×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Pas barrikadave, të shtënave me armë zjarri dhe kërkesës së SHBA-së, Kosova shtyn reciprocitetin me Serbinë

Qeveria e Kosovës e ka shtyrë për një muaj vendimin për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit, kjo pasi serbët vendosën barrikada në rrugët që çojnë në dy pikëkalimet kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak. Shtyerja për implementimin e vendimit për reciprocitet me dokumente karshi Serbisë erdhi nga kërkesa e SHBA-së. Kjo kërkesë u përcoll nga ambasadori Jeff Hovenier, në një takim urgjent në orët e vona me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe dy zv.kryeministrat, Bislimi dhe Gërvalla.

Policia konfirmoi se në veri pati të shtëna me armë zjarri dhe disa qytetarë u maltretuan në kufi. Në disa vende policia tha se është shtënë edhe ndaj njësiteve policore, por që nuk ka asnjë të lënduar. Në këtë situatë, dy pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje u bllokuan. Prandaj Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i udhëzoi bashkëatdhetarët që t’i përdorin pikëkalimet e tjera kufitare për të hyrë në Kosovë. KFOR vlerësoi se situata në veri ishte e tensionuar dhe janë të gatshëm të intervenojnë.

“Gjendja e përgjithshme e sigurisë në komunat veriore të Kosovës është e tensionuar. Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO po monitoron nga afër dhe është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti, në përputhje me mandatin e tij, që vjen nga Rezoluta 1244 e OKB-së e vitit 1999”, u tha në reagimin e KFOR.

Në komunikatën e qeverisë u dënuan bllokimet e rrugëve nga grupet e serbëve dhe u përmend tendenca për destabilizim të vendit nga strukturat ilegale.

“Qeveria zotohet se do të shtyjë zbatimin e vendimit e datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës”, tha Qeveria e Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në reagimin e saj tha se Policia e Kosovës po punon pa ndaluar që të garantohet respektimi i ligjit dhe liria e lëvizjes. Po ashtu, ajo ka bërë të ditur se veprimet janë duke u marrë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

“Masa e reciprocitetit nuk është e drejtuar kundër askujt, por në favor të qytetarëve pa dallim përkatësie. Prandaj, ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos bien pre e propagandës nga Beogradi.  Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë po punojnë shumë për të garantuar respektimin e sundimit të ligjit dhe lirinë e lëvizjes. Jemi duke u koordinuar e punuar pandalur me partnerët tanë ndërkombëtar”, shkruan ajo.

Osmani tha se veprimet nga grupet serbe në veri janë përpjekje të Vucicit që të destabilizohet Kosova.

“Përpjekjet e Vuqiçit për destabilizim të Kosovës, i cili po shërbehet me metoda të mentorit të tij- Putinit, do të dështojnë”, shtoi ajo.

I dërguari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak për Dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se ideja për shtyrjen e vendimit të reciprocitetit ishte e Josep Borrelli, shef i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

“Mirëpresim vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin e osep Borrelit për shtyrje për 1 mua të vendimit për reciprocitetit. BE pret që të gjitha pengesat të hiqen menjëherë. HRVP Borrell ftoi Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në dialog në rrugën përpara. Mirënjohës ndaj USAmbKosovo për mbështetje të fortë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar pas takimit që e kishte me Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë serbe, duke i falënderuar serbët për siç tha ai “guximin dhe përmbajtjen” që sipas tij serbët lokalë treguan në kundërshtimin e reciprocitetit.

Ai ka thënë se kanë kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të bisedojnë me zyrtarët e Kosovës të cilët i quajti si “të papërgjegjshëm”.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që dialogu të vazhdojë dhe të fillojmë t’i zgjidhim gjërat në mënyrë paqësore. Kemi kërkuar nga të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë që të bëjnë gjithçka që është e mundur. Është e rëndësishme që dialogu të vazhdojmë dhe të përpiqemi t’i zgjidhim gjërat në mënyrë paqësore”.

Po ashtu ka thënë se “Serbia nuk do të dorëzohet”.

Reciprociteti për letërnjoftime me Serbinë po vazhdon edhe në orët e hershme të mëngjesit. Në pikën kufitare në Merdare po lëshohen fletëdeklarimet për gjithë shtetasit serbë që po hynë në Kosovë. Zyrtarë policorë në këtë pikë kufitare thanë për KP se derisa të ketë një vendimmarrje politike të njëjtit do të vazhdojnë t’i pajisin shtetasit serbë me fletë-deklarime për hyrje-dalje në territorin e Kosovës. Aktualisht në këtë pikë kufitare ka kolona të gjata si në dalje, po ashtu edhe në hyrje të Kosovës, që janë kryesisht vetura të mërgimtarëve.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

Publikuar më 17.08.2022
Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte...

Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte kthyer në Shqipëri,  nën drejtimin e prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK, u organizua një aksion për kapjen tij në Elbasan. Sipas News24, aksioni është zhvilluar në servisin e babait të Florenc Çapjas, Fejzulla Çapja, ku u zbuluan një makine e vjedhur, 2 targa të vjedhura, […]

Lexo më shumë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Publikuar më 17.08.2022
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë p...

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë pushime në jug të Shqipërisë, nga ku poston rregullisht foto dhe video në rrjetet sociale. Fotot e fundit, të postuara një ditë më parë, si gjithmonë kanë marrë miliona pëlqime dhe mijëra komente nga fansat e shumtë të këngëtares, të cilëve ajo u ka bërë […]

Lexo më shumë

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Publikuar më 17.08.2022
Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur a...

Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur akuza të rënda ndaj futbollistit kosovar. Modelja kosovare ka zbuluar fakte tronditëse të jetës që po e bënte me sulmuesin e Fenerbahçes. Ajo përmes rrjeteve sociale ka treguar se 24 vjeçari po bënte jetë të shfrenuar dhe se ajo po e priste në shtëpi deri në orët […]

Lexo më shumë

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Publikuar më 17.08.2022
Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania...

Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania po drejtonin Bashkimin Evropian si një “oligarki de facto”, duke injoruar zërat, si Polonia, që kishte paralajmëruar prej kohësh për ekspansionizmin rus. “Shumë liderë evropianë lejohen të joshen nga Vladimir Putin”, shkroi Mateusz Morawiecki në një shkrim për të përditshmen franceze Le Monde. Ai u shpreh […]

Lexo më shumë

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Publikuar më 17.08.2022
Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin pal...

Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin palestinez, Mahmud Abaz shkaktoi skandal në Gjermani. Abaz akuzoi Izraelin për holokaust ndaj palestinezëve, Scholz i ndoqi ato me mimikë të ngrirë por nuk reagoi. Në një konferencë të përbashkët shtypi të martën (16.08) pas një takimi me kancelarin Olaf Scholz, presidenti palestinez, Mahmud Abaz e quajti mënyrën […]

Lexo më shumë

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

Publikuar më 17.08.2022
Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibr...

Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibrës nga dy persona që kishin hyrë aty për të vjedhur. Ngjarja e rëndë u shënua  në orët e para të mëngjesit të së dielës, në kohën kur vajza ishte e vetme në banesë. “Sapo hap derën e dhomës, shikoj një person […]

Lexo më shumë

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Publikuar më 17.08.2022
Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar...

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar në 2,6 miliardë lekë, rreth 21 milionë euro. Kjo shumë ishte 10 herë më e ulët se fondet që u arkëtuan në buxhet nga taksa e qarkullimit rrugor në të njëjtin vit. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, fondet për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore vitin e kaluar […]

Lexo më shumë

Gjykata Posaçme e Apelit nuk ndryshon masën, gjyqtarja e Elbasanit lihet në ‘arrest shtëpie’

Gjykata Posaçme e Apelit nuk ndryshon masën, gjyqtarja e Elbasanit lihet në ‘arrest shtëpie’

Publikuar më 16.08.2022
Gjykata Posaçme e Apelit ka lënë  në fuqi vendimin për gjyqt...

Gjykata Posaçme e Apelit ka lënë  në fuqi vendimin për gjyqtaren Zamira Vyshka. Me kërkesë të SPAK Gjykata e Posaçme ka vendosur më 22 korrik masën arrest shtëpie për gjyqtaren e Elbasanit. Të njëjtën masë vendosi dhe për Arben Tiranën, ndërsa për arrest me burg vendosi për Ilir Pashajn, Taulant Ramollari, e Xhuljo Musai. Ky vendim u la […]

Lexo më shumë