Pas disa orësh të bllokuar, lejohet të kalojnë 100 shqiptarët nga Kakavija

Pas disa orësh të bllokuar në pikën kufitare të Kakavijës, rreth 100 shtetas shqiptarë janë lejuar të futen në territorin tonë. Mësohet se emigrantët shqiptarë janë lejuar të kalojnë pas kontrolleve të ushtruara në pikën kufitare.

Ndërsa Policia greke ka thënë se nga nesër në pikën kufitare do të vendosen postblloqe për kalimtarët.

Shqiptarët ishin nisur me dy autobusë të linjave greke dhe udhëtonin nga qytete të ndryshme të vendit fqinj me qëllim kthimin në Shqipëri.

Ata do të duhet të qëndrojnë për 14 ditë të karantinuar, pasi vijnë nga një vend me shumë të prekur me koronavirus, duke u kthyer në potencial rrezikur për shtetasit shqiptarë.

Ende nuk dihet origjina e tyre, por shumica mësohet se janë nga zona jashtë territorit të Qarkut Gjirokastër.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet