×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Pas Prishtinës, delegacioni amerikan viziton Serbinë

Delegacioni i Qeverisë amerikane, i udhëhequr nga Drejtori Ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në Shtetet e Bashkuara (DFC), Adam Boehler, do të zhvillojë të martën një vizitë në Beograd, për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren e këtij shteti, Ana Bërnabiq.

Delegacioni amerikan, i cili të hënën ka vizuar edhe zyrtarët e Kosovës në Prishtinë, përfshin edhe të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për negociatat Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Delegacioni amerikan ka arritur në Beograd në orët e vona të së hënës.

Presidenca serbe ka paralajmëruar se Boelher dhe Grenell do të takohen me presidentin dhe kryeministren serbe, për të nënshkruar deklaratën e përbashkët për bashkëpunim ekonomik.

Një dokument të tillë, zyrtarët amerikanë kanë nëshkruar të hënën edhe me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

“Marrëveshja që kemi nënshkruar sot (21 shtator) ka qenë zotim për të përshpejtuar investimet në Kosovë. Ne kemi qenë duke punuar në përgatitjet për mundësitë e asaj që ndodhi disa javë më parë. Kemi punuar me ambasadën tonë, me ambasadorin tonë dhe kemi projekte në vlerë deri në 1 miliard dollar. Aty përfshihet Autostrada e Paqes, hekurudha, gazi i lëngshëm natyror. Kemi biseduar edhe për mundësinë e investimit në një resort të skijimit. Po ashtu do të ofrojmë mbështetje direkte për bizneset e vogla dhe të mesme”, ka thënë Boehler në Prishtinë.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka konfirmuar se ministrat e kabinetit qeveritar do të formojnë ekipe të veçanta, të cilat do të dakordohen me ekipet e SHBA-së për zbatimin e projekteve që dalin nga marrëveshja e 4 shtatorit.

Hoti dhe Vuçiq kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump.

Dy palët, megjithatë, nuk i kanë hedhur nënshkrimet në dokumentin e njëjtë, por secila veç e veç i ka nënshkruar zotimet e saj.

Trump, në anën tjetër, ka nënshkruar një letër, përmes së cilës i ka përgëzuar palët për guxim drejt normalizimit të marrëdhënieve. REL 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lavrov anulon vizitën në Ballkan

Lavrov anulon vizitën në Ballkan

Publikuar më 27.10.2020
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka anuluar vizitën e t...

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka anuluar vizitën e tij në Ballkan, pasi ka qenë në kontakt me një person të infektuar me koronavirus. Ministria e Jashtme ruse ka thënë më 27 tetoe se diplomati 70-vjeçar “ndjehet mirë”, mirëpo është vetizoluar si masë parandaluese. “Vizitat dhe takimet e planifikuara më herët janë shtyrë”, ka […]

Lexo më shumë

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër 29 personave për pastrim të parave dhe vepra tjera penale

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër 29 personave për pastrim të parave dhe vepra tjera penale

Publikuar më 27.10.2020
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të martën aktakuzë ...

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të martën aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër 29 personave, të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale, “pastrimi i parave”, “organizimi i skemave piramidale, bixhozit të paligjshëm” si dhe “ndihma”. Në njoftimin e Prokurorisë, të pandehurit me inicialet, (S.K. A.D. A.K. Z.Z. B.A. B.B. B.B. F.M. N.P. […]

Lexo më shumë

Në fillim u akuzua një shqiptar për vrasjen e çiftit në Kretë, por hetimet zbulojnë fakte tronditëse, trupi i personit përfundoi në valixhe

Në fillim u akuzua një shqiptar për vrasjen e çiftit në Kretë, por hetimet zbulojnë fakte tronditëse, trupi i personit përfundoi në valixhe

Publikuar më 27.10.2020
Vajza e të pamposhturit Alexandros Alexandrakis, Maria, baba...

Vajza e të pamposhturit Alexandros Alexandrakis, Maria, babai i së cilës u gjet dje pasdite nga policia e Chania, të mbytur në një valixhe në një shtëpi afër, shumë afër asaj ku u gjet trupi i pajetë i partneres së tij. Vajza e tij, Maria përshkruan për protothema.gr orët e agonisë që jetoi derisa u […]

Lexo më shumë

Rikthehet dialogu Kosovë-Serbi, të enjten takohen ekspertët në Bruksel

Rikthehet dialogu Kosovë-Serbi, të enjten takohen ekspertët në Bruksel

Publikuar më 27.10.2020
Pas më shumë se një muaji, të enjten më 29 tetor në Bruksel ...

Pas më shumë se një muaji, të enjten më 29 tetor në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Kështu kanë thënë burimet diplomatike në Bruksel pa dhënë më shumë hollësi rreth takimit. Ky takim ishte planifikuar të zhvillohej […]

Lexo më shumë

Një muaj paraburgim për pronarin e kompanisë ku u trasferuan mbi 2 milionë euro

Një muaj paraburgim për pronarin e kompanisë ku u trasferuan mbi 2 milionë euro

Publikuar më 27.10.2020
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgim...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin K.Sh, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale, pastrim i parave. K. Sh, i cili është vetëdorëzuar një ditë më parë, besohet se është pronar i kompanisë LDA Group, ku punonjësi i Thesarit të Kosovës, Labinot Gruda, përmes katër transferimeve, […]

Lexo më shumë

Shifrat e COVID-19 në Kosovë, tre të vdekur dhe 197 persona rezultojnë pozitiv

Shifrat e COVID-19 në Kosovë, tre të vdekur dhe 197 persona rezultojnë pozitiv

Publikuar më 27.10.2020
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë M...

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.018 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 197 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv […]

Lexo më shumë

Mbyllen 14 shkolla, infektohen mbi 250 nxënës e mësimdhënës

Mbyllen 14 shkolla, infektohen mbi 250 nxënës e mësimdhënës

Publikuar më 27.10.2020
Për shkak të paraqitjes së rasteve pozitive me koronavirus, ...

Për shkak të paraqitjes së rasteve pozitive me koronavirus, si në mesin e nxënësve ashtu edhe të mësimdhënësve, 14 shkolla në Kosovë janë mbyllur, kurse mësimi ka kaluar online. Diellza Kukaj, zyrtare për informim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, thotë se numri i nxënësve të infektuar me koronavirus është 130, ndërkaq i mësimdhënësve 148. […]

Lexo më shumë

Dy anije përplasen në Egje, njëra prej tyre ndahet në mes (Foto)

Dy anije përplasen në Egje, njëra prej tyre ndahet në mes (Foto)

Publikuar më 27.10.2020
Një anije e Marinës greke u përplas me një anije tregtare të...

Një anije e Marinës greke u përplas me një anije tregtare të Pireut këtë mëngjes. Nga goditja me anijen tregtare “Maersk Launceston” që mbante flamurin e Portugalisë, anija greke “Kallisto” pësoi dëme të mëdha materiale. Mediat greke shkruajnë se anija ushtarake greke është ndarë në mes dhe një pjesë e saj është e zhytur në […]

Lexo më shumë