesa në vitin 1982 është marrë për shfrytëzim nga funksioni, kuadër defiçitar ndërsa marrja e pronësisë është bërë pas një periudhë 10 vjeçare shfrytëzimi në bazë të ligjit pozitiv të kohës.
4) Nëna pronare 100% i një pasurie 14 000 Euro, me sipërfaqe 14 m2 .

Të ardhura në vlerën 1 393 764 Lekë nga paga si Ministër në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, periudha janar- dhjetor 2019. E ardhura mujore është 116 147 Lekë.

Depozitë bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipërisë, gjendja 700 598.15 Lekë.

Ogerta Manastirliu

Nuk ka pasuri të paluajtshme

Të ardhura në vlerën 1 568 595 Lekë nga paga si Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale për periudhën Janar- Dhjetor 2019.

Bashkëshorti, Z.Ermal Gjinaj, të ardhura në vlerën 707 903 Lekë nga paga pranë OSHEE-së, për periudhën 01.01.2019-16.04.2019.
1) Shtesë 343 032 Lekë në llogarinë bankare të pagës për vitin 2019.
2) Pakësuar me 1 800 Lekë llogaria rrjedhëse për vitin 2019.
3) Shtesë 2 555 Lekë në depozitën bankare të kursimit për vitin 2019.
4) Pakësuar me 940 Dollarë llogaria rrjedhëse.
5) Kredi bankare (kredi shtetërore e lehtësuar) për blerje apartamenti e marrë sipas Kontratës Tetor 2011, me vlerë 5 000 000 Lekë, me normë interesi 4%, me afat 360 muaj dhe me këst mujor 24 000 Lekë. Detyrimi i likuiduar është 277 871 Lekë ndërsa gjendja e pashlyer e detyrimit në 31 Dhjetor 2019 është 4 007 333 Lekë.
6) Bashkëshorti, Z.Ermal Gjinaj, pakësuar me 508 915 Lekë llogaria bankare e pagës për vitin 2019.
7) Bashkëshorti, Z.Ermal Gjinaj, pakësuar me 122 098 Lekë llogaria rrjedhëse për vitin 2019.
8) Bashkëshorti, Z.Ermal Gjinaj, shtesë 16 Lekë në llogarinë bankare të përbashkët.
9) Bashkëshorti, Z.Ermal Gjinaj, shtesë 350 000 Lekë në mjetet monetare cash për vitin 2019.

Olta Xhacka

Nuk ka pasuri të paluajtshme
Të ardhura në vlerën 1 570 352 Lekë nga paga si Ministër i Mbrojtjes për vitin 2019.

1) Bashkëshorti, Z. Artan Gaci, të ardhura në vlerën 3 788 400 Lekë nga qiradhënia për njësinë e shërbimit, dyqan.
2) Bashkëshorti, Z. Artan Gaci, të ardhura në vlerën 1 175 775 Lekë nga ISSH-ja.
3) Bashkëshorti, Z. Artan Gaci, të ardhura në vlerën 345 000 Lekë nga shitja e automjetit të djalit.
4) Bashkëshorti, Z. Artan Gaci, të ardhura në vlerën 600 000 Lekë nga paga si administrator i shoqërisë AG TCC për vitin 2019.

1) Znj. Xhaçka për kontratën e lidhur me kompaninë Agikons Sh.p.k me qëllim blerje të një apartamenti banimi 2+1, në Tiranë, për vitin 2019 nuk ka bërë asnjë pagesë dhe gjendja e detyrimi të pashlyer ka mbetur e pandryshuar.
2) Bashkëshorti, Z. Artan Gaci,për kredinë bankare të marrë në një bankë të nivelit të dytë, ka shlyer në 2019 si principal dhe interesa shumën 7 642.7 Euro (921 764 Lekë). Gjendja e mbetur e detyrimit kundrejt bankës në 31 Dhjetor 2019 është 3 225 Euro.
3) Z.Artan Gaci, kredi bankaren në shumën 50 000 Euro (6 750 000 Lekë), me qëllim blerje makinë të tipit Land Rover në vitin 2017. Për vitin 2019, është likuiduar detyrimi 9 751.63 Euro (1 199 450 Lekë) dhe ka mbetur gjendja e pashlyer e detyrimit në shumën 27 755 Euro.

Pandeli Majko

1) Z.Majko pronar 100% i një apartamenti banimi 2 plus 1, nga enti i banesave .
2) Subjekti deklarohet pronar 100% i një apartamenti 3 plus 1, i blerë nëpërmjet një kredie të kryeministrit.Të ardhura neto në vlerën 1 569 182 Lekë nga paga si Ministër Shteti për Diasporën për vitin 2019. E ardhura bruto është 2 097 120 Lekë.

Të ardhura neto në vlerën 16 320 Euro nga qiradhënia e një banese sipas Kontratës së Qirasë datë 17.10.2018.

1) Djali, Z. Gjergji Majko, të ardhura në vlerën 10 280 Dollar, në bazë të Kontratës Individuale datë 13.09.2019 të lidhur me Kombet e Bashkuara për një periudhë 4 mujore.
2) Djali, Z. Eden Majko, të ardhura në vlerën 116 000 Lekë nga paga si asistent pranë subjektit “Rezidenca Studentore Universitare Nr.1”. E ardhura mujore bruto është 40 000 Lekë.

1) Të ardhura në vlerën 220 000 Euro nga shitja e pasurisë së paluajtshme, apartament banimi në Tiranë sipas Kontratës së Shitjes me Kusht Kreditimi datë 11.09.2019.
2) Të ardhura në vlerën 20 000 Euro sipas Deklaratës Noteriale datë 01.11.2019 për shitjen e aseteve të mobilimit, orendive dhe elektroshtëpiake si pjesë e apartamentit të shitur në 11.09.2019.

1) Pronar i një banese të blerë sipas Kontratës së Shitjes me Rezervë datë 02.12.2019 me vlerë 232 100 Euro, për të cilën disponohet certifikata e pronësisë.
2) Llogari rrjedhëse (Card Visa) pranë një banke të nivelit të dytë, e përdorur për pagesa mujore.
3) Kredi bankare në shumën 5 000 000 Lekë, marrë në datën 16.01.2003 pranë një banke të nivelit të dytë për të cilën detyrimi i likuiduar në vitin 2019 është 284 524 Lekë ndërsa detyrimi i mbetur i pashlyer në 31 Dhjetor 2019 është 2 003 615 Lekë.
4) Kontratë sipërmarrje datë 19.03.2009 me vlerë 129 030 Euro për porositjen e një banese, të dhënë me qira nga subjekti. Për vitin 2019 është likuiduar detyrimi në shumën 21 630 Euro dhe ka mbetur gjendja e pashlyer prej 10 000 Euro në 31.12.2019, që përbën çmimin e garazhit. Burimi i të ardhurave për likuidimin e detyrimit është nga të ardhurat e qirasë së banesës.
5) Bashkëshortja, Znj. Enkelejda Majko, llogari rrjedhëse me burim të ardhura nga qiradhënia e një banese (referim pika
4) me gjendje 19 328 Euro.
6) Bashkëshortja, Znj. Enkelejda Majko, llogari rrjedhëse pranë një banke të nivelit të dytë, pa gjendje.
7) Bashkëshortja, Znj. Enkelejda Majko, llogari rrjedhëse pranë një banke të nivelit të dytë në të cilën janë kryer transaksionet e shitjes dhe të blerjes së pasurive të paluajthme për 2019.

Sandër Lleshaj nuk deklaron pasurinë për 2019-ën

Më poshtë, pasuria e deklaruar në 2018-ën

Nuk ka pasuri të paluajtshme
1) Të ardhura nga paga neto, si Këshilltar i Kryeministrit për periudhën Janar-Tetor 2018 dhe si Ministër i Brendshëm për periudhën Nëntor-Dhjetor 2018, shuma 1 469 982 Lekë.
2) Të ardhura nga shpërblime dhe honorare, si pedagog i ftuar në Kolegjin Universitar “Luarasi”, 157 389 Lekë.

Të ardhura nga shpërblimet si Kryetar i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil për 10 muaj, 366 690 Lekë. Shpërblimi mujor është 36 669 Lekë.

1) Bashkëshortja, të ardhura nga paga neto si Drejtoreshë e Shkollës 9-Vjeçare “Mihal Grameno”, shuma 675 600 Lekë. E ardhura mujore, 56 300 Lekë
2) E bija, Znj. Dorotea LLeshaj deklaron të ardhura nga paga pranë institucionit “Instituti Max Planck”, në Tuebingen Gjermani për vitin 2018 në vlerën 4 510 Euro.

Të ardhurat në shumën 5 809 460 Lekë janë përfituar nga Ministria e Mbrojtjes, si detyrim për zbatimin e Vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit të datës 07.12.2017.

1) Gjendja e llogarisë rrjedhëse me burim, të ardhurat nga punësimi i bashkëshortëve është 3 382 552 Lekë, e pakësuar me 167 016 Lekë.
2) Z.Lleshaj deklaron gjendjen monetare cash ne vlerën 2 000 000 Lekë, si pjesë e kredisë 5 000 000 Lekë të marrë në Raiffeisen Bank në datën 06.06.2008. Për kredinë me qëllim strehimi, për efektiv pranë Ministrisë së Mbrojtjes janë shlyer si këste përgjatë 2018, shuma 335 832 lekë. Në datën 31 Dhjetor pjesa e detyrimit ndaj bankës për këtë kredi është 2 731 335 Lekë.
3) Vlera e detyrimit për autoveturën e tipit “Honda CRV” në 31 Dhjetor 2018 është 12 000 Euro, e pakësuar gjatë vitit që po deklarohet me 2 000 Euro. Subjekti deklarohet posedues i makinës në Vitin 2014, në bazë të Kontratës Leasing të lidhur me Credins Bank në shumën 18 550 Euro në muajin Korrik 2010.
4) Në 31 Dhjetor 2018, gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë është 2 139 Euro plus 728 Dollarë.
5) Gjendja e depozitës së kursimit në një bankë të nivelit të dytë, 7 000 000 Lekë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kodi zgjedhor/ LVV: Po bëjnë lojë të pistë të gjitha partitë

Kodi zgjedhor/ LVV: Po bëjnë lojë të pistë të gjitha partitë

Publikuar më 18.09.2020
Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar ashpër pas propo...

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar ashpër pas propozimit të PS për amendimet në Kodin Zgjedhor. Sipas Bojken Abazit, PS në bashkëpunim me ‘heshtjen’ e PD, LSI dhe Nismës po vendosin prag të dyfishtë në kombëtar dhe dhe lokalë e cila sipas tij është e ‘padëgjuar në botën demokratike, me gjasë dhe në botën jodemokratike’. […]

Lexo më shumë

Refuzohet azili për shtetasin turk/ 9 eurodeputetë i dërgojnë letër Edi Ramës: Mos e deportoni!

Refuzohet azili për shtetasin turk/ 9 eurodeputetë i dërgojnë letër Edi Ramës: Mos e deportoni!

Publikuar më 18.09.2020
Eurodeputetja rumune, Ramona Strugariu së bashku me 9 euro d...

Eurodeputetja rumune, Ramona Strugariu së bashku me 9 euro deputetë të tjerë, i kanë nisur një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama ku i kanë kërkuar autoriteteve që të mos depërtojnë shtetasin turk Selami Simsek drejt Turqisë dhe të sigurojnë një gjykim të drejtë. Strugariu thekson se “ngjarjet e përsëritura të mosrespektimit të Burimeve Njerëzore mund […]

Lexo më shumë

Afrohet data e takimit të Procesit të Berlinit, ja çfarë do të diskutohet nga liderët e Ballkanit Perëndimor

Afrohet data e takimit të Procesit të Berlinit, ja çfarë do të diskutohet nga liderët e Ballkanit Perëndimor

Publikuar më 18.09.2020
Takimi tjetër brenda Procesit të Berlinit, i cili do të sjel...

Takimi tjetër brenda Procesit të Berlinit, i cili do të sjellë së bashku drejtuesit e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimin Evropian, do të mbahet në 10 nëntor në Sofje, Bullgari, kur duhet të miratohet një plan për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, citon Europe Western Balkans. KE thotë se plani është duke u hartuar […]

Lexo më shumë

Ambasadorja amerikane, mesazh të fortë për Gjykatën Kushtetuese: Meta dhe Ruçi duhet të punojnë urgjentisht

Ambasadorja amerikane, mesazh të fortë për Gjykatën Kushtetuese: Meta dhe Ruçi duhet të punojnë urgjentisht

Publikuar më 18.09.2020
Ambasadorja amerikane ne vendin tone, Yuri Kim ka dale sot m...

Ambasadorja amerikane ne vendin tone, Yuri Kim ka dale sot me nje mesazh te forte mbeshtetes per krijimin e nje gjykate kushtetuese funksionale. Me nje shenim ne llogarine e saj ne Twitter, ajo falenderon kreun e shtetit, Meta, dhe kryeparlamentarin, Ruci, qe bene te qarte se vendi duhet te kete tani nje gjykate kushtetuese funksionale. […]

Lexo më shumë

DW: Shqipëria ofron zgjidhje për ndarjen e detit Jon me Greqinë

DW: Shqipëria ofron zgjidhje për ndarjen e detit Jon me Greqinë

Publikuar më 18.09.2020
Kryeministri shqiptar Edi Rama ofroi në Athinë, të mërkurën,...

Kryeministri shqiptar Edi Rama ofroi në Athinë, të mërkurën, (16.09.20) ku mori pjesë në Forumin e revistës “Economist” me temë  “Ballkani, përtej 2020”, dy alternativa për arritjen e një marrëveshjeje Shqipëri-Greqi për ndarjen e hapësirave/zonave detare mes dy vendeve në detin Jon. “Kur bëhet fjalë për zona detare ta zgjidhim çështjen me të tjerë, nëpërmjet […]

Lexo më shumë

Meta: Ende nuk kemi marrë përgjigje nga qeveria për çështjen e detit

Meta: Ende nuk kemi marrë përgjigje nga qeveria për çështjen e detit

Publikuar më 18.09.2020
Përmes një konference për media presidenti Ilir Meta i është...

Përmes një konference për media presidenti Ilir Meta i është rikthyer sërish çështjes së detit, duke u shprehur se zbaton kushtetutën dhe nuk mban qëndrime të dyfishta. Kreu i shtetit thotë se nuk ka marrë përgjigje nga kryeministri Rama për informacionet në lidhje me çështjen e detit. “Është një çështje mjaft sensitive prej të paktën […]

Lexo më shumë

Rama vizitë dy ditore për lobim te CDU/CSU, nuk u takua me Merkel

Rama vizitë dy ditore për lobim te CDU/CSU, nuk u takua me Merkel

Publikuar më 18.09.2020
Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria nuk e ka të sigurt...

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria nuk e ka të sigurt, se do të marrë një datë për konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në. Gjermania është një nga vendet dyshuese. Burime të Deutsche Welles bëjnë të ditur se kryeministri shqiptar, Edi Rama, ndodhet për një vizitë dyditore në Gjermani. Ai është takuar të enjten, 17.09.20 […]

Lexo më shumë

Lulzim Basha: PD reflektoi 7 vjet në opozitë, pse tani duhet ta besojnë shqiptarët

Lulzim Basha: PD reflektoi 7 vjet në opozitë, pse tani duhet ta besojnë shqiptarët

Publikuar më 17.09.2020
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se shqipta...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se shqiptarët duhet të besojnë te opozita edhe pse në radhët e saj janë politikanë karriere. Në studion e emisionit “Opinion” ai tha se opozita është e vendosur për të rikthyer taksën e sheshtë 9% për të gjitha të ardhurat ndërsa për biznesin e vogël nën 14 milionë […]

Lexo më shumë