×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Pasojat e shëndetit mendor në kohë pandemie: Ankthi faktori kryesor!

Aurora Pirraku dhe Silvana Begaj

Viti 2020 filloi me përhapjen e një pandemie të panjohur më parë e cila u përhapë sa hapë e mbyll sytë në cdo kënd të botës duke na gjetur të papërgatitur dhe duke marr jetë njerëzish në një numër të lartë. Si cdo gjë e re e mbi të gjitha vdekjeprurëse kjo pandemi e quajtur Covid19 erdhi me masa nga shtete të ndryshme ku kryesori ishte izolimi. Në cdo lajm, në cdo vend të botës kryesonte me numrin e njerëzve të vdekur nga virusi.

Shpesh ne e gjejmë veten duke pasur ankth edhe si pasojë e përditshmërisë, dhe ky nga ekspertet quhet ankth i shëndetshëm, por nëse ai tejzgjatet atëherë është shumë i dëmshëm dhe ky ankth pandemie po zgjat edhe sot duke na lënë dhe pasiguri se kur do mbaroj. Shumë biznese u mbyllën e si pasojë shumë njerëz ngelën të papunë. Kjo solli një pasiguri akoma më të madhe dhe duke rritur ndjeshmërinë emocionale edhe tek personat të cilit konsiderohen relativisht të fortë.

Frika nga pandemia, kriza financiare, dhimbja për vdekjen e njerëzve të afërt ose që ne njohim, ekspozimi ndaj rrezikut dhe mbi të gjitha izolimi bëri që të preket shumë ana e shëndetit mendor tek cdo person. Shumë shtete gjetën zgjidhje të ndryshme duke u përpjekur të mbronin popullatën e tyre dhe t´ju gjendeshin në kohë si nga ana financiare ashtu edhe nga ana e shëndetit në raste simptomash. Këtë bëri dhe Shqipëria dhe Kosova pavarësisht mundësive më të pakta si vende të konsideruara të varfëra. Në Kosovë dhe në Shqipëri ka një numër të lartë të pastrehësh dhe njerëzish të cilët nuk kanë mundësi të plotësojnë nevojat e tyre minimale. Dhe kjo statistikë është në kohë normale.

Në kohë pandemie ata janë me të pasigurtë dhe me të pashpresë. Dhe cdo institucion, shteti e media flasin vetëm për këto dy faktorë në cdo lajm: Numri i të infektuarëve dhe të vdekurve dhe Rritja e papunësisë dhe askush nuk foli për vrasësin më të rrezikshëm: Ankthin e cila është pasojë e kësaj situate pandemie, faktor ky me shumë ndikim në shëndetin mendor. Në Shqipëri një numër i konsiderueshëm kanë vrarë veten në këtë periudhe dhe kjo duhet të sjelli një reagim të menjëhershëm nga Institucionet përgjegjëse.

1- Përpiquni të shikoni statistika reale dhe zyrtare që vinë nga Institucionet përkatëse dhe jo lajme nga burime jo shumë serioze të cilat për të marr klikime mund të sjellin një gjendje më të rëndë

2- Aktiviteti fizik në ato zona ku të respektohet largësia e nevojshme

3- Ndjekja e rregullave të dhëna nga Institucionet përgjegjëse

4- Përgjegjësia sociale: Mbro veten dhe të dashurit e tu!

5- Kjo mund të përdoret dhe si një kohë për tu bashkuar sa më shumë me familjen, të ndani kohë së bashku, kohë që vidhet nga rutina dhe detyrimet ditore

6- Mund të bëni gjëra të cilat për shkak të kohës së munguar ju nuk keni pasur mundësi si psh: leximi.

Në këtë kohë nuk duhen neglizhuar në asnjë mënyrë Fëmijët. Ata janë vëzhgues të cdo veprimi që vjen nga prindi dhe ankthi ose stresi juaj ndikon drejtpërdrejt tek ta duke menduar se po jetojnë në një kohë të pashpresë e cila mund ti lër pasoja në të ardhmen. Përpiquni të flisni me ta në mënyrë që të kuptojnë rëndësinë e distancimit,maskës dhe larjes së duarve duke e kthyer në një rutinë pa ndikuar në shëndetin e tyre mendor. Jepni një shembull të mirë për fëmijët tuaj, pasi ata kanë tendencë më shumë të kopjojnë se të dëgjojnë. Si cdo kohë dhe kjo do kalojë. Tregoni durim dhe ktheheni këtë kohë pasigurie në një kohë dashurie dhe familjare.

Aurora Pirraku ( Psikoterapete, kriminologe dhe sjelljes individuale dhe organizative)
Sivana Begaj (Ekonomiste, konsulente dhe aktiviste)

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Samiti Botëror mbi Shëndetin dhe pasojat e pandemisë mbi qytetarët shqiptarë

Samiti Botëror mbi Shëndetin dhe pasojat e pandemisë mbi qytetarët shqiptarë

Publikuar më 28.10.2020
Riva Goga Diskutimet në nivel të lartë, të kryetarëve të sht...

Riva Goga Diskutimet në nivel të lartë, të kryetarëve të shteteve dhe qeverive mbi kërkimet shkencore në fushën e mjekësisë dhe politikat ndaj kujdesit shëndetësor në nivel botëror janë mbajtur për herë të parë në Berlin, në vitin 2009, me përfaqësues nga 60 vende. Ato e morën formatin në Samitin e Parë Botëror mbi Shëndetin […]

Lexo më shumë

Një çam në penën e një greku

Një çam në penën e një greku

Publikuar më 26.10.2020
Pirro Naçi  Për Ali Dino Bej kam shkruar edhe më parë. Dino,...

Pirro Naçi  Për Ali Dino Bej kam shkruar edhe më parë. Dino, siç nënshkruante skicat, ishte një figurë e veçantë e periudhës midis dy luftrave botërore. Artisti me origjinë nga Preveza  lindi në ishullin Chios të Greqisë më 1890,  me rrënjë nga Sajadha  ku ishin edhe sarajet e gjyshit, në Lopës. Me skicën e thjeshtë […]

Lexo më shumë

Nga një parti- o burra- e të bëhemi përjetësisht deputet!

Nga një parti- o burra- e të bëhemi përjetësisht deputet!

Publikuar më 25.10.2020
Alban Daci Ka një problem të madh që ka në lidhje me politik...

Alban Daci Ka një problem të madh që ka në lidhje me politikën që duhet të jetë përballë politikës dhe ky problem ka të bëj më faktin se shumica e konsiderojnë mundësi punësimi e privilegje personale dhe harrojnë se politika mbi është gjitha është arti i qeverisje dhe mekanizmi më i mirë për të garantuar […]

Lexo më shumë

“Primaret” e SHQUP-it dhe Rilindjes

“Primaret” e SHQUP-it dhe Rilindjes

Publikuar më 24.10.2020
Koço Kokëdhima Demokratët që sot ndjehen të zhgënjyer nga “p...

Koço Kokëdhima Demokratët që sot ndjehen të zhgënjyer nga “primaret” e SHQUP-it dhe ata socialistë që do të zhgënjehen nesër nga ato të Rilindjes, po legjitimojnë një proces fals, sepse ato nuk kanë asgjë të përbashkët me zgjedhjen e kandidatëve sipas votave të anëtarësisë së partisë. “Zgjidhja’ i sanksionoi primaret brenda partisë në statut, tre […]

Lexo më shumë

Plehrat e Shqipërisë

Plehrat e Shqipërisë

Publikuar më 23.10.2020
Koço Kokëdhima Kur, 16 vite më parë, ndaluam, të gjithë së b...

Koço Kokëdhima Kur, 16 vite më parë, ndaluam, të gjithë së bashku, ndërtimin e inceneratorit të Kasharit, që ishte projektuar për të djegur miliona tonë plehra të Italisë të sjella nga ‘Ecomafia’, besuam se e fituam betejën me helmuesit e ajrit, tokës, jetëve dhe të ardhmes së vendit. Gabuam. Elita e vjetër politike nuk hoqi […]

Lexo më shumë

Një histori për Sokol Ballën

Një histori për Sokol Ballën

Publikuar më 22.10.2020
Pirro Naçi I nderuari z. gazetar! Lexova pak ditë më parë pë...

Pirro Naçi I nderuari z. gazetar! Lexova pak ditë më parë përgjigjen tuaj për çka shkruante  pedagogu grek. Edhe atë e lexova me shumë interes. Shumë nga ato  që  ai shprehte i dëgjova nga ministri i jashtëm grek  dhe nga kryeministri shqiptar, pas shkrimit të  botuar. Ai ka talentin për të shpjeguar dhe analizuar gjëra […]

Lexo më shumë

COVID: LEXOHET ME “K” SI KONÇESIONET

COVID: LEXOHET ME “K” SI KONÇESIONET

Publikuar më 22.10.2020
Nga Erion Dasho Duke filluar nga dita e sotme, nuk do të mja...

Nga Erion Dasho Duke filluar nga dita e sotme, nuk do të mjaftohem vetëm duke sqaruar ato që nuk po bën qeveria shqiptare për të luftuar COVID-in, por edhe po sqaroj për miqtë e faqes edhe se “PËRSE” nuk po i bën. Nuk ka asnjë arsye bindëse se përse Shqipëria nuk teston për COVID. OBSH […]

Lexo më shumë

ANALIZA/ Platforma Politike e Marrëdhënieve Ndërshtetërore

ANALIZA/ Platforma Politike e Marrëdhënieve Ndërshtetërore

Publikuar më 17.10.2020
Dr. Harilla Goga Dr. Emiljan Mustaqe   Eshtë e qartë se...

Dr. Harilla Goga Dr. Emiljan Mustaqe   Eshtë e qartë se marrëdhëniet mes shteteve, që nga themelimi, kanë ndjekur në mënyrë rigoroze interesat e tyre, që me kohë janë përcaktuar si “interesa kombëtare”. Qëllimet i politikës së tyre të jashtme gjithmonë kanë qenë subjekt i atyre interesave. Në këtë këndvështrim, sa më shumë rezultate të […]

Lexo më shumë