Pasojat e tërmetit/ Shqiptari i Italisë grumbullon të ardhura nga aktiviteti sportiv (FOTO)

Foto 1 nga 11 Pas Para

Tërmeti i cili goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, la pas 51 viktima, si dhe dëme të shumta. Shumë vende dhe organizata ndërkombëtare u ofruan për të dhënë ndihmesën e tyre. Nga disa vende janë premtuar edhe ngritja nga e para e banesave të shkatërruar.

Një ndihmesë tepër sinjifikative kanë dhënë edhe një grup shqiptarësh të cilët jetojnë në Itali. Me iniciativën e Z. Armand Zotaj, janë arritur të mblidhen me anë të aktivitetit sportive, afro 1600 euro e 70 cent. Gazeta “Shekulli”, pati një komunikim me Z. Armand Zotaj, i cili u bë i njohur si kandidat i partisë politike të Forca Italia, për zgjedhjet komunale të majit 2019. Z. Zotaj aktualisht është pjesë e partisë Forca Italia por nuk mban ndonjë postë konkret në komunën e Casale Monferrato.

Në prononcimin për gazetën “Shekulli”, Z. Zotaj tregon shumën që është mbledhur nga aktiviteti sportiv si dhe si u organizuar ai aktivitet. “Aktivitetin e organizova unë. Morën pjesë 10 skuadra plus që patëm edhe sponsor. U mblodhën përafërsisht 1600 euro e 70 cent. Mori pjesë edhe një skuadër nga komuna ku ka qenë pjesë edhe kryetari i bashkisë”. Theksojmë se në aktivitetin të organizuar në datën 12 Janar të këtij viti, mori pjesë edhe Zëv. Kryetari i Bashkisë.

Zotaj tregon edhe për mënyrën se si do të organizohet më tej procedura e dhënies së ndihmave dhe për çfarë do të përdoren konkretisht paratë e mbledhura. “Do të kemi edhe aktivitete të tjera. Si rrjedhojë lekët që janë mbledhur do të hidhen në një llogari bankare të cilën e ka hapur komuna. Në këtë mënyrë çdo lekë që do të jepet do të jetë transparente. Këto lekë nuk do të shkojnë në Shqipëri si lekë kesh, por deri në datën 31 mars do të mbledhim disa shuma dhe me ato lekët që do të mblidhen do të blihet diçka për emergjencat civile në Shqipëri. Nuk do të dërgojmë lekë kesh në Shqipëri ky është vendimi. Në bazë të lekëve që mund të mblidhen mund të çojmë një ambulancë, mund të dërgojmë një gjenerator për mbrojtjen civile, pra ën varësi të lekëve që do të mblidhen”. Z. Zotaj ka bërë publike edhe numrin e llogarisë bankare në të cilën do të depozitohen paratë dhe kontoja e IBAN-t. Në të njëjtën kohë janë publikuar edhe skuadrave që morën pjesë në aktivitetin sportiv. Skuadra fituese ishte FC Comello.

Për faktin se si do të procedohet më llogarinë bankare, Z. Zotaj përmend faktin se Komuna e Casale Monferrato ka dhënë një ndihmesë të madhe. “Ishte një nga idetë e mia që të hapej një llogari bankare. Duke qenë se lekët të mos ishin rrëmujë. Por dua të theksoj se ishte komuna ajo që na ndihmoi sepse ne nuk kemi një shoqatë shqiptare. Pra na ndihmoi komuna për ta hapur. Tani çdo gjë po bëhet nga e para. Ky ishte një nga aktivitetet e para. Ishte një ide e imja sepse unë praktikoj sportin e kalçetos. Si rrjedhojë u mblodh një shifër mjaft e konsiderueshme. Kjo ide ka nisur në datën 24 dhjetor. Natyrisht që do të ketë edhe aktivitete të tjera dhe shpresojmë që të mbledhim goxha lekë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet