×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Pas kontrollit të vilës nga FBI, ish-presidenti Trump pritet të merret në pyetje nga Prokurorja e Përgjithshme e New York-ut

Ish-Presidenti Donald Trump pritet të merret në pyetje nga Prokurorja e Përgjithshme e New Yorkut, Letitia James të mërkurën, raporton CNN.  Veprimet e fundit të FBI-së me kontrollin e një prej vilave të ish-presidentit, duket se i kanë dhënë një  pikë kthese vendimtare një hetimi civil të nisur mbi praktikat e tij të biznesit. Është e paqartë nëse Trump do t’u përgjigjet pyetjeve apo do të pohojë të drejtën e tij të Amendamentit të Pestë kundër vetë-inkriminimit gjatë dëshmisë pas dyerve të mbyllura. Trump tha në një postim në Truth Social të mërkurën herët në mëngjes se ai do të “takohej” me James për atë që e cilësoi si një “vazhdim të gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e SHBA-së”!

“Kompania ime e madhe dhe unë, po sulmohemi nga të gjitha anët. Republika e Bananeve!”, shkroi Trump.

Deponimi vjen gjatë një jave të jashtëzakonshme ligjore për ish-Presidentin. Të hënën, FBI ekzekutoi një urdhër kontrolli në Mar-a-Lago , rezidenca e tij kryesore në Florida, në lidhje me një hetim për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara. Të martën, një gjykatë federale e apelit mohoi përpjekjen e tij të gjatë për të bllokuar një komitet të Dhomës së Përfaqësuesve nga marrja e deklaratave të tij tatimore.

Disa këshilltarë të Trump kanë mbrojtur idenë që ish-Presidenti t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me pasqyrat e tij financiare nën betim, ndërsa të tjerë e kanë paralajmëruar atë të mos japë ndonjë përgjigje për shkak të rrezikut të mundshëm ligjor me të cilin mund të përballet. Dy hetime penale po vazhdojnë: një për ndërhyrje të mundshme në zgjedhje dhe një tjetër për krime të dyshuara financiare, raporton BBC. Ndërkohë, një hetim politik po vazhdon rreth akuzave penale për rolin e tij në sulmin e Kongresit më 6 janar të vitit 2021. Ndërsa Trump mendon të rikandidojë për president në vitin 2024, këto rastet ligjore mund t’i japin fund ambicive të ish- presidentit.

Të dhënat e Shtëpisë së Bardhë

Kur Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë, ai mori shumë dokumente me vete në resortin Mar-a-Lago në Florida. Sipas ligjit të të dhënave presidenciale, marrja e dokumenteve zyrtare mund të përbëjë vepër penale. Avokatja e tij, Christina Bobb, i tha NBC Neës se disa letra ishin sekuestruar, megjithatë FBI dhe departamenti i drejtësisë ende nuk kanë komentuar. Në muajin shkurt, Arkivi Kombëtar tha se kishte marrë 15 kuti me letra në Mar-a-Lago, të cilat Trumpi duhet t’i kishte dorëzuar kur u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Agjencia më vonë i tha Kongresit se kutitë përfshinin artikuj të shënuar si “informacion i klasifikuar” të sigurisë kombëtare. Por Trump pretendoi se qeveria nuk gjeti asgjë dhe se demokratët ishin thjesht në kërkim të mashtrimit të tyre të ardhshëm. “Mbajtja e të dhënave u mundëson presidentëve të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre në detyrë”, thotë historiani presidencial Lindsay Chervinsky. Por zbatimi i aktit të Regjistrimeve Presidenciale është “i ndërlikuar”, thotë ajo, sepse ligji kërkon “vullnetin e mirë” të presidentëve për të ruajtur të dhënat e tyre.

6 janari në Capitol Hill

Trump akuzohet për nxitjen e një “kryengritjeje” kur mbështetësit plaçkitën ndërtesën e Kapitolit, ndërsa anëtarët e Kongresit certifikuan fitoren zgjedhore të Joe Biden më 6 janar të vitit 2021. Për javë më parë, ai bëri pretendime të pabaza për mashtrime zgjedhore, të cilat i përsëriti në një tubim në National Mall në Uashington DC pak para trazirave. Menjëherë pas kësaj, Trump u shpall i pafajshëm në një gjyq politik në Senatin e kontrolluar nga republikanët dhe mbështetësit shpallën fitoren. Por kjo nuk ishte fundi i saj. Në korrik të vitit të kaluar, demokratë dhe disa politikanë republikanë formuan një komitet të 6 janarit, i cili po shqyrton në detaje veprimet e Trumpit. Ajo ka marrë mijëra komunikime të bëra nga dhe në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që hetimet po vijojnë ende. Deri më tani, seancat dëgjimore publike të komitetit kanë gjeneruar një sërë akuzash, duke përfshirë dëshminë e ndihmësve dhe këshilltarëve të vetë Trumpit se ai e dinte se pretendimet për mashtrim zgjedhor ishin të pavërteta – dhe se hapat që po ndërmerr për të përmbysur rezultatet ishin të paligjshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi

Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi

Publikuar më 26.09.2022
Dje, në orët e para të mëngjesit, makina e 27-vjeçares nga B...

Dje, në orët e para të mëngjesit, makina e 27-vjeçares nga Bilishti, Deizi Arapi është gjetur e djegur pranë banesës së saj. Pas ngjarjes, nuk ka vonuar edhe reagimi nga 27-vjeçarja, e cila në dëshminë e saj ka hedhur dyshime të forta se, kjo ngjarje ka ndodhur pasi ka patur një konflikt vite më parë […]

Lexo më shumë

“Jam një grua, një nënë, e krishterë”, kush është Giorgia Meloni që jetë kryeministre e Italisë

“Jam një grua, një nënë, e krishterë”, kush është Giorgia Meloni që jetë kryeministre e Italisë

Publikuar më 26.09.2022
Koncepti i familjes që u shfaq nga një fëmijëri pa baba, ësh...

Koncepti i familjes që u shfaq nga një fëmijëri pa baba, është baza e formimit politik të Giorgia Melonit, shkruan La Reppubblica për profilin e gruas që ktheu të djathtën në pushtet në Itali. Sot, si në kohët e fillimit të militimit të saj në të djathtën romake, liderja ka në krah të njëjtin grup […]

Lexo më shumë

Avokatja myslimane: Të legjitimohet martesa me shumë gra në Shqipëri

Avokatja myslimane: Të legjitimohet martesa me shumë gra në Shqipëri

Publikuar më 26.09.2022
Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam...

Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam, thotë se poligamia duhet legjitimuar për shkak të ekzistencës së saj “de facto”. Balla thotë se askush nuk i tregon hapur lidhjet jashtëmartesore në shoqëri apo dhe martesat me më shumë se një grua. Avokatja vë në dukje ka mungesë sinqeriteti nga hoxha që bën një martesë […]

Lexo më shumë

Arrestimi i mjekut të Traumës, kolegu: Edhe unë kam marrë bakshish, s’kam turp, as frikë

Arrestimi i mjekut të Traumës, kolegu: Edhe unë kam marrë bakshish, s’kam turp, as frikë

Publikuar më 26.09.2022
Pas arrestimit me bujë të mjekut të traumës, ka folur kolegu...

Pas arrestimit me bujë të mjekut të traumës, ka folur kolegu i tij Ilir Allkja i cili  thotë se është e vështirë që të gjesh një doktor në Shqipëri, i cili nuk ka marrë një pagesë për shërbimin mjekësor që ka ofruar. Në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Allkja u shpreh se edhe […]

Lexo më shumë

Hakerat zbulojnë pamjet sekrete nga qelitë e policisë dhe të pikave kufitare

Hakerat zbulojnë pamjet sekrete nga qelitë e policisë dhe të pikave kufitare

Publikuar më 26.09.2022
Hakerat kanë shtënë në dorë të dhëna dhe pamje filmike nga s...

Hakerat kanë shtënë në dorë të dhëna dhe pamje filmike nga serverat e institucioneve të ndryshme në vend dhe nuk po ndalen së publikuari ato në rrjetin e komunikimit “Telegram”. Sot ata kanë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë në drejtorinë e policisë në Tiranë dhe komisariatet në disa qytete të tjera. Në pamjet e nxjerra […]

Lexo më shumë

Nxënëset e shkollës turke ‘Mehmet Akif’ në protestë para MAS: Jep dorëheqjen Evis Kushi, e mbyte arsimin

Nxënëset e shkollës turke ‘Mehmet Akif’ në protestë para MAS: Jep dorëheqjen Evis Kushi, e mbyte arsimin

Publikuar më 26.09.2022
Nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë këtë të hënë në ...

Nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë këtë të hënë në protestë para Ministrisë së Arsimit dhe kanë kërkuar dorëheqjen e Evis Kushit. Nxënëset kërkojnë të anulohet vendimi për heqjen e licencës së shkollës dhe duan një takim me ministren Kushi për t’ju përgjigjur rreth pyetjeve që ato kanë, se çfarë do bëhet me 160 nxënëse […]

Lexo më shumë

U arrestua për korrupsion, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale

U arrestua për korrupsion, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale

Publikuar më 26.09.2022
Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua pak ditë në spitalin e ...

Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua pak ditë në spitalin e Traumës pas mori ryshfet nga një agjent i infiltruar ka pësuar ishemi celebrale në paraburgim. Ai është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekut do t’i komunikohej ditën […]

Lexo më shumë

Pasi shpalli rekrutimin dhe Rusia është në protesta, Putin “arratiset” në shtëpinë e tij sekrete në fshat

Pasi shpalli rekrutimin dhe Rusia është në protesta, Putin “arratiset” në shtëpinë e tij sekrete në fshat

Publikuar më 26.09.2022
Ndërsa dhjetëra qytete ruse organizojnë protesta të përditsh...

Ndërsa dhjetëra qytete ruse organizojnë protesta të përditshme kundër rekrutimit të parë të vendit pas Luftës së Dytë Botërore,  një gazetar rus ka zbuluar, duke cituar një burim të besueshëm, se Vladimir Putin shkoi me pushime në shtëpinë e tij sekrete menjëherë pas njoftimit “bombë” të mërkurën e kaluar. “Pavarësisht mohimeve nga Kremlini, Putini duket […]

Lexo më shumë